Connect with us

Argëtim

Kur në Sanxhak të gjitha shkollat ishin në gjuhën shqipe

Published

on

Sanxhaku me kryeqendrën Pazarin e Ri, kanë qenë të banuar me shumicë shqiptare por, politika e egër asimiluse të zbatuar nga Jugosllavia, sot shqiptarët janë asimiluar në kombësinë artificiale boshnjake.

Në foto shihen ushtarër shqiptarë së basku me ushtarët italianë dhe gjermanë duke mbajtur flamurin shqiptar dhe nazist në Pazarin e Ri, në vitin 1941.

Shqiptarët e Kosovës dhe të Sanxhakut nuk kishin zgjedhje tjetër përpos bashkimit me gjermanët dhe italianët sepse gjatë pushtimit 20 vjeçar serb ata ishin nënshtruar represionit të egër të Mbretërisë Jugosllave, duke iu mohuar çdo e drejtë elementare.

Prandaj, shqiptarët i panë gjermanët dhe italianët si çlirues të tyre.

Gjatë kësaj periudhe në Sanxhak ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe, që kurrë më parë nuk kishin ekzistuar.

Më ardhjen e komunistëve shkollat shqipe u mbyllen dhe fillon proçesi i asimilimit të shqiptarëve.

Continue Reading

Argëtim

Ky është aksidenti më qesharak me makinë në botë (Video)

Published

on

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur dy makina duke u kthyer në mbrapa për të dalë në një rrugë me dy drejtime, përplasen me njëra-tjetrën.

Skena ka ndodhur, sikur të ishte me regji, në një mënyrë të sinkronizuar në mënyrë perfekte siç shihet në video, jashtë një servisi makinash në Sao Paolo të Brazilit.

Continue Reading

Argëtim

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Published

on

By

Spektatorja doli në pistën e një gare të çiklizmit pak para vijës së ‘finishit’ dhe përplaset me kampionin e mundshëm të garës

Ky është momenti tronditës kur një spektatore në një garë çiklizmi doli në pistë pak para vijës së ‘finishit’ dhe u përplas me kampionin e mundshëm të garës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tifozët që ishin të pranishëm dëgjohen duke bërtitur derisa gruaja dhe çiklisti përplasen në tokë.

E gjithë ngjarja u fimua të shtunën.

Incidenti besohet se ndodhi në eventin e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierrro në ishujt Kanarie, Spanjë.

Pamjet tregojnë çiklistin duke shkuar drejt vijës së finishit pasi bëri rrugë prej 55 miljesh.

Përplasja bëri që të dy të përplasen në tokë, derisa çiklisti humbi garën.

Si pasojë e këtij incidenti, gruaja pësoi lëndime të lehta, çiklisti pësoi lëndim të lehtë të kokës dhe u dërgua për trajtim në spital. /Telegrafi/

Continue Reading

Argëtim

Qëndroi ulur në akull 3 orë për të thyer rekordin Guinness (VIDEO)

Published

on

By

Një burrë lituanez vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Valerjan Romanovski e rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Ata thanë se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.

Rekordi aktualisht mbahet nga entuziastja franceze e qëndrueshmërisë, Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

Continue Reading

Aktuale