Connect with us

Lajme

Do ta bllokojë vallë, Goce Dellçevi Maqedoninë e Veriut në BE?

Published

on

Deri në tetor kontesti për Goce Delçevin dhe për historinë, temë kjo që tangon Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë duhet të zgjidhet. Kështu ka deklaruar dje kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në konferencën e përbashkët në Shkum në mes tij dhe homologut maqedonas, Zoran Zaev. Ai poashtu ka thënë se as që i shkon ndërmend bllokimi i Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues, transmeton in7.

Por, a mund që të jetë pikërisht përkatësia etnike e Goce Dellçevit, bllokada e ardhshme e vendit në integrimet euroatlantike dhe a ishte ultimatum i Borisovit, afatizimi i zgjidhjes së këtij kontesti, në këmbim të integrimit të vendit në BE?

Në lidhje me këtë pyetje, analisti Risto Nikosvski, për Alsat-M, thotë se përkatësia e Goce Dellçevit, mund të shkaktoj një bllokim të ri të Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në BE nga ana e Bullgarisë. Sipas tij, Kryeministri bullgar Bojko Borisov një ditë më parë në Shkup i dha ultimatum homologut të tij Zoran Zaev që deri në muajin tetor të zgjidhen mosmarrëveshjet, para marrjes së datës për hapjen e negociatave me BE-në. Nikovski shprehet se marrëveshjet që u nënshkruan me bullgarët dhe grekët, jo vetëm që nuk i zgjodhën problemet me fqinjët, por përkundrazi i ri aktualizuan çështjet historike.

“Goce Dellçev e kishte patjetër të shkruhej si bullgar për shkak se ai jetonte dhe vepronte në Bullgari. Ai kishte shtetësi bullgare. Ato kanë qenë kushte që jetohej dhe s’ka mundur askush tjetër të deklarohej ndryshe sepse shtet të Maqedonisë nuk kishte në atë periudhë. Andaj ky është trillim dhe manipulim me historinë që tani Bullgaria e shfrytëzon si shantazh, si ultimatum dhe trajtim aspak miqësorë ndaj Maqedonisë”, ka deklaruar, analisti Risto Nikovsk.

Nga ana tjetër, analisti Agim Jonuz thotë se pushteti e ka të domosdoshme të bëj kompromis me bullgarët për çështjet historike dhe sipas tij pritet që të pranohet edhe fakti se Goce Dellçev ishte bullgar.

“Nëse hapen arkivat e Perandorisë Osmane në Stamboll ne do të çuditemi se sa histori të rrejshme kemi pasur dhe me gjenerata të tëra sa gënjeshtra kanë mësuar fëmijët tanë në histori të modifikuar, e cila ishte përdorur për qëllime politike dhe proceseve që janë zhvilluar. Kështu që Bojko Borisov tani me ne luan shah si t’i dojë qejfi në mënyrë të rregullt dhe legjitime”, ka thënë analisti Agim Jonuz.

Sipas analistëve edhe pas marrjes së datës në tetor për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, do të ketë golgotë deri në anëtarësimin e plotë të vendit në familjen Evropiane. Si Nikovski ashtu edhe Jonuz thonë se Maqedonia e Veriut duhet të përgatitet për bllokada të reja nga vendet fqinje dhe shtetet anëtare të BE-së./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale