Connect with us

Lajme

Bujar Osmanit dhe Agim Nuhiut nuk iu lejohet ta vizitojnë Tomorr Morinën

Published

on

Gjykata Penale e Shkupit nuk ka lejuar që zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe zëvendësministri i brendshëm Agim Nuhiu ta vizitojnë ish-ushtarin e UÇK-së Tomorr Morina që ndodhet në paraburgim në Shkup.

TV21 ka siguruar dokumentin që arsyeton ndalimin e këtij takimi, e ku shkruhet se:
“…në përputhje dispozitat nga neni 178 i Kodit për procedurë Penale, persona që kryejnë funksionin e zëvendëskryeministrit dhe zëvendësministrit për punë të brendshme, janë persona që nuk mund të vizitojnë një të paraburgosur”.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani përmes telefonit i tha TV21 se respekton vendimin e gjykatës, e megjithatë ka gjetur mënyrë për t’i çuar fjalë Morinës se po bëjnë ¬ç’ mos që ai të mos ekstradohet në Serbi.
“Gjeta mënyrë për të dërguar mesazh deri tek zoti Morina se kemi aktivizuar të gjitha mekanizmat vendorë për të sqaruar këtë situatë dhe që sa më shpejtë të merret një vendim pozitiv për të dhe për ta garantuar se nuk ka mundësi teorike për të bërë ekstradim në Serbi por edhe ajo për çfarë po punoj është që të lirohet nga paraburgimi deri sa të vijojnë procedurat në Ministri të Drejtësisë dhe Ministria të merr vendim për mos ekstradim të tij”, tha Osmani.
Duke komentuar deklaratën e djeshme të ambasadorit të Kosovës Gjergj Dedaj se ekstradimi mund të cenojnë marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut, Osmani përgjigjet prerë se ekstradimi nuk do të ketë! Ai pret që të të merret vendim për mos ekstradim të Morinës.
Më 24 korrik policia e Maqedonisë së Veiut e arrestoi Tomorr Morinën, ish-prestar i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e këtë e bëri në bazë të një fletë arresti të lëshuar INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.

 

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale