Lajme
Zaev dhe Spasovski kundër Useinit: Do të përgjigjet, madje edhe nëse prishemi me BDI-në
Kohëve të fundit, nëpër mediat e vendit, vend qendrorë zënë ndodhitë në Komunën e Ohrit, ku si protagonist, me sjelljet e një diletanti, paraqitet këshilltari i Këshillit komunal nga rradhët e BDI-së, Nefi Useini. Gjë që nuk ka kaluar edhe pa u komentuar edhe nga kryeministri Zaev, i cili thotë se këshilltari i qytetit të Ohrit nga radhët e BDI-së Nefi Useini do të përgjigjet nëse ka kryer sulm fizik, dhe është decid se aspak nuk do të mbrohet. Ai thotë se nuk do të gjykojë por se nuk do të mbrojë askënd. Zaev është decid se Useini do të përgjigjet madje edhe me çmim LSDM të humbë koalicionin me BDI-në në nivel lokal, shkruan portali Zhurnal, përcjell in7.
“Nëse ka kryer sulm fizik, do të përgjigjet, nuk po gjykoj kush është fajtor, hetimet do të dëshmojnë. Paragjykime nuk kam kundër askujt. Ka komuna ku LSDM nuk ka kontrollë mbi shumicën në këshill, dhe ato funksionojnë në mënyrë normale. Nuk kemi rezerva nëse do të humbim shumicën apo jo, bëhet fjalë për ligj. PA dallim të pasojave. Kjo çështje nuk duhet të politizohet. Bëhet fjalë për respektim të ligjit. Ata që janë përfaqësues të partive politike, atëherë duhet të jenë shembuj për të tjerët”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Për rastin ku Nefi Useini akuzohet se ka kryer sulm fizik ndaj profesorit të UEJL-së, Iljaz Iljazi, gjithashtu reagoi edhe ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Ai njoftoi se policia ka ndërmarë masa për incidentin që ka shkaktuar këshilltari i Ohrit Nefi Useini, ndërsa pas kompletimit, rasti do të dorëzohet në Prokurori për procedim të mëtutjeshëm.
“Kjo është një gjendje e një njeriu i cili sillet skajshmërisht në mënyrë të papërgjegjshme dhe të dhunshme. Ai është thirrur në stacion policor, i është marë deklaratë, ndërsa meren deklarata edhe nga dëshmitarë tjerë okularë nga ngjarja, dhe të gjitha elementet që do të përmbushen për vepër penale, ajo do të dorëzohet deri tek Prokuroria Publike”, deklaroi ministri Spasovski.
Spasovski apeloi Prokuroria Publike të ndërmarë masa dhe të gjithë së bashku, siç tha, t’i kundërvihemi sjelljes së dhunshme dhe joligjore pa dallim se kush e kryen atë.
“Nëse njëherë lufta në vend ishte për zhvillim dhe botë demokratike, tani është momenti të luftojmë së bashku me nderë, njerëz paqedashës kundër kriminelëve, harambashë dhe banditëve në vend. Ngelem në qëndrimin tim dhe thërras të gjithë qytetarët së bashku të luftojmë përshkak se kjo është një luftë që s’guxojmë ta humbasim”, deklaroi ministri Spasovski.
Ndryshe para ca ditësh u publikuan disa këshilltari nga radhët e BDI-së Nefi Useini raportohet të ketë rrahur profesorin e UEJL-së, Iljaz Iljazin, pas çka më pas Useini ishte thirrur në polici, për t’u marrë në pyetje.
Shkaku i sulmit thuhet të ketë qenë kyçje jolegale në rrjetin e ujësjellsit, ku është e lidhur ndërtesa, kryetar i këshillit të së cilës është Iljaz Iljazi.
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare