Bota
BE duhet të përgatitet për një Brexit pa marrëveshje
Për momentin, ky është një moment i rrezikshëm për Bashkimin Evropian. Brukseli thotë se është i përgatitur për një Brexit edhe pa marrëveshje, por të gjithë e dimë që kjo nuk është e vërtetë. Komisioni Evropian, e ka riformatuar veten në nivelin teknik.
Por nuk ky është lloji i gatishmërisë që ka tani rëndësi. Udhëheqësit e BE-së, nuk i kanë informuar ende votuesit e tyre, për ndikimin ekonomik negative që do të këtë largimi brenda një nate nga unioni i një vendi të madh si Britania. Bashkimi Evropian, ka të drejtë të mos i marrë seriozisht provokimet e kryeministrit të ri britanik. Ato janë të dizenjuara për një audiencë të brendshmem britanike. Por kur pjesa tjetër e ekonomive të Evropës po ngadalësohet ndjeshëm, unioni duhet të përgatitet për tronditjen që do të shkaktojë një Brexit pa marrëveshje.
Unë do t’i këshilloja liderët e BE-së, të analizojnë edhje njëherë situatën, dhe të provojnë nëse vendosmëria e tyre për të mbështetur kontrollin doganor në Irlandë, do t’i rezistonte ende orëve të para pas skadimit të afatit të Brexit më 31 tetor. Një gjë është të pretendosh se je solidar me Irlandën në parim; dhe një tjetër t’u thuash punëtorëve të një fabrikë që do të humbasin punën e tyre, që ky është një çmim që ata ia vlen ta paguajnë.
Qëndrimi i ashpër gjatë bisedimeve mbi këtë çështje, ishte të paktën pjesërisht i ndikuar nga supozimi, se do të kishte zero probabilitet për një Brexit pa marrëveshje. Unë kam argumentuar më herët se ky supozim ishte disi naiv. Probabiliteti mbi këtë skenar, nuk ka qenë në asnjë moment afër zeros.
Ai madje u rrit kur Boris Xhonsoni doli fitues në garën për drejtimin e Partisë Konservatore. Ironikisht, një pasojë e paqëllimtë e fushatës për një referendum të dytë mbi Brexit, ishte rritja e probabilitetit për daljen pa asnjë marrëveshje.
Përkrahësit e zjarrtë të Brexit, ia dolën ta rrëzojnë marrëveshjen e tërheqjes nga unioni që arriti Tereza Mej. Pa vullnetin e tyre, ata u kthyen në “idiotët e dobishëm” të fushatës së Brexit. Mbështetësit e qëndrimit në BE, duhet ta kishin pranuar atë marrëveshje. Kjo do t’i kishte siguruar një marrëdhënie të ngushtë me BE-në, duke e mbajtur hapur mundësinë e ribashkimit në të ardhmen. Një Brexit pa marrëveshje, e mbyll këtë mundësi të paktën për një gjeneratë.
BE-ja ka qenë bashkëpunuese në këtë përllogaritje të gabuar. Dhe as më shumë dhe as më pak se sa vetë Donald Tusk, presidenti në largim i Këshillit Evropian. Ai mbështeti një referendum të dytë mbi Brexit, dhe ndërhyri në fushatën për zgjedhjet evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, duke mbështetur një kandidat pro qëndrimit të Britanisë në BE.
Ndërhyrja e tij, prodhoi 2 efekte të njëkohshme. U krijoi mbështetësve të qëndrimit të Britanisë në BE, shpresën e rreme se Brukseli do të ndërhynte në emër të tyre, dhe se do të ishte e suksesshme me këtë lëvizje.
Dhe kjo i bëri evropianët të nënvlerësojnë rrezikun e një Brexit pa marrëveshje. Sa herë që rikthehem në Gjermani, është gjithmonë dikush që më pyet nëse Britania e Madhe mund ta rishqyrtojë vendimin që mori 3 vjet më parë. Mediat gjermane, e mbuluan Brexit-in thuajse ekskluzivisht nga perspektiva e fushatës për një referendum të dytë.
Këto ditë, ato po shkruajnë mbi gafat shumta të Boris Xhonsonit. Një Brexit pa marrëveshje, ndikimi i saj ekonomik në rajone dhe sektorë dhe interesat gjeostrategjike të BE-së, nuk mundën të vëreheshin dot në ekranet e radarëve.
Dhe një nga arsyet, është se BE-ja ka pasur fat gjatë shumë prej krizave të saj. Aleksis Cipras, u dorëzua gjatë përballjes së qeverisë greke me Komisionin Evropian në vitin 2015. Po kështu veproi i madhi Charles De Gaulle, kur i dha fund në vitin 1966 të ashtuquajturës politikë të “karriges boshe”.
Nëse liderët e Greqisë dhe Francës u dorëzuan, atëherë me siguri që kjo do të ndodhë edhe me Xhonsonin, një figurë me një peshë shumë më të vogël. Unë nuk mendoj se do të ishte e mençur, që BE-ja të humbiste vëmendjen nga uniciteti i Brexit.
Stimujt politikë për Xhonsonin, janë të ndryshme nga ato të liderëve të BE-së, që nuk do të largohen nga unioni. Së pari, BE mund të dëshirojë të reflektojë mbi dështimin e saj të vazhdueshëm për të kuptuar mbështetjen ndaj Brexit në Britaninë e Madhe, siç dëshmohet nga 2 palë zgjedhje të përgjithshme, 1 palë zgjedhje evropiane, 1 referendum pro Brexit dhe nga zgjedhja e Boris Xhonsonit kryeministër.
Dhe këtu vërehet një model. Ndërkohë, udhëheqësit e BE-së duhet të reflektojnë edhe mbi gabimet e tyre. Ata duhet ta kishin bërë të qartë që nga fillimi, se nuk do të zgjasnin afatin e Brexit në mars të këtij viti. Nëse do ta kishin ndjekur këtë këshillë, marrëveshja e zonjës Mej mund të kishte një shans që të miratohej. Vetëm një budalla, do të përpiqej të parashikonte rrjedhën e politikës britanike gjatë 3 muajve të ardhshëm.
Një Brexit pa marrëveshje, është një rezultat i mundshëm por jo i vetmi. Unë pres që Xhonson të përpiqet të bashkojë votën pro-Brexit, dhe të pozicionohet kundër mbështëtësve tashmë të përçarë të qëndrimit të Britanisë në union. Kjo do të duket si një strategji inteligjente. Por unë po bëj një parashikim:pavarësisht nëse Brexit përfundon me apo pa marrëveshje, shumëkush në BE nuk do ta vërë re atë teksa do të jetë duke ndodhur./përktheu dhe përshtati in7.tv/
BURIMI: Financial times
Bota
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.
Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.
Durante su visita a París, una mujer le dio una cachetada al presidente de Francia, @EmmanuelMacron por la crisis económica que se vive en el país. pic.twitter.com/UOeQPDVfz3
— Político MX (@politicomx) November 21, 2022
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.
Bota
Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!


Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!
Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale
Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.
Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.
Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.
“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.
“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.
Bota
Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur


Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur
Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit
“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.
Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.
Apple lëshoi një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.
Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.
Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare