Connect with us

Lajme

Tetovë/Aksion anti drogë, prangoset polici

Published

on

Sot policia e Tetovës ka realizuar një aksion anti drogë, ku në rrjetin e saj ka rënë edhe një  zyrtar policor nga rajoni i Tetovës, transmeton in7.

Sipas burimeve policore, aksioni kishte në qendër përdorues dhe shpërndarës të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, ku gjatë operacionit, një person, që ka qëlluar zyrtar policor, në pikë pagesën rrugore në Gostivar, ka tentuar të arratiset, njësiti policor ka vepruar shpejt dhe ka arrestuar të njëjtin, ku pastaj është vërtetuar se ai ka poseduar substanca narkotike me vete.

Ende nuk bëhen të ditura inicialet e zyrtarit dhe as sasia e substancës narkotike të gjetur tek ai.

Nga këto burime mësohet se gjatë operacionit janë ndaluar dhe arrestuar edhe disa persona tjerë, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor, ku edhe do të merren në pyetje si të akuzuar përm vepër penale, “prodhim dhe lëshim në përdorim të substancave narkotike dhe psikotrope”./in7.tv/

 

 

 

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale