Connect with us

Lajme

Shipkovicë-Tetovë/ Ariu terrorizon banorët, ata kërkojnë ndihmë nga organet

Published

on

Dëshmitarë të rastit thonë se kanë parë një ari teksa ka hapur varre, kryesisht gjatë natës dhe ushqehej me eshtrat e të vdekurve, transmeton in7.

Rasti i njëjtë është përsëritur disa herë, e për këtë janë të shqetësuar banorët e fshtatit Shipkovicë, të cilët apelojnë deri tek organet kompetente që të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi, pasi ndjehen të terrorizuar kur në mëngjes përballen me varre të hapura dhe eshtra të shpërndara njerëzish nëpër varreza.

“Dy kufoma i ka nxjerr prej varri dhe nga gjunjët e poshtë i ka ngrënë,njërën e ka nxjerrë prej varri dhe e ka gjuajt anash po këmbët ia ka ngrënë. Ne e varrosëm një djalë të ri, por të nesërmen kur shkuam kufoma ishte jashtë këmbët nuk i kishte”, ka thënë për mediat, një banor i fshatit.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë thonë se kanë njoftuar ministrinë e Bujqësisë dhe pritet të ndërmerren masa adekuate për rastin në fjalë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Aktuale