Lajme
Genc Nimanbegu hap seancën në Shqip, çmenden sërbët e Parlamentit të Malit të Zi
Fjala “mirëdita” shkaktoi sherr në parlamentin e Malit të Zi. Genci Nimanbegu, Nënkryetar i Parlamentit në Mal të Zi sot hapi seancën parlamentare duke përshëndetur në gjuhën shqipe, “Mirëdita”, gjë që i irritoi deputetet e partisë “Demokratskog Fronta” (Fornti Dmeokratik), shkruan Gazeta e Re.
Menjëherë pas hapjes, fjalë mori deputeti Miluna Zogovića i cili reagoi ashpër ndaj Nimanbegut duke ia kujtuar atij se nuk është në Kosovë ose Shqipëri, por në Mal të Zi.
“I nderuar nënkryetari i parlamentit ju jeni në parlamentin e Malit të Zi, nuk jeni në Shqipëri ose në Kosovë, as në Prishtinë ose në Tiranë, ju jeni këtu si një zyrtar i Malit të Zi dhe duhet të hapni fjalimin në gjuhën serbe ose në gjuhën zyrtare, nuk kam asgjë ndaj fjalës ‘mirëdita’, por mendoj që ju duhet të hapni seancën me ‘dobardan’, kështu që ne nuk kishim hup kohë me këto debate, ne duhet të dimë realitetin tonë.”
Si kundër-replikë u përgjigj Nimenbegu: “Qëndrimi juaj tregon vetëm nē kapacitetin e demokracisë që e keni dhe unë nuk mund t’ju mësoj juve demokracinë”.
Ndryshe, Genc Nimanbegu është i vetmi deputet shqiptar në Mal të Zi nga zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në vitin 2016.
Aktualisht Nimanbegu ushtron detyrën e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, ndërsa e pazakonta e kësaj është se Nimanbegu betimin e tij solemn para deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi e ka bërë në gjuhën shqipe.
VIDEO:
https://youtu.be/aLWFC7RWqdM
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare