Connect with us

Bota

Bastet e rrezikshme të Kinës

Published

on

Infrastruktura dhe sistemi energjitik i Kinës, i fokusuar tashmë tek Nisma e Brezit dhe Rrugës prej 1 trilionë dollarësh,  përfshin disa iniciativa të rrezikshme përgjatë një rruge tokësore të përbërë nga qeveri shpesh joliberale apo autokratike, të cilat ushtrojnë një pushtet të pa kontrolluar dhe balancuar nga institucionet e pavarura.

Duke synuar që të zvogëlojë rreziqet, Kina po ballafaqohet me kufijtë e parimeve të saj të vjetra në politikën e saj të jashtme, ku kryesorja është këmbëngulja për të mosndërhyrën në punët e brendshme të të tjerëve, dhe ishte ekuivalenti i preferencës së Shteteve të Bashkuara për stabilitetin dhe mosndryshimet politike.

Nëse revoltat popullore në Algjeri dhe Sudan, si dhe protestat e një shkalle më të vogël, të orientuara drejt çështjeve më specifike në vende të tjera në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, kanë një domethënie, Kina duket se po vë bast kundër shumë dukurive që po ndodhin.

Ndjenja anti-korrupsion, nxitën revoltat popullore arabe në vitin 2011, të cilat rrëzuan udhëheqësit në Tunizi, Egjipt, Libi dhe Jemen, dhe janë në rrënjë të protestave anti-qeveritare në të gjithë globin në vende të largëta si Brazili, Haiti, Xhamajka, Porto Riko, Rusia, Zambia, Republika Çeke, Shqipëria dhe Rumania.

Rreziqet e Kinës, ishin më të dukshme pas rënies në vitin 2011 të kolonelit Muamar Gadafit, kur autoritetet libiane i bënë të qartë Kinës se nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh në vend në të ardhmen, për shkak të mbështetjes që Pekini kishte dhënë ndaj regjimit të vjetër.

Rreziqet janë gjithashtu të dukshme edhe në Pakistan, ku militantët në rajonin e Baloçistanit, po shënjestrojnë pasuritë dhe personelin kinez atje. Si për të minimizuar rrezikun, dhe zgjeruar fushatën e saj agresive anti-korrupsion, organi më i lartë anti-korrupsion i Kinës, Komisioni Qendror i Disiplinës në Partinë Komuniste (ÇDI), është duke dërguar inspektorë në projektet e Nismës së Brezit dhe Rrugës, të cilët do të vendosen në vendet ku kalon ky projekt.

Ky veprim, e ndihmon Kinën të kundërshtojë akuzat se po shfrytëzon korrupsionin në vendet pritëse të projektit, për të çuar përpara objektivat e saj. Anti-korrupsioni, është politika kryesore e presidentit Xi Jinping, dhe ajo i ka dhënë atij mundësinë të spastrojë udhëheqësit e lartë kinezë, si dhe dhjetëra mijëra burokratë të nivelit të ulët.

ÇDI po zbatohet si një “projekt pilot” në Laos, ku inspektorët janë vendosur që në vitin 2017. Atje po ndërtohet një hekurudhë nga kompania shtetërore kineze “China Railëay”, që kushton 6 miliardë dollarë. Zyrtarët anti-korrupsion, në bashkëpunim me kompaninë kineze, krijuan një ekip të përbashkët inspektimi me homologët e tyre laosianë.

Çështja është nëse përpjekjet anti-korrupsion në vende si Laosi apo vendet e Azisë Qendrore, që renditen vazhdimisht në gjysmën e poshtme të indeksit të korrupsionit të “Transparency International”,do të bien ndesh me parimin kinez të mosndërhyrjes.

Ose me fjalë të tjera, a mundet Kina të luftojë korrupsionin në projektet e Nismës së Brezit dhe Rrugës, pa u bërë presion vendeve pritëse, që të praktikojnë masa më të gjera pro transparencës dhe anti-korrupsionit? “Si mund të goditet ashpër korrupsioni në vend, kur i lihet dorë e lirë kinezëve dhe grupeve të biznesit, që të abuzojnë jashtë vendit?”- pyeste kreu i përgjithshëm i ÇDI, La Yifan, në një intervistë për “Financial Times”.

Yifan thotë se Kina ka organizuar seminare me më shumë se 30 vende të botës, për të koordinuar masat kundër korrupsionit. “Ëndrra ime, është që ne të krijojmë një rrjet të zbatimit të ligjit në të gjitha vendet e Nismës së Brezit dhe Rrugës”- u shpreh ai.

Zbatimi i parimeve të transparencës dhe anti-korrupsionit, tek vendet partnere të Brezit dhe Rrugës, do të ishte i ngjashëm me të gjitha llojet e kritereve mjedisore, të sigurisë dhe të të drejtave të njeriut, me të cilat Shtetet e Bashkuara përballen ndonjëherë dhe në mënyrë oportuniste, në marrëdhëniet e saj me vendet e huaja, dhe të cilat janë kritikuar ashpër nga Kina.

Kina mburret prej kohës me nënshkrimin e marrëveshjeve, ku imponohen kushte tregtare, nga të cilat shpesh përfiton kryesisht Republika Popullore. Këto lloj kushtesh, së bashku me keqtrajtimin e myslimanëve me origjinë turke në provincën kineze Xinjiang, kanë nxitur ndjenjat anti-kineze në Turqi dhe vendet e Azinë Qendrore, që kanë lidhje të ngushta etnike dhe kulturore me rajonin e trazuar të Kinës.

Zyrtarët turq, e theksuan këto ndjeshmëri edhe kohët e fundit, duke mohuar raportimet e medias kineze, se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte lavdëruar suksesin e qasjes brutale të Pekinit në rajonin e Xinjiangut, gjatë një vizite të kohëve të fundit që zhvilloi në Kinë.

Vendet myslimane, kanë qëndruar kryesisht mbetur të heshtura, ndaj sulmit frontal që Pekini po u bën besimtarëve myslimanë në perëndim të vendit. Në mungesë të demokracisë, “këto qeveri mund të kenë një qëndrim pro-Pekinit, duke mos e informuar publikun e tyre mbi atë që po ndosh në Xingjiang, por një politikë pro-Pekinit mbi çështjen e ujgurëve, vështirë se mund të mbështetet në Turqi”.

“Turqia është ende një demokraci funksionale, dhe kontrolli i plotë i oponionit publik nuk është diçka e mundur. Përveç kësaj, në vend ekziston një lobing shumë i fortë ndaj ujgurëve”- shprehet Selçuk Kolakoglu, drejtori i Qendrës Turke për Studimet e Azi-Paqësorit.

Politologët Aleksandër Kullej dhe Xhon Hidhërshou, argumentojnë se ato që ata i quajnë instrumente të autoritarizmit global – një “ushtri” bankierësh, avokatësh, ndërmjetësuesit perëndimorë, që fitojnë në mënyrë të paligjshme, dhe i depozitojnë paratë në parajsat fisikale – i ndihmojnë autokratët të qëndrojnë në pushtet.

Suksesi i globalizimit të përpjekjeve anti-korrupsion të Kinës, si dhe fushata e saj për të zvogëluar ndjeshëm zërat kritikë në shtëpi, do të rrisë aftësinë e autokratëve për të ofruar mjaftueshëm mallra dhe shërbime publike ndaj qytetarëve të tyre, bashkë me fuqinë brutale, si guri i themelit të qëndrueshmërisë së tyre në pushtet.

Duke vepruar kështu, Kina nënkupton se dëshiron të ndryshojë rrënjësisht rendin botëror shumëpalësh, por më tepër synon që ta bëjë atë më të paanshëm, dhe më shumë reflektim të një bote që është shumë jo-unipolare./përktheu dhe përshtai in7.tv/

 

BURIMI: Lobelog

Continue Reading

Bota

Spanja drejt ndalimit të prostitucionit me ligj

Published

on

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Duke folur para mbështetësve të tij, në fund të Kongresit tre-ditor të partisë në Velancia, Sanchez ka thënë se kjo praktikë “skllavëron” gratë.

Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë më 1995, derisa më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve. Një analizë e vitit 2009 ka gjetur se një në tre burra spanjollë ka paguar për marrëdhënie seksuale.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Spanja është qendra e tretë më e madhe e prostitucionit në botë, mbrapa Tajlandës dhe Puerto Rikos.

Prostitucioni nuk është i rregulluar në Spanjë dhe nuk ka dënime për ata që paguajnë për shërbime seksuale, për aq kohë sa diçka e tillë nuk ndodh në hapësira publike. Besohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Continue Reading

Bota

Ndërron jetë Colin Powell , ish-Sekretari Amerikan pas ndërlikimeve nga Covid-19

Published

on

Colin Powell, i pari person me ngjyrë në SHBA i emëruar Sekretar Shteti, ka ndërruar jetë si pasojë e ndërlikimeve për shkak të Covid-19, tha familja e tij përmes një postimi në Facebook, ku konfirmonte se ai kishte marrë dy dozat të vaksinës.

84-vjeçari Powell ka qenë një figurë e rëndësishme në formëzimin e politikës së jashtme amerikane gjatë administratave republikane në 20 vitet e fundit.

Presidenti George W. Bush ‘i pikëlluar thellë’ nga vdekja e Colin Powell: ‘Një American i madh”

Ish -Presidenti George W. Bush, nga Texasi e kujtoi ish -Sekretarin e tij të Shtetit Colin Powell, si një njeri dhe mik “shumë i respektuar” i familjes Bush, pasi mësoi për vdekjen e Powell.

“Laura dhe unë jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e Colin Powell,” tha Bush në një deklaratë të hënën. “Ai ishte një “shërbëtor” i madh publik, duke filluar me kohën e tij si ushtar gjatë luftës së Vietnamit. »

Shumë Presidentë u mbështetën në këshillën dhe përvojën e Gjeneral Powell. Ai ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare nën Presidentin Reagan, Kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit nën babanë tim dhe Presidentin Clinton, dhe Sekretar i Shtetit gjatë Administratës sime.

“Ai ishte aq i preferuari i Presidentëve sa fitoi Medaljen Presidenciale të Lirisë – dy herë. Ai u respektua shumë brenda dhe jashtë vendit. Dhe më e rëndësishmja, Colin ishte një njeri i familjes dhe një mik. Laura dhe unë i dërgojmë Almës dhe fëmijëve të tyre ngushëllime të sinqerta ndërsa kujtojmë jetën e një njeriu të madh. ”

Pushtimi i Irakut në 2003 dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ishin dy ngjarje të spikatura gjatë qëndrimit të Powell si Sekretar i Shtetit, kujtojë Bush.

Në jetën private, në Qershor, 1993, Colin Poell me gradën Gjeneral, erdhi në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush, Barbara Bush dhe djali Jeff, dhe u takua e drekoi në jahtin Alexandër, me Presidentin Berisha.

Kjo ka qenë një vizitë miqësore, dhe ishte një udhëtim turistik me jahtin Alexander, në detin Jon, me një qëndrim në ishullin e Sazanit.

Për ne shqiptarët ish Sekretari i Shtetit Colin Powell, do të kujtohet gjatë për vizitën e tij në Shqipëri, kur ai, vizitojë Tiranën, me vizitën e dytë të një Sekretari Shteti, më 2 maj 2003, përkatësisht në nënshkrimin “Karta e Adriatikut”, me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, (Ilir Meta) Kroacisë dhe Maqedonisë.

Një vizitë kjo që hapi rrugën më pasë të tre këtyre vendeve Shqipërisë, Kroacisë e më pasë Maqedonisë së Veriut, në Aleancën e Veri-Atlantikut – NATO,n. 18 vjet nga pas nën/shkrimit të Kartës së Adriatikut jo vetëm Shqipëria, Kroacia por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është bërë anëtare e NATO-s.

Gjatë viteve të mëvonshme pas largimit nga postet publike, Gjenerali në pension Colin Powell, u distancua nga Partia Republikane dhe do të mbështeste Partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të fituara nga Barack Obama.

Ai la pas bashkëshorten, Alma Vivian (Johnson) Powell, me të cilën ishte e martuar në vitin 1962, si edhe tre fëmijë.

Continue Reading

Bota

Hungari: Opozita me kandidat të përbashkët për zgjedhjet e vitit 2022

Published

on

Në Hungari, kandidati konservator i pavarur Peter Marki-Zay fitoi të dielën një garë paraprake brenda opozitës, duke u bërë kandidati i përbashkët i një koalicioni opozitar prej gjashtë partish, që do të sfidojë kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme pranverën e ardhshme. Pasi fitoi zgjedhjet, zoti Marki-Zay tha se Hungaria duhet të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian të dëmtuara nga zoti Orban.

Peter Marki-Zay u bë fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve paraprake brenda opozitës, kur kundërshtarja e tij, socialdemokratja Klara Dobrev, pranoi humbjen të dielën në mbrëmje.

Në një takim me përkrahësit e tij të dielën në Budapest, kandidati i opozitës e quajti fitoren e tij “një revolucion të njerëzve të zakonshëm”.

Zoti Marki-Zay ka mbështetjen e gjashtë partive kryesore opozitare të Hungarisë, të të gjithë spektrit politik, përfshirë të majtët, të moderuarit dhe të djathtët.

“Është një lajm shumë pozitiv për të gjithë hungarezët, sepse tregon se nuk mjaftojnë vetëm partitë politike dhe se të këta të rinj që u bashkuan me opozitën, që u aktivizuan, realisht mund ta ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Dhe ky është lajm i keq për partinë Fidesz”, tha zoti Marki-Zay në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Partitë e opozitë janë angazhuar të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe të mbështesin një kandidat të vetëm të përbashkët në përpjekjen për të rrëzuar nga pushteti zotin Orban, një populist i krahut të djathtë dhe partinë e tij Fidesz.

Ata thonë se vetëm një bashkëpunim i tillë mund të bëjë të mundur fitoren në një mjedis të pabalancuar mediatik dhe një sistem zgjedhor të krijuar nga Fidesz që i jep atij një avantazh të padrejtë.

Zoti Marki-Zay, kryebashkiak i një qyteti të vogël jugor, i panjohur më parë në politikën kombëtare, hyri në garë si i pavarur pa asnjë mbështetje politike apo financiare të partive opozitare.

Një i krishterë i vetëshpallur konservator, ai është baba i shtatë fëmijëve.

Ai u zotua të punojë me të gjithë anëtarët e koalicionit opozitar kundër “diktaturës së korruptuar” të Orbanit, siç thotë ai.

“Jemi shumë të lumtur dhe shpresojnë shumë se vitin e ardhshëm do të dëshmojmë se mund të ndërtojmë një koalicion që mund të ndryshojë historinë e Hungarisë”, tha ai.

Dhe pikërisht këtë shpresojnë përkrahësit e opozitës, siç thotë një prej tyre, Malinda Nagy.

“Këto zgjedhje treguan se ne mund ta zëvendësojmë këtë qeveri të korruptuar. Ata kanë vjedhur para nga BE-ja për 11 vjet, kanë ndërtuar vetëm stadiume, asnjë investim në kujdesin shëndetësor dhe arsim, nuk ka liri të medias, nuk ka demokraci”, thotë ajo.

Vetë zoti Marki-Zay premton lidhje më të ngushta me BE-në nëse fiton. Ai tha se lidhjet më të ngushta të zotit Orban me Presidentin rus Vladimir Putin, Kinën dhe Turqinë nuk ishin në përputhje me ato që ai i quajti vlera evropiane.

“Kjo duhet të ndryshojë. Jo vetëm sepse duam të jemi anëtarë besnikë të BE -së dhe NATO -s, por sepse shumica, 80% e hungarezëve do të votonin që të qëndrojmë në Bashkimin Evropian, dhe sepse për ne integrimi evropian, demokracia dhe ekonomia e tregut janë vlera shumë të rëndësishme. ”

Marrëdhëniet e BE-se me Hungarinë janë acaruar për shkak të politikave të zotit Orban. Përplasjet mbi standardet demokratike kanë luajtur rol në vonesat e dhënies së fondeve të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia të vendit./VOA/

Continue Reading

Aktuale