Connect with us

Kosovë

Dedaj: Ekstradimi i Morinës mund të prishë marrëdhëniet me RMV-në

Published

on

Serbia edhe zyrtarisht ka dërguar kërkesë për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua ditë më parë në pikën kufitare Bllacë.

Nga ministria e Drejtësisë thonë se kërkesa e Serbisë të hënën do t’i dorëzohet gjykatës e cila merret me rastin. Për ekstradimin e Morinës në një intervistë  për TV21, ka folur edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Ai ka thënë se ekstradimi nuk duhet të vij në shprehje pasi siç thotë ai, mund të vij deri te prishja e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Megjithatë, kujtoj se ekstradimi i tij është komplet kundër të drejtave njerëzore është anti-ligjor, i papranueshëm dhe nuk do duhej të ndodhte, sepse një ekstradim eventual nuk është më në dëm të fatit personal të Tomor Morinës. Por mund të ketë pasoja edhe për marrëdhëniet ndër-shtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe nuk do të donim që raste të tilla të ndikojnë për prishjen eventuale, për çka ne nuk jemi të interesuar fare si Kosovë“ ka thënë Dedaj, duke shtuar se sapo ka marrë lajmin për arrestimin e Morinës, ka ndërprerë pushimin dhe ka ardhur në Shkup.

Ai gjithashtu ka thënë se ambasada është angazhuar maksimalisht për rastin Morina.

“I kemi kontaktuar Ministrinë e Drejtësisë, pastaj edhe Qeverinë. Kam takuar edhe personalisht edhe shefin e kabinetit, respektivisht këshilltarin për politikë të jashtme të kryeministrit Zoran Zaev, zotin Dane Taleski“, ka thënë Dedaj.

Morinën në paraburgim e kanë vizituar dy diplomatë të ambasadës, ndërsa ambasadori Gjergj Dedaj ka paralajmëruar se edhe ai, vet,do ta vizitojë.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Kosovë

Gorani e quan “sadaka” vendimin e Kurtit për dhënien e 100 eurove

Published

on

Opinionisti Dukagjin Gorani e ka quajtur ‘sadaka’ vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove më shumë për muajin nëntor për pensionistët.

Komentet Gorani i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Veprimi i fundit i qeverisë me këtë ‘sadakanë’ me këtë shpërndarjen formale të njëfarë ndihme. Kjo nuk dallon shumë prej qeverive se si kanë bërë qeveritë e mëhershme. Për këtë arsye nuk kemi nevojë me sulmu, për faktin se është duke u sjellë ngjashëm si qeveritë e tjera që i kemi pas më herët në kohëra kritike për të”, thotë Gorani.

“Manipulimi me ndihma financiare dhe rritje të rrogave që ka qenë gati njëfarë shenje dalluese e qeverisë Thaçi. Ka qenë një normë, që sado që mund të quhet e pavend, qeveritë bëjnë kësi gjëra”, shtoi ai.

“Vetëvendosjen e ka sjell në pushtet tregimi se do të jesh e ndryshme se për që qeveria e sotme e pranon që edhe ne duhet me i përdor mjetet që i kanë përdorur qeveritë tjerë meqenëse janë mjete të lejueshme, atëherë kerkush prej nesh s’kish pas problem”, shpjegon ai.

Continue Reading

Aktuale