Connect with us

Foto

Hidhet vallja shqiptare në Meçkin Kamen (FOTO)

Published

on

Si pjesë e kremtimit të festës më të madhe maqedonase “Ilinden”, si themel i Republikës së pavarur të Maqedonisë, Në Meçkin Kamen, ka performuar edhe SHKA “Emin Duraku”, transmeton in7.

Ja disa foto nga performimi dhe hedhja e valles shqipe në Meçkin Kamen.

Në këtë datë, më 2 gusht të vitit 1903, ka ngjarë Kryengritja e Ilindenit për çlirimin e popullit maqedonas nga pushteti osman. Më 3 gusht, pas çlirimit të Krushevës, ka filluar konstituimi i pushtetit të ri revolucionero-demokratik popullor, që në historiografi njihet si Republika e Krushevës, e cila ka zgjatur 10 ditë. Për zgjedhje më demokratike të organeve të pushtetit është konvokuar Kuvendi i përbërë nga 60 qytetarë më të dalluar, përfaqësues të të gjitha grupeve etnike në qytetin e Krushevës (maqedonas, shqiptarë dhe vlleh) dhe si i tillë ka pasur funksionin e një lloji të organit përfaqësues parlamentar./in7.tv/

Continue Reading

Foto

Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

Published

on

By

“Asnjë cent ma shumë”, është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila po mbahet në Prishtinë.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe që të nacionalizohet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Deri më 28 janar 2022, ZRRE-ja ka hapur diskutimi publik për tarifat e reja të rrymës.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.

“ZRRE duke u bazuar në legjislacionin në fuqi ka prezantuar raportin konsultues për caktimin e tarifave. Të gjithë e dimë që kriza energjetike e ka përfshirë të gjithë Evropën, ashtu që edhe Kosova nuk është imune ndaj krizës, ka qenë e nevojshme edhe shqyrtimi i tarifave sipas mandatit që e kemi”, ka thënë Fejzullahu.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet. /Telegrafi/

Continue Reading

Foto

U akuzua për tradhti, Alvisa del me një reagim të gjatë – ja çfarë thotë për Bashkimin

Published

on

By

Pasi u përfol gjerë e gjatë tradhtia nga ana e Alvisës si arsye për ndarjen me Bashkimin, ka reaguar kjo e fundit.

Në Instagram, ajo ka mohuar një gjë të tillë, sipas saj koha do të vërtetojë çdo gjë.

Ndërsa thekson se e vlerëson Bashkimin dhe s’do ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç ka deklaruar edhe Bashkimi për Alvisën.

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Aktuale