Connect with us

Komente

Plani sërbo – rus dhe ndryshimet e mundshme të kufijve në Ballkan

Published

on

Shkruan, Vlera GJAKOVA

Nëse Hashim Thaçi në kolltuqet diplomatike më herët diskutonte se a do të ketë ndryshim të kufijve, tani po parashtron pyetjen esenciale: mbi ç’parime do të ndërtohen kufijtë e rinj?!

Zgjedhje? Edhe pak… ka kohë!

Po, faktori ndërkombëtar e refuzon idenë e ndryshimit me forcë të kufijve por jo vetë idenë e ndryshimit.

Së pari, nocioni Ballkan është gjeografik e jo politiko-administrativ.
Mos harroni se problemi i Kosovës lindi si pasojë e inkonsistencës së politikës ndërkombëtare që e ndjekë strategjinë e real-politikës.
Në këtë fazë të procesit historik shqiptarët kanë pranuar të ndjekin variantin e ndarjes së Jugosllavisë sipas njësive administrative, ndërsa serbët vazhdojnë me avazin etnik.
Prandaj u enklavizuan dhe synojnë ta ndajnë Mitrovicën e Veriut nga Kosova, gjegjësisht Serbia e dëshiron Trepçën dhe liqenin e Ujmanit.
Nëse ata do të kenë sukses në këtë projekt serbo-rus së bashku me Thaçin, si dhe do ta kenë bekimin e heshtur të faktorit ndërkombëtar, atëherë nuk shohë arsye se përse pjesët e mbetura shqiptare si Maqedonia, Mali i Zi, në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mos e ndjekin rrugën e ndërtimit të kufinjëve të rinj.

Pra, nëse zgjidhja e Kosovës do të bëhet pa zgjedhje të parakohshme atëherë zgjidhja do të kërkohet në ndjekjen e rrugës tjetër.

Continue Reading

Komente

Lebit Murtishi thirrje miqësore Ramiz Merkos: Terhiqu nga gara jepi perparesi ldri Istrefi

Published

on

Shkruan Lebit Murtishi

Thirrje miqesore Krytarit te Struges, z. Ramiz Merko!

Mik i nderuar!

Ne histori hyjne te gjithe, edhe humbesit edhe fitimtaret. Ne rastin konkret behet fjale per nje ,, lufte” jashte çdlo parimi human dhe aq me pak kombetar. Ne te kunderten, sa me thelle shkon thika e fyerjeve te ndersjella, aq me humbes beheni ju kandidatet per vendin e te parit te qytetit. Pervoja te ka treguar, besoj, qe, asgje nuk mbetet nga koha e ikur, perpos fjaleve te paskraheve, sidoqofshin ato…

Kerkesa ime eshte plotesisht miqesore, dhe ti, besoj qe me beson. Qe te mbetesh ne anen e fitimtareve te medhenj, beji nje nder qe s’ia ka bere askush Struges gjer me sot: Terhiqu nga gara e metejme dhe jepi perparesi oponentit tend, Idri Istrefit. Beje kete veprim burreror per hir te unitetit te Struges.

Beje kete veprim per te penguar thikat e perçarjeve te mos shkojne me thelle. Prishni koalicionet e panatyrshme qe keni bere edhe me dreqin (te dyja palet), dhe zgjidhni kryetarin me votat e mjaftueshme te votuesve shqiptare. Besoj qe do te shperbleje historia nese e ben nje veprim te urte ne kohe qe mungon urtesia. Nuk jam perkrahes i asnjeres parti. Edhe kete besoj qe e beson!..

Por ,, Partia e Paqes se Struges” nuk na lejon te jemi indiferent perpara nje perçarjeje qe do t’ia paguajme çmimin bashkerisht. T’u drejtova ty, sepse ti, besoj qe nuk ke nevoje te ,,provosh” kolltukun e pushtetit edhe nje here. Te uroj shendet…

Continue Reading

Komente

Fitorja kundër kësaj klike kriminelësh të BDI-së të cilët e kanë vendin në burg, është thjesht një URGJENCË

Published

on

By

Shkruan Bekim Qoku në facebook:

Shqiptarët e MV nuk kanë asnjëfarë vizioni politik se çfarë drejtimi duhet të marrë Maqedonia e V. sipas interesave kombëtare, përjashto shabllonet NATO apo BE. Edhe më keq se kaq, asnjë instancë e çfarëdo institucioni shqiptar qoftë në Shqipëri apo Kosovë, nuk e ka fare idenë se si t’i bëhet këtij shteti.

Andaj, përtej narracioneve të mëdha, përtej broçkullave të rastit, fitorja e Idri Istrefit në Strugë, Bekimave në Çair dhe Dibër, Taravarit në Gostivar kundër kësaj klike kriminelësh të BDI-së të cilët e kanë vendin në burg, është thjesht një URGJENCË. Kaq.

Continue Reading

Komente

Qoku: Idri Istrefi i duhet Strugës, Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg

Published

on

Koment në rrjetin social në Facebook nga Bekim Qoku, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje i cili bënë thirje struganëve që të votohet kandidati i opozitës shqiptare Idri Istrefi sepse i duhet Strugës, ndërsa Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg përcjell in7

Postimi i plotë:

A ta themi troç?
Strugës kësaj here i duhet Idri Istrefi edhe sikur t’ishte nga BDI, PDSH apo Besa.
E Ramiz Merko duhet të përfundojë në burg edhe sikur të vinte nga ASH, Alternativa apo edhe nga vetë Lëvizja Vetëvendosje!, ka theksuar Qoku./in7.tv/

Continue Reading

Aktuale