Connect with us

Lajme

Lajmi i fundit/ Tjetër incident në Komunën e Strugës

Published

on

Tjetër incident në Komunën e Strugës

Incident tjetër është regjistruar sot në Komunën e Strugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, atëherë kur administrata lokale fillon me punë, shkruan in7.
Një person nga një fshat i Strugës, ka mbyllur dyert e komunës duke i lënë jashtë objektin komunal të punësuarit që kanë pritur të hyjnë në zyrat e tyre.
Sipas burimeve të in7, personi në fjalë ka drejtuar sharje dhe ofendime ndaj kreut të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai ka kërkuar që Merko të vijë ti dalë përballë dhe ti kërkojë ta hapë derën.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe policë nga stacioni policor në Strugë, të cilët e kanë qetësuar situatën.
Pas rreth gjysmë ore jashtë, të punësuarit kanë pasur mundësi të fillojnë me procesin e punës.

Siç mëson in7, Kryetari i Strugës, Ramiz Merko nuk gjendet në Strugë pasi ka marrë ditët e pushimit dhe për momentin ndodhet në Shqipëri.

Incidenti në fjalë vjen vetëm disa ditë pasi brenda objektit të komunës dy persona kanë hyrë dhe kanë bërë sherr me disa të punësuar duke e përfshirë këtu edhe Merkon. Rasti ishte paraqitur nga vetë Ramiz Merko në polici. Policia e konfirmoi rastin dhe theksoi se po kryen hetimet e nevojshme, para se të marrin veprime konkrete.
Ende nuk dihet nëse rasti i sotëm dhe ai i para disa ditëve kanë lidhje me njëri tjetrin. /in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Lista Serbe shkon e organizuar për të votuar, Rakiç fton qytetarët të votojnë

Published

on

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sot pas votimit në Shkollën Teknike në veri të Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në mënyrë masive.

Ai ka thënë se të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe çdo gjë po shkon në rregull.

“Siç po e shihni qytetarët po marrin pjesë në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit.

Ftoj të gjithë të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duke respektuar masat kundër COVID-19”, tha ai.

Ndryshe, Lista serbe në mënyrë të organizuar kanë dalë për të votuar.

Continue Reading

Lajme

Rezultatet e para KSHZ-ja duhet t’i kumtojë në afat prej 12 orëve

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet komunale zgjedhore i shpall në mënyrë sukcesive, ndërsa rezultatet në bazë të dhënave nga procesverbalet e Komisioneve komunale zgjedhore në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Komisionet komunale zgjedhore rezultatet e para të zgjedhjeve duhet t’i shpallin në afat prej 7 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe theksohet në tabelat e shpalljeve në komunë dhe kumtohen në media.

Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit rezultatet e para nga zgjedhjet për anëtarët e këshillit, përkatësisht kryetar komune I shpall brenda 10 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga Komisionet Komunale Zgjedhore për Qytetin e Shkupit dhe i thekson në tabelë për shpallje në Qytetin e Shkupit dhe i kumton në media.

KSHZ -ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i shpall menjëherë, ndërsa më së voni nga dita e përfundimit të tyre. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KSHZ-ja i shpall për secilën komunë veç e veç.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve shpallen nga KKZ -ja menjëherë, dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre.

Në rrethin e parë të votimit për kryetar komune, zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga zgjedhësit që kanë votuar, nëse rezulton një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve për komunën përkatëse.

Continue Reading

Kosovë

Voton Arben Vitia

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinë, Arben Vitia, ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Vitia kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vitia ka votuar rreth orës 9 në shkollën “Ali Sokoli” në kryeqytet.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës.

Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë.

I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë.

Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia në Klan Kosova.
Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.

Continue Reading

Aktuale