Connect with us

Kosovë

Kallëzime penale për shpërdorim grantesh në bujqësi ndaj Memli Krasniqit, Blerand Stavilecit, Nenad Rikallos

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, i cili është edhe  anëtar i komisionit parlamentar për fushën e bujqësisë, ka dorëzuar kallëzimin penal për ish-ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

Ai ka thënë  se grantet dhe subvencionet nga fondet publike janë të dedikuara për fermerët e bujqit, e veçanërisht për ata më në nevojë.

“Praktika e qeverive të Kosovës deri më tash ka qenë krejt e kundërta. Grantet në vend se të shkojnë për ata që merren me bujqësi kanë shkuar për kompani milionëshe të cilat në shumicën e rasteve as nuk janë fermer e as nuk merren më këtë fushë drejtpërdrejtë. Jemi të vetëdijshëm që tashmë dhjetëra fermerë për vite të tëra kanë kallëzuar në prokurori, në polici për keqpërdorimet e mëdha qoftë me grantet e qoftë me subvencionet. Qindra ankesa e padrejtësi kemi pranuar prej tyre në këtë drejtim. Ndaj i kërkojmë prokurorisë që të mos vonohet me këto hetime, tashmë ka fakte të bollshme prej fermerëve, prej këtij kallzimi e veçanërisht prej Raportin e performancës së Auditorit lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ai tha se kallëzimi i sotëm i mbulon dy çështje, grantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për 4 konzurciome dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politikë dhe ish ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë.

/Insajderi/
Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Kosovë

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje (Video)

Published

on

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Detaje më të zgjeruara nga gazetari Besnik Tahiri.

Continue Reading

Kosovë

Vidhet kasaforta me para në xhaminë e Rahovecit

Published

on

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një xhami në Rahovec.

Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe kanë vjedhur kasafortën me para.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Rahovec 16.10.2021 – 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para. Rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Aktuale