Lajme
Prokurorët në pushime, “Zhvatja” në pauzë, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec në Shutkë
Ky është një shpjegim i shkurtër i situatës aktuale lidhur me rastin e zhvatjes së parave nga biznesmenët, ku kontrollohet gjithashtu përfshirja eventuale e shefes së Prokurorisë Speciale Katica Janeva. Dilema është se përse Janeva fshiu të dhënat e telefonit për të cilin tha se e kishte humbur dhe nëse është përpjekur të fshehë informacione që do të ishin me interes për prokurorinë e krimit të organizuar. Për dallim nga pushimet verore që i morën prokurorët, politikanët nuk janë të qetë. Opozita gjithashtu bëri thirrje sot për zgjerim të hetimit për rastin “Reket” por edhe hetimin për Organizatën Joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” të Boki 13.
“Arsyeja është e qartë, ekziston frikë se nëse zgjerohet hetimi, atëherë ka shumë gjasa që të dalin në shesh të gjitha lidhjet dhe mbështetjet që i ka pasur i akuzuari i parë Bojan Jovanovski i ashtuquajturi Boki 13 me prokurorët, por edhe zyrtarë politik të LSDM-së. Tashmë ekzistojnë tregues serioz se pikërisht OJQ-ja e Boki 13, “Lidhja ndërkombëtare” ka qenë vegla përmes të cilës janë bërë shantazhe, zhvatje dhe transaksione të dyshimta”- deklaroi Naum Stoillkovski- VMRO DPMNE.
Dhe përderisa VMRO- DPMNE-ja këmbëngul për zgjerim të listës me zyrtarë të LSDM-së si përgjegjës për “Zhvatje”, kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev sot mohoi se komuna ka pasur ndonjë lidhje me rastin në fjalë. Ai së bashku me kolegen nga Manastiri, Natasha Petrovska, ishin ndër të parët për të dhënë deklaratë në prokurori.
Komuna e Karposhit
“Komuna e Karposhit dhe kryetari i saj, Stefan Bogoev nuk janë të përfshirë në asnjë aktivitet joligjor në lidhje me rastin “Zhvatja”. Në komunën e Karposhit nuk është hapur asnjë lëndë, dhe nuk është dhënë as miratim për ndërtim, as çfarë do qoftë akt tjetër juridik në lidhje me rastin në fjalë”.
Për zhvatjen e 1.5 milion eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, tani për tani të dyshuar janë vetëm Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. I kanë marrë para me premtim se kanë fuqi të ndikojnë në Prokurorinë Speciale dhe ta ndalojnë hetimin kundër Kamçevit për pastrim parash. Boki 13 paraqitet edhe si pronar joformal i televizionit 1TV, ku nga mbrëmë filloi përsëri të emetohet programi, që televizioni të mos e humbë lejen për punë.
BURIMI: Alsat-M
Lajme
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata
163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare