Connect with us

Lajme

Mosfunksionimi i gjyqësorit dhe arroganca politike

Published

on

Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor ka bërë që arroganca e strukturave udhëheqëse qoftë në nivelin lokal apo atë qendror të jetë gjithnjë e më e theksuar në Maqedoninë e Veriut, thonë njohësit e çështjeve politike.

Këto komente vijnë pas një varg skandalesh të cilat dolën në sipërfaqe nga përfaqësues të strukturave të larta politike që janë pjesë e Qeverisë, ndërkohë që deri më tani askush nuk është përgjigjur për një gjë të tillë para organeve të drejtësisë.

Gjatë kësaj jave, kanë nxitur reagime të shumta verimet e dhunshme të këshilltarit të partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, Nefi Useini, ndaj një profesori i cili e ka denoncuar se në mënyrë të paligjshme është kyçur në rrjetin e ujësjellësit.

Por, gjatë kësaj vere në mes të seancës të Këshillit të Komunës së Ohrit, këshilltari nga radhët e BDI-së, Nefi Useini, fizikisht ka sulmuar kolegun e tij nga Lëvizja BESA, Xhemal Mena.

Useini, përmes një reagimi me shkrim për mediat, ka theksuar se parti politike të caktuara, sipas tij, e kanë vënë në kurth.

Gjatë të mërkurës, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thëne se policia po ndërmerr masa lidhur me incidentin që e shkaktoi këshilltari i Ohrit dhe biznesmeni Nefi Useini.

Ai njëherësh i ka bërë thirrje Prokurorisë publike të veprojë dhe të gjithë së bashku, siç ka nënvizuar “ ta kundërshtojmë sjelljen e dhunshme dhe të paligjshme pa dallim kush prej ku vjen”.

Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa herë është zotuar se çdo kush që shkel ligjin do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Ai këto deklarata i ka bërë pas një varg skandalesh të cilat dolën në sipërfaqe nga përfaqësues të strukturave politike që janë pjesë e Qeverisë.

“Pavarësisht se për kënd bëhet fjalë nëse shkel ligjin do të përballet me drejtësinë. E theksoj se ligjet vlejnë për të gjithë njëlloj”, ka theksuar kryeministri iMaqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Njohësit e cështjeve politike thonë se sjellja e politikëberësve do të ndryshojë në moentin që do ët veprojnë organet e drejtësisë në ët kundërtën gjithca do të paraet vetëm dëshirë për qevrisje të ndërgjegjshme.

Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike për radion Evropa e Lirë thotë se mos funksionimi I sistemit gjyqësore është ajo prej ku marrin forcë strukturat udhëheqëse të jenë arrogant me verimet e tyre duke mos zbatuar normat ligjore.

“Qeveritarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, guximin për të vepruar kështu siç janë duke vepruar, duke demonstruar jo vetëm arrogancë por duke pasur edhe një sjelle që nuk përkon me demokracinë dhe funksionimin e aparatit të një shteti demokratik, e gjejnë në kaosin që mbizotëron në këtë vend sepse ne nuk pamë gjatë kësaj periudhe tranzitore të ndërrimit të pushtetit, pushtet real, por pamë vetëm premtime për funksionimin e shtetit të së drejtës”, thotë Sinani

Nga ana tjetër. Aleksandar Cvetkoski nga organizata joqeveritare “AGTIS” për Radion Evropa e Lirë thotë se ndjesia e të qenit i paprekshëm bën që struktura të caktuara politike të jenë të pandërgjegjshëm në postet që drejtojnë.

Cvetkoski thotë se praktika ka dëshmuar se politikbërësit që drejtojnë institucione të caktuara përmes kapitalit mund të korruptojnë prokurorët, gjykatësit madje dhe shumë struktura të pushtetit.

“Zotimet e kryeministrit Zaev për drejtësi joselektive paraqesin fjalë boshe për shkak se nuk funksionon shteti i së drejtës”, thotë Cvetkoski.

Gjatë të mërkurës, partia maqedonase në opozitë VMRO DPMNE, ka reaguar duke u thirrur në bisedat e publikuara në kanalin You Tube ku dëgjohen zyrtarë të lartë të Qeverisë se si gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale u kanë dhënë urdhër punëtorëve në shtëpitë e shëndetit në Prilep që të votojnë për Stevo Pendarovskin si kandidat i Social-demokratëve.

Nga VMRO DPMNE kanë kërkuar që ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, i cili dëgjohet në këto biseda të japë menjëherë dorëheqje për shkak të ushtrimit të presionit.

Në opinion u paraqitën dhe të ashtuquajturat “bomba” që ndërlidhen me aferën korruptive të sekretarit të Qeverisë, Dragi Rashkovski se ka kurdisur tender për furnizime në kompaninë e fluturimeve.

Asnjë masë juridike nuk është ndërmarrë as ndaj kryetarit të Komunës Shuto Orizare të Shkupit, Kurto Dudush, pas publikimit të përgjimeve në You Tube ku ai dëgjohet se si kërcënon një person të kësaj komune.

Të gjithë zyrtarët pa përjashtim që janë pjesë e përgjimeve të ushtrimit të dhunës fizike apo psikike apo ushtrimit të forcës së pushteit thonë se janë të pafajshëm dhe do të presin që institucionet të zbardhin rastin.

 

BURIMI:REL

Continue Reading

Lajme

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

Published

on

By

Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet

 
Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
 
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
 
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
 
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.

Continue Reading

Lajme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje

Published

on

By

Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983

Continue Reading

Lajme

Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë

Published

on

By

Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari

Continue Reading

Aktuale