Connect with us

Kulturë

Bota dhe Shteti – Bujar Plloshtani

Published

on

Ese nga Bujar Plloshtani, pjesë e shkëputur nga libri i tij “Etikë dhe Politikë”. Esetë nga ky libër, autori do ti publikojë në in7, në ditët dhe javët në vazhdim. Lexim të këndshëm!

 

BOTA DHE SHTETI

 

Bota dhe rrethanshmëria e saj janë çështje transite dhe diçka e paarritshme për trurin njerëzor. Si pasojë e kësaj, njeriu si qenie transite duhet të kalojë përmes këtij kushti transit deri te e vërteta e domosdoshme. Bota në njërën anë,dhe shoqëria në tjetrën anë gjenerojnë nevojën e çështjes së shtetit. Njeriu si qenie shoqërore është i prirur të jetojë në bashkësi, dhe kështu, bota ku jeton gjithkush, bëhet e domosdoshme që njeriu të lidhet ngushtësisht me nevojën eshtetit. Edhe pse njeriu si qenie shoqërore i prirur të jetojë në bashkësi, atë nuk e shkëput asgjë nga individualiteti i vet.

Bota si një sfidë ekzistenciale, njeriu si udhëtar që kalon në përditshmëri transite e kanë ndier nevojën e çështjes së mbrojtjes kolektive përmes nocionit shtet.Njeriu si qenie shoqërore gjithnjë ka kërkuar nevojën e shoqërizimit, dhe që pastaj do ta kërkonte të mirën kolektive brenda një shteti. Një përkufizim mjaft interesant mbi konceptin e botës është e filozofit gjerman Friedrich Nietzsche, i cili shkruante: «Bota mund të konsiderohet si një vepër arti që gjeneron vetveten.»

Eudemonologjia është një lloj filozofie e cila përmban një sërë rregullash për ekzistencën e lumtur. Duhet të jetë e një rëndësie të veçantë përbërja e sjelljeve tona për ekzistencën e lumtur, pasi të qenit i lumtur rrjedh me traditën për të pasur më tepër kënaqësi ndaj ekzistencës sonë. Njeriu si qenie politike dëshiron bashkë me pushtetin edhe lumturinë. Mirëpo, njeriu dhe natyra janë brenda një mosmarrëveshjeje që domosdoshmërisht kërkojnë një organizim shoqëror e politik, ku do të ketë drejtësi dhe rregull për të mirën e jetës shoqërore. Shteti si organizatë shoqërore dhe politike ka aparatin e dhunës të cilën e fut në përdorim, me qëllim për të vënë drejtësi dhe rregull në jetën shoqërore. Edhe pse njeriu është iprirur për një jetë të lumtur (hedoniste) jashtë kornizave që e ngurtësojnë atë.

Bota dhe shteti realisht duhet të jenë në një lidhje të marrëveshjes shoqërore. Duke u ndërlidhur me sqarimin e shkurtër mbi botën,ekzistencën dhe shtetin duhet të vlerësojmë kuptimin faktik, se çdo njeri apo shoqëri meriton të drejtën për t’u mbrojtur nga rrethanshmëria e veprimit të jashtëm. Filozofi gjerman Eberhard Braun shkruante: «E nevojshme është një marrëveshje bashkimi (pactum unionis), me të cilën njerëzit bashkohen në një trup politik. Megjithatë, kjo nuk mjafton. Nevojitet edhe ngritja e pushtetit, i cili i mbron dhe kujdeset që të zbatohen rregullat e marrëveshjes apo ligjet. Marrëveshja e bashkimit duhet të ndiqet dhe plotësohet edhe nga një marrëveshje nënshtrimi (pactum subiectionis).»

Bota si paraqitje në raport me njeriun është transiti që duhet të kalojë te e vërteta, por jo dhe transiti që të kthehet kundër tjetrit. Logjika që të jesh në këtë ekzistencë transite duhet të jetë: ta njohësh veten, dhe përmes vetes të njohësh Zotin. Koncepti «ontologjik» për Zotin mund të dëshmohet se: Zoti ekziston për faktin se qenia e përkryer s’mund të paramendohet si joekzistuese.Principet e natyrës na çojnë drejt njohjes dhe të kuptuarit, andaj dhe njeriu dhe bota janë ndërtuar të veprojnë sipas këtij principi. 

Përditshmëria është kushti befasues yni që kalojmë nëpër këtë ekzistencë transite. Përmes përditshmërisë shohim botën në vazhdën e relativitetit. Kjo botë është kalimi nga përditshmëria tek rrethanshmëria. Njeriut i është besuar qeverisja me botën, andaj kjo qeverisje kërkon të mbështetet në rregullat dhe parimet që na çojnë drejt sigurisë dhe paqes.Njeriu përpiqet t’u përshtatet këtyre ligjeve, me qëllim që të mund të vijë gjer në marrëveshjenpër bashkërenditje. Marrëveshja e tillë për bashkërenditje e jep efektin e bashkëjetesës.

Autori Alexander L. George në shkrimet e tij paraqiti një ide klasike që përdoret në fushën e filozofisë dhe politikës, që quhet «Kodi Operacional».Ai e përshkruan konceptin për botën në dy lloje, ku veçmas do të mundohemi t’i shqyrtojmë.

KONCEPTI FILOZOFIK: Bota është e përbërë nga ligjet e natyrës, të cilat i shërbejnë kontrollit dhe funksionimit të drejtë të njeriut, ku ky i fundit përpiqet me çdo formë t’i përshtatet funksionit të tij. Sjelljet ekzistenciale të botës e kanë detyruar shoqërinë ta ndërtojnë shtetin, si aparat për mbrojtjen e interesave të përgjithshme. Realisht, shteti duhet të funksionojë sipas rregullit për mbrojtjen dhe ruajtjen e interesit të përgjithshëm publik. 

Organet e pushtetit shtetëror janë të pavarura dhe kryejnë autorizimet publike sipas kushtetutës dhe ligjeve. Shteti përfaqëson interesin publik të qytetarëve të vet, duke u garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit, sundimin e ligjit, garantimin dhe mbrojtjen juridike të pronësisë, garantimin me kushtetutë të votës dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucionet publike.

Si funksionon shteti: Çdo shtet duhet të ketë qeverinë, administratën shtetërore, parlamentin dhe pushtetin gjyqësor. Në teorinë juridiko-kushtetuese parimi i ndarjes së pushtetit paraqet parim të rëndësishëm të organizimit të pushtetit shtetëror dhe të raportit përmes tri degëve të pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Secili pushtet shtetëror është i angazhuar të kryejë autorizimet publike sipas ndarjes së pushtetit, dhe në bazë të ligjit dhe kushtetutës. 

​QEVERIA – si pjesë e pushtetit ekzekutiv ka për detyrë të merr vendime të rëndësishme politike për të qeverisur shtetin në bazë të ligjeve dhe në frymën e kushtetutës. 

​PARLAMENTI – është organ legjislativ politik që nxjerr dhe zbaton ligjet, madje miraton rregullore juridike (akte juridike që kanë rëndësinë e tyre pas ligjeve).

​PUSHTETI GJYQËSOR – rregullon apo zgjidh konfliktet e ndryshme shoqërore që dalin nga kryerja e ndonjë vepre penale apo nga kontestet e ndryshme civile. Psuhteti gjyqësor për një sërë çështjesh vendos për: të drejtat e njeriut dhe qytetarit të bazuara në ligj; veprat penale dhe kundërvajtjet; kontestet përmes qytetarëve dhe subjekteve të tjera juridike. Pushtetin gjyqësor në sistemin e ndarjes së pushtetit e ushtrojnë gjykatat. «Gjykatat janë organe shtetërore të pavarura, që gjykojnë dhe vendimet e veta i mbështesin në bazë të kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën.»

​Sipas objektit të gjykimit njihen: juridiksioni civil, penal dhe administrativ.

KONCEPTI INSTRUMENTAL: Ky konceptim i propozuar nga Alexander L.George është i një rëndësie të veçantë për konceptin e botës. Ky konceptim ngërthen në vete idenë se në ç’mënyrë një shtet e shikon veten në lidhje me botën. Çdo shtet është i prirur më tepër të rrisë kapacitetet dhe të shtojë njëkohësisht ndikimin e tij për ta kontrolluar e siguruar sovranitetin shtetëror ndaj kërcënimeve apo krizave të ndryshme që mund të vijnë nga jashtë, pasi e drejta e vetëekzistencës si shtet të jep aludimin për ta mbrojtur të mirën e gjithkujt me mjetet e pushtetit.

Influencat e jashtme dhe të brendshme. Veprimet politike: Ka shtete që, pos prirjes për kontroll ndaj territorit kombëtar janë të prirur të shtrijnë influencën e tyre karshi shteteve që janë më pak të zhvilluara politikisht dhe ekonomikisht. Në kuadër të kësaj ideje lind përvoja si model për ta ilustruar është shteti më i ri,Kosova. 

Kosova është shtet me qëndrueshmëri të brishtë ekonomike dhe politike, dhe si pasojë e kësaj i duhet bashkëpunimi me ndërkombëtarët në të gjitha sferat e mundshmepolitiko-shoqërore. Kosova dhe ndërkombëtarët gjithnjë e më shumë po i thellojnë bashkëpunimet e tyre politike dhe ekonomike, duke e forcuar policinë, ushtrinë, administratën publike, reformat në drejtësi. Ky bashkëpunim i Kosovës me ndërkombëtarët ka sjellë rezultate të mjaftueshme në institucionet publike të Kosovës, dhe përmes këtij bashkëpunimi Kosova do të liberalizojë vizat me shtetet e Unionit Evropian, anëtarësimin në shumë organizma ndërkombëtar. Pra, si shtet i ri duket se gëzon autoritet të konsiderueshëm dhe përkrahje të mjaftueshme diplomatike prej shteteve që kanë ndikim apo janë faktor relevant në politikat globale. 

Kosova është e përkushtuar të ketë fqinjësi të mirë me shtetet përreth, të ketë siguri të qëndrueshme ndaj çdo rreziku të mundshëm. Pengesë e vetme mbetet harmonizimi i qëndrimeve politike me Serbinë, por kjo situatë do të ndryshojë dhe do të normalizojë raportet e të dyja shteteve, që duket tashmë se me ndërmjetësimin e diplomacisë evropiane raportet po normalizohen pashmangshmërisht. 

Dy idetë e konceptualizuara nga Alexander L. George janë të nevojshme dhe të rëndësishme për mendimin filozofiko-politik, pasi ndihmon në kuptimin e funksioneve brenda një shteti përreth botës. Kodi Operacionalnuk do të ishte funksional varësisht forcave të jashtme dhe të brendshme që ndikojnë në një shtet, prandaj për ta forcuar apo shtuar konceptin e Alexander L.George do të ishte e pëlqyeshme të shtohej një koncept të tretë të titulluar Koncepti Kontekstual (shih Tabela 1).

KONCEPTI KONTEKSTUAL: Bota si një shprehje që paraqet qeverisjenndërmjet natyrës dhe njeriut me rregullat e përcaktuara. Mirëpo ligjet e natyrës janë të pandryshueshme, pasi gjenezën e kanë nga ndriçimi absolut i Zotit, që do të thotë jo gjithherë mund të plotësojnë nevojat dhe mundësitë e ekzistencës njerëzore drejt qëllimit të tij. Njeriu si qenie sociale domosdoshmërisht kërkon mbrojtjen dhe sigurinë nga rrethanshmëria e botës. Mbrojtja dhe siguria mund të realizohen përmes nevojës së shtetit. Si pasojë e plotësimit të nevojave të ekzistencës njerëzore paraqitet shteti. 

Influencat e gjithanshme:Shteti është organizatë shoqërore politike që përmes aparatit të forcës të cilën e ushtron brenda kufijve, ku për qëllim ka vendosjen e sundimit të së drejtës dhe rregullimit të rendit shoqëror. Pra, me fjalë tjera shteti si organizatë politike duhet t’i garantojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe tëqytetarit, dhe njëkohësisht t’i sigurojë siguri dhe kushte për ekzistencë më të përshtatshme për jetë. Mirëpo, diferencimi i mekanizmit të ligjeve të natyrës e bën ende më të logjikshëm krijimin e nevojës për një marrëveshje midis njeriut, natyrës dhe shtetit. Kjo marrëveshje reale e arritur sipas një tolerance reciproke midis njeriut, natyrës dhe shtetit do të mund të kthente ekzistencën e njeriut dhe shoqërinë drejt integrimit të nevojshëm. Këtu ekemi parasysh influencën e fenomeneve të natyrës që shkakton fatkeqësira të llojeve të ndryshme, duke e parë këtu shtetin si organizim i brendshëm që angazhohet për mbrojtjen e qytetarit, garantimin e kushteve për t’i asistuar në raste të tilla fatkeqësish natyrore. Shteti ka për detyrë t’i përcaktojë nevojat e shoqërisë dhe t’u garantojë siguri,stabilitet, strehim, mirëqenie sociale.

Influencë të jashtme në raport ndërmjet shtetesh mund të konsiderohet si ndërhyrje e ndonjë shteti tjetër brenda politikës së brendshme të shtetit tjetër; pastaj ndërhyrja e shërbimeve të inteligjencës; kështu që ndërhyrjet e jashtme brenda një shteti mund të jenë mjaft të rrezikshme e me pasoja për rendin kushtetues, sigurinë dhe për stabilitetin e atij shteti. Këtë çështje ndoshta e inicojnë më së shumti shtetet e fuqishme që duan të shtrijnë ndikimet e veta nëpër shtete të ndryshme. Influenca e jashtme mund të karakterizohet pos ndërhyrjes, edhe me pasojën e nxitjes së makinerive të caktuara, duke e nxitur revoltën dhe protestën për një çështje konkrete. Sidomos, influencat e jashtme nxisin mosmarrëveshje midis shteteve të involvuara në krijimin e krizave të cilat mund të jenë nga më të ndryshmet. 

Qëndrimet e botës: Bota është pjesë e arenës sonë ekzistenciale, madje si pasojë e kësaj ajo shtrin ndikimin e saj te njeriu, shoqëria dhe shteti. Koncepti i botës është mjaft i shtrirë, mund ta kuptojmë si një sistematizim të përkryer që vë në lëvizje qëllimet e njeriut krahas vetes dhe natyrës. Bota dhe shteti janë pjesë e ndikimeve të njëra-tjetrës, ku më pak e ku më shumë plotësojnë kushtet për një sistematizim gjithnjë më të përkryer e më të denjë.

 

 

 

 

 

 

Tabela 1: Kodi Operacional: Shteti dhe Bota

 

KONCEPTI FILOZOFIK

 

 

1) Si funksionon shteti: rregullat e veprimit, ligjet, normat, strukturat shtetërore.

2) Paragjykimet dhe vlerat:  si e shikon shteti botën përreth? 

 

KONCEPTIINSTRUMENTAL

 

1) Influencat e jashtme: si e shikon shteti veten në lidhje me botën, çfarë e influencon?

2) Veprimet politike: a lind nevoja për bashkëpunim apo konflikt? 

 

KONCEPTIKONTEKSTUAL

 

1) Interesat e gjithanshme: influencat e brendshme në vend dhe ato të jashtme të botës përreth.

2) Qëndrimet e botës: shteti merr parasysh mënyrën si e shikon bota shtetin? (opinionet, qëndrimet, efektet anësore). Cilët janë provat e marrëveshjes dhe mosmarrëveshjes midis botës dhe shtetit? 

 
Propozuar nga autori, bazuar në konceptin e 

Alexander L. George (1969)

 

Continue Reading

Kulturë

Në gjurmët e mbretit të Epirit

Published

on

By

Në gjurmët e mbretit të Epirit

Nga Brixhilda Xhuraj

Prej dy javësh, vëmendja e arkeologëve shqiptarë dhe italianë është zhvendosur në qytetin e gurtë jugor, në Gjirokastër.

Pas disa vitesh ndërprerjeje, në dy site arkeologjike, kanë nisur gërmimet e specialistëve.

Një bashkëpunim mes Universitetit italian të Macerat-ës (UniMc), nën drejtimin e Roberto Perna-s, dhe Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, me në krye Belisa Mukën, arkeologë dhe specialistë nga të dyja vendet po punojnë për të gjetur zbulime të reja.

Në një prononcim për Albanian Post, Muka ka shpjeguar se procesi i gërmimeve do të jetë “edhe për dy javë të tjera”.

Ajo thotë se gërmime po kryhen në Antigone, në dy sitet arkeologjike Hadrianopol dhe Paleokastër, në kuadër të projektit “Lugina e Drinosit”.

Hulumtimet financohen nga Programi i Kërkimeve Arkeologjike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe gëzojnë mbështetjen organizative të Bashkisë Gjirokastër dhe Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Gjirokastrës.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, ky projekt synon të aplikojë në Shqipëri modelin më të fundit të menaxhimit të Parqeve arkeologjike.

Ai ka gjetur aplikim në provincën e Macerat-ës, por tanimë do të gjejë shtrirje edhe në të gjithë zonën e Adriatikut.

Kjo duke filluar me Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Italinë dhe Shqipërinë.

Tanimë hulumtimet arkeologjikë do të kryhen nëpërmjet dronëve, skanerëve lazer dhe rindërtimeve 3D.

Gjatë ditës së parë të gërmimeve, profesori italian Perna, bëri me dije se gërmimet arkeologjike të këtij viti kanë nisur në tri hapësira: Palokastër, gërmimet gjeofizike në Hadrianopoli, dhe si risi e misionit të këtij viti janë gërmimet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë.

Antigonea u ndërtua në shekullin e III p.e.s. dhe “mbijetoi për rreth 150 vite”.

Emri dëshmon se ai duhet të jetë themeluar nga mbreti Pirro rreth vitit 290 p.e.s. për nder të gruas së tij Antigonesë, bija e mbretit Ptoleme të Egjiptit.

Një ekip nga Universiteti i Camerino, i drejtuar nga Antonio Schettino dhe i përfshirë në mision, po kryen hetime gjeofizike në Hadrianopolis, një qytet romak i studiuar nga tashmë nga UniMc që nga viti 2006.

Gjatë të njëjtës periudhë, arkeologët e UniMc, në bashkëpunim me profesorët Barbara Fidanza dhe Eleonora Cutrini, arkitektët Corrado Gamberoni dhe Ilenia Pierantoni, dhe me restauruesin Giuseppe Mantella do të vazhdojnë gjithashtu përpunimin e “Hartimit dhe zbatimit të Planeve të Menaxhimit” në këtë projekt.

Këtë vit kërkimet synojnë edhe identifikimin e teatrit.

Lugina e Drinos është vlerësuar nga specialistët si një nga mrekullitë arkeologjike të Shqipërisë, pasi aty ndodhen 15 kala e mbi dhjetë site.

Për këtë arsye, ajo është pjesë e UNESCO-s.

Gjetjet e reja do të hedhin dritë për disa periudha historike, duke e kthyer Luginën në një destinacion të rëndësishëm kulturor-turistik. /Albanianpost.com

 

Continue Reading

Kulturë

Ja kush është Abdulrazak Gurnah, fituesi i çmimit “Nobel” për Letërsi

Published

on

Shkrimtari Abdulrazak Gurnah, me origjinë nga Zanzibari i Tanzanisë është shpallur fituesi i çmimit “Nobel” për letërsi këtë vit nga Akademia Suedeze.

Komiteti i “Nobel”-it i Akademisë Suedeze vlerësoi kontributin letrarë të Gurnah në trajtimin e temave të refugjatëve, pasojave të kolonializimit, postkolonializimit.

Nobelisti Gurnah pak ose aspak i njohur për audiencën shqiptare, ka shkruar dhjetëra romane e tregime përmes së cilave trajtohet fati i refugjatëve, sidomos afrikanë përballë kulturave edhe paragjykimet nga më të ndryshme.

Gurnah u bë i njohur si shkrimtar në Britaninë e Madhe ku edhe jeton që nga viti 1960.

“Çmimi ‘Nobel’ për 2021 i jepet romancierit Abdulrazak Gurnah, për depërtimin e tij të pa kompromis, thellimin e pa kompromis dhe emocional në efektet e kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”, thuhet në njoftimin e Akademisë Suedeze.

Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipie dhe na hapin shikimin drejt një Afrike Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë në pjesë të tjera të botës.

“Në universin letrar të Gurnah, gjithçka po ndryshon – kujtimet, emrat, identitetet. Kjo ndoshta sepse projekti i tij nuk mund të arrijë përfundimin në asnjë kuptim përfundimtar. Një eksplorim i pafund i nxitur nga pasioni intelektual është i pranishëm në të gjithë librat e tij dhe po aq i spikatur tani, në Afterlives, si kur filloi të shkruante si një refugjat 21-vjeçar”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Komitetit të “Nobel”-it të Akademisë Suedeze.

Veprat e tij, “Paradise”, “By the sea”, “Dottie”, “The Last Gift”, por edhe veprat tjera sillen rreth fatit të refugjatëve.

Nobelisti Abdulrazak Gurnah ka lindi në vitin 1948 në ishullin Zanzibar të Tanzanisë. Aty jetoni deri në moshën 18 vjeçare, derisa në viti 1960 u vendos si refugjat në Britaninë e Madhe.

Për shkak të zhvillimeve politike në Tanzani, Guurnah jetoi larg vendlindjes pa mundësi kthimi për shumë vjet. Gjë e zëvendësoi me përshkrimet e mrekullueshme në librat e tij.

Gurnah punoi si profesor i Letërsive angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kent në Canterbury.

Vitin e kaluar çmimin “Nobel” e mori shkrimtarja amerikane Louise Glück.

Që nga 1901 e deri më sot këtë çmim e kanë marrë 114 persona.

Në garë për këtë çmime edhe këtë viti ishte shkrimtari Ismail Kadare që ishte nominuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë./Kallxo/

Continue Reading

Kulturë

Edhe këtë vit nuk do të ketë ceremoni për ndarjen e çmimeve Nobel

Published

on

Nuk do të ketë asnjë ceremoni në Stokholm këtë vit dhe medaljet do t`i shkojnë në shtëpi të gjithë fituesve. Ky është vendimi i marrë për të dytin vit radhazi, si pasojë e kufizimeve të Covid-19. Edhe këtë herë, si vitin e kaluar, festa do të bëhet online, nga kompjuteri.

“Mendojmë se të gjithë do të donin që pandemia Covid-19 të kishte mbaruar, por nuk kemi mbërritur ende në këtë pikë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Fondacionit Nobel.

Organizatorët shtojnë se shpresojnë të mbajnë një ceremoni të vogël, pavarësisht se laureatët nuk do jenë të pranishëm dhe atë ta transmetojnë live. Kjo është ende në diskutim. Çmimet Nobel të këtij viti, të dhëna për arritjet në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe ekonomi, do të shpallen nga 4 tetori deri më 11.

Continue Reading

Aktuale