Connect with us

Komente

Rreziku për vërshime të reja në Tetovë shtohet përditë – alarmon Xhaferi

Published

on

Aktivisti i shoqërisë civile Arianit Xhaferi ka reaguar sot përmes një shkrimi në profilin e tij, ndaj moskujdesit të institucioneve për parandalimin e katastrofave natyrore.

Duke përkujtuar tragjedinë e para katër viteve ku si pasojë e vërshimeve humbën jetën 5 persona, mes tyre edhe fëmijë, Xhaferi thotë se rreziku është ende i madh. Sipas tij institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në këtë drejtim dhe si pasojë shtretërit e lumenjve janë ende të papastruara, përcjell in7.

“Më 3 Gusht 2015 Tetova u godit nga vërshime dhe rrëshqitje të dheut, të cilat morën pesë (5) jetë njerëzish, dëmtuan prona, shkatërruan shumëçka… dhe sot, katër (4) vite më pas shtrati i lumit mbetet i papastruar, digat përplotë mbeturina, pyjet vazhdojnë të masakrohen, sot akoma nuk dihet nëse janë zhdëmtuar të gjithë të prekurit e as çfarë u bë me paratë që komuna grumbulloi përmes një aksioni humanitar në emër të viktimave dhe të prekurve (?!), katër (4) vite më pas në fshatrat Veshallë, Sellcë, Dobrosht, Përshefcë, Sllatinë, Reçicë e Madhe (etj) po ndërtohen hidroelektrana të cilat do mbushin xhepat e miqve të politikës dhe do shtojnë rrezikun për banorët e këtyre zonave (dhe më tepër) për të qenë viktima të ardhshme të vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Rreziku për tragjedi të tilla sa vjen dhe shtohet por autoritetet kanë tjera prioritete: të pasurojnë miqtë e tyre, deputetët e ministrat, funksionarët e partive të tyre… Ne kemi mbetur vetëm t’i lutemi Zotit të na mbrojë…”- shkruan Arianit Xhaferi, Kryetar i Lëvizjes Qytetare “Eco Guerila”./in7.tv/

 

Continue Reading

Komente

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në e jo për popullin

Published

on

By

Jahiu: Sa poshtë ka rënë BFI, kujdeset për EVN-në jo për popullin

Gazetari Ylber Jahiu ka reaguar pas deklaratave të kreut të BFI-së, të cilat i bëri gjatë takimit me ministrin e Ekonomisë. Jahiu thotë se BFI ka rënë në nivel të ulët, duke lejuar që të reduktohet ezani dhe ndriçimet e xhamive dhe ua mban dertin kompanive energjetike.

Postimi i plotë i Ylber Jahiut:

Të nderuar miq!

E lexuat me siguri edhe ju nivelin në të cilin ka rënë BFI-Maqedoni!

Imagjinoni në ditën më të madhe të javës të Premten ose (e Xhuma) në xhami do të flitet se si të kursehet rryma.

Por, çfarë në fakt do të sugjeroj BFI dhe kryetari i myftinisë?

Do të sugjeroj hoxhallarët që për të kursyer rrymën të Premten të mos e thirin Ezanin me autoparlant por të ngjiten në Sherife, të mos përdorin mikrofonat por të ligjërojnë pa to, të shuajn dritat e minareve për të kursyer…
BFI duhet të kujdeset për jetën fetare të besimtarëve Musliman në RMV e jo të kujdeset për interesin e EVN-së, MEPSO-s dhe ELEM-it.
Hajr inshallah…

Post: https://www.facebook.com/100000170813438/posts/pfbid0nLMsN2bh1wyfdcK1V9wLovPeA8Byg6cCoQsKrP15PHkVSSAWgUmFjRPh1hz9Z12kl/

Continue Reading

Komente

Driton Nebiu: Aleanca më e bashkuar se kurrë, nuk ka kush na përçan

Published

on

By

Driton Nebiu, ish funksionar shtetëror nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga zërat më aktiv të kësaj partie ka kundërshtuar zërat për përçarje apo largime nga kjo parti.

Sipas Nebiut, këto janë thashetheme të përgatitura nga partitë kundërshtare, ndërsa shton se vendimet i marrin organet e partisë. Ish drejtori nga radhët e ASH-së, thotë se Aleanca nuk mund të përçahet pasi aktivistët e themeluesit e saj janë të “ngjitur si thoji me mishin”.

“Mos u merrni me thashetheme sepse Aleanca për Shqiptarët ka organet e saj partiake që marrin vendime, konkretisht Kuvendi i Partisë. Andaj rrini të qetë se nuk ka kush e përçan një Aleancë, që i ka të lidhur të gjithë aktivistë e themelues mes vete si thoji me mishin”, ka shkruar Driton Nebiu nga Haraçina.

Sipas Nebiut, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë e bashkuar rreth idesë dhe qëllimit kryesor të saj.

Continue Reading

Komente

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Published

on

By

Hajredini: Sela bëri gjestin që se bëri asnjë kryetar tjetër shqiptar

Xhevdet Hajredini përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar se Ziadin Sela nuk duhet haruar veprimet e mëdha të Ziadin Selës si përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shumë gjëra të tjera shkruan Top24.

“Me rastin e dorëheqjes së Ziadin Selës, vetëm me qëllim që të mos harrohet, ka nevojë të theksohet se edhe zgjedhja e Talat Xhaferit u bë me votën e tij dhe pa votën e Ali Ametit.

Ka pas raste, përkundrazi, dorëheqje të mos japin edhe kryetarë partie të cilët shumë herë, ose përherë ti kenë humb zgjedhjet, dhe për shkaqe tjera dorëheqje të kenë premtuar dhe premtimin kurrë nuk e kanë zbatuar.”

Continue Reading

Aktuale