Connect with us

Lajme

Kush i dëbon të rinjtë nga vendi, tregon sociologu

Published

on

Përveç faktorëve ekonomik, fajtorë për ikjen e të rinjve nga vendi është edhe gjendja jostabile politike, krizat e vazhdueshme, skandalet etj., kështu vlerëson sociologu Ali Pajaziti, duke folur për trendin masivë të ikjes së të rinjve nga vendi.

“Ikja e të rinjve nga Maqedonia përveç faktorëve apo shtytësve ekonomik i ka edhe ata politik, që nënkuptojnë gjendjen jostabile politike, krizat e vazhdueshme, skandalet që gufojnë thuajse çdo dy-tre ditë. Imazhi i njerëzve që mbajnë timonin e shtetit që nuk tregojnë kurrfarë morali dhe vlerash të mirëfillta, që nuk janë shembull në menaxhim, që krijojnë klane e kasta që përfitojnë karshi demosit që i ka zgjedhur mbjellin tek brezi i ri një defetizëm të thellë se ky vend nuk bëhet, se s’ka perspektivë”, vlerëson Pajaziti në prononcimin e tij për gazetën KOHA, përcjell in7.

Sipas tij, korrupsioni si veçori e përgjithshme e profilit të shumicës dërrmuese të politikbërësve tanë, mos aplikimi i meritokracisë për punësime, shfrytëzimi i elanit rinor për propagandë e materialbartës zgjedhjesh, shkelja mbi dinjitetin e një të riu që ka marrë diplomë me meritë dhe punësimi i militantëve me diploma të dyshimta ka bërë që ajka të na arratiset dhe ne të mbetemi me llumin profesional.

Ndërkohë, sipas një vrojtimi të “Gallup”, ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50 për qind.

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale