Connect with us

Lajme

Maqedoni e Veriut – Bullgari, dy vite nga Marrëveshja për fqinjësi

Published

on

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë sot e shënojnë dyvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Paraf në dokumentin në Shkup më 1 gusht të vitit 2018 vendosen kryetarët e qeverisë së dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Marrëveshja i ka hapur perspektivat për dy vendet për bashkëpunim të fuqishëm dhe intensiv në planin dypalësh dhe shumëpalësh, avancim të lidhjeve transportuese dhe komunikimeve, lehtësim të formaliteteve doganore dhe kufitare, ndarje e mjeteve për projekte rajonale infrastrukturore dhe tejkufitare, lehtësim i kontakteve mes qytetarëve të dy shteteve si dhe mbështetje e fuqishme e Bullgarisë për aspirata euroatlantike të vendit tonë.

Kryeministri Zaev pas nënshkrimit të dekretit theksoi se kjo marrëveshje dëshmon se atje ku ka vullnet politik dhe të ardhme çështjet do të zgjidhen. Sipas tij, kjo marrëveshje le të jetë ide, shembull dhe model i bashkëpunimit për rajonin dhe më gjerë.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë bënë një hap historik përpara. Bashkërisht vendosëm të kaluarën si themel të të ardhmes dhe me atë hapëm rrugën për stabilitet dhe zhvillim për të dy shtetet dhe rajonin e Ballkanit”, tha Zaev.

Zaev theksoi se kjo marrëveshje tregoi se qeveritë e të dy vendeve mbajnë përgjegjësi për qytetarët e tyre, pasi që siç tha ai, marrëveshja ofron mundësi të hapura për zhvillim ekonomik të të dy vendeve, që do të kontribuojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Ne vendosëm të ndërtojmë miqësi, të zgjasim dorën dhe të bashkëpunojmë. T’i ndjekim nevojat e qytetarëve tanë të cilët janë të bindur se do të kenë përfitim nga ai bashkëpunim, ndërsa ne ta përfundojmë punën si shërbim ndaj qytetarëve, që përmes këtyre marrëveshjeve t’i hapim perspektivat e një bashkëpunimi të këtillë. Bashkëpunimi bilatarel dhe i fqinjësisë së mirë, por edhe rajonal janë perspektivat e të gjithë Evropës Juglindore, e cila sigurisht është pjesë e Evropës. Edhe Maqedonia është pjesë e Evropës”, deklaroi Zaev.

Borisov nga ana e tij, e shënoi faktin se marrëveshja është nënshkruar pa presione dhe ndërmjetësim të caktuara.

“Nuk e di nëse është për herë të parë, por mes dy shteteve pa moderatorë dhe ndërmjetësues arritëm deri aty që shoqërimi dhe fqinjësia e mirë është më e rëndësishme se gjithçka. Kjo do të na bëjë më të fuqishëm, të pavarur dhe të rëndësishëm. Jam i bindur se për dhjetë vite rezultatet do të jenë të dukshme”, deklaroi Borisov.

Ditën e njëjtë u nënshkruan dy memorandume për bashkëpunim, që i përkasin ndërlidhjes hekurudhore mes dy vendeve, gjegjësisht Korridorit 8 dhe për bashkëpunim në fushën e gazit, i cili do të mundësojë që vendi ynë të blejë gaz nga bashkimi Evropian, ndërsa Bullgaria ta transportojë.

Marrëveshja vitin e ardhshëm u ratifikua në Kuvendin tonë dhe në Parlamentin bullgar tre ditë më vonë, ndërsa formalisht hyri në fuqi më 15 shkurt të vitit 2015 pas nënshkrimit të Protokollit për shkëmbim të dokumenteve ratifikuese nga ana e shefave të diplomacive të dy vendeve Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva në Sofje. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Published

on

By

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve këtë në Maqedoninë e Veriut. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Tetova.

Sela tha se nuk do të mund gënjehet më tetovari dhe të gjithë shqiptarët me jetë dhe ambient jetësor kur 20 vite është punuar kundër jetës, kundër ambientit.

“Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Këto gjëra janë vetëm për të rikujtuar, se shqiptarët janë vetëdijesuar, janë ngritur në këmbë, Tetova është ngritur në këmbë, dhe ne do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren”, tha Sela, duke shtuar se fitorja do të nis nga Struga dhe do të përfundojë në kryeqendër në Çair të Shkupit.

Sela u tha qytetarëve që e kanë humbur besimin te politika se edhe ata janë njësojë si ju.

“Por mos e humbini besimin tek politika, edhe ne e kemi humbur besimin te politika e keqe, mashtruese, manipulatore dhe shantazhuese që udhëhiqet nga BDI. Edhe ne jemi zhgënjyer nga ata, por nuk rrimë në shtëpi, ne dalim dhe e luftojmë këtë politik dhe u bëjmë thirrje dhe u zgjasim dorën hajdeni ta luftojmë bashkë këtë politik të keqe 20 vjeçare që na e ka vrarë shpresën”, deklaroi Sela.

Sela u bëri thirrje të gjithë qytetarët që të votojnë me ndërgjegje të pastër, për të dënuar edhe ato të cilët po i mbron qeveria dhe prokuroria për tragjedinë e ndodhur në Tetovë ku humbën jetën 14 qytetarë.

“Ngushëllim kanë nevojë ata njerëz, ata kanë nevojë të kenë njerëz pranë tyre që kujdesen dhe nuk i humbin aq lehtë kujtimin dhe ngushëllimin që duhen ta ketë dhe ngushëllimi dhe forma më e mirë do të ishte që më 17 tetor të dilni dhe të dënonin me votë, këta që i ruan shteti, sepse ndryshe bëheni bashkë fajtor me ata”, tha Sela.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Published

on

By

Gashi: Sonte fillon faza e mbrojtjes së votës, kësaj radhe nuk lejojmë nëpërkëmbjen e vullnetit të shqiptarëve

Afrim Gashi tha se është i bindur se Tetova ka vullnet për ndryshim dhe se ky ndryshim do të ndodhë më 17 tetor.

Gashi tha se fushata ka dy faza, e para me grumbullimin e votave dhe e dyta me mbrojtjen e votës.

“Sonte përfundon faza e grumbullimit të votave. Kemi bërë çmos këto 20 ditë që nga tubimi i parë në Shkup, kemi vizatuar gjitha komunat, kemi promovuar kandidatët më të mirë të mundshëm, kemi gjetur programet më të mirë, kemi gjetur zgjidhjet më të mira për komunat e tona që BDI i ka lënë 20 vite prapa. Sonte bie perdja, sonte fjalët e tona heshtin. Por sonte fillon një fazë shumë e rëndësishme, prej sonte fillon mekanizmi, të gjitha shtabet tona duhet të shndërrohen në fuqi që e mbrojnë votën”, tha Gashi duke shtuar se duhet konceptim për ruajtjen e votës.

“Mbrojta e votës nënkupton mbrojtje të vullnetit të shqiptarëve, andaj patjetër duhet ta mbrojmë. Kësaj here jam shumë i bindur se kemi marrë masat e duhura dhe do të dalim faqebardhë”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Vullnet Murseli: Nuk do të lejojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet

Published

on

By

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, nga tubimi qendror në Tetovë, tha se gjatë tre javëve të kaluara kanë vizituar çdo vendbanim, lagje dhe fshat në Tetovë.

“Njerëzit kanë nevojë për ndryshim edhe atë menjëherë, ne do ta sjellim atë ndryshim ngase tetovarët e meritojnë më të mirën. Kemi dëgjuar shumë halle, kemi parë shumë probleme, nuk mund të pranojmë që Tetova të vazhdojë të shkatërrohet”, tha Vullnet Murseli.

Ai tha se Tetovës do të ja kthejnë krenarinë, dinjitetin, do ta bëjën vendbanim për jetesë më të mirë.

“Ata kanë shpifur, na kanë sulmuar por ne kemi vazhduar të punojmë. Ne kemi ekipin më të mirë, programin më të mirë, e kemi përkrahjen e tetovarëve, të gjithë atyre që ja duan të mirën qytetit, pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe etnike”, shtoi më tej Murseli.

Ai tha se me fitoren e Tetovës do të fitohet e gjithë Maqedonia.

“Ju ka ardhur fundi dhe ata e dinë, prandaj bëjnë si të çmendur dhe dëshirojnë të përhapin frikë. Ne nuk kemi frikës e jemi në rrugën e krenarisë, në rrugën e fitores”, tha Murseli.

Continue Reading

Aktuale