Connect with us

Lajme

Kanabisi/Luftë dhe përfitime milionëshe në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Dhjetëra licensa për ta kultivuar për qëllime mjekësore.

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet e paketa të Europës që ka legalizuar prej disa vitesh industrinë e kanabisit për qëllime mjekësore.

Kjo industri, për vendet që po e zhvillojnë atë, po sjell përfitime marramendëse.

Maqedonia e Veriut i bëri ndryshimet e duhura ligjore në vitin 2016, çka u mundësoi dhjetëra kompanive private të fitojnë licenca për prodhimin e kanabisit.

Aktualisht, 27 kompani janë licencuar për prodhimin e vajit mjekësor të kanabisit, kurse në pritje të licencave, siç thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë 17 kompani.

Interesi duket i lartë dhe shifrat jozyrtare flasin për 70-80 kompani.

Vetë kultivuesit thonë se industria e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore duhet të zgjerohet edhe më shumë, pasi i sjell Maqedonisë së Veriut përfitime të mëdha.

Slave Ivanovski – pronar i kompanisë “Oaza alkaloidi” :Është një degë interesante, ku Maqedonia e Veriut mund dhe ka kuadro për këtë biznes dhe për të vazhduar më tej për t’u zhvilluar. Të mos shesim vetëm lulet dhe vajin, por edhe prodhime të gatshme. Statistika jonë tregon se profiti nga eksporti i kanabisit mund të jetë më i madh nga eksporti i mishit të qengjit, verës, pjeshkëve dhe prodhimeve bujqësore në Maqedoni. Është një shans i mirë për vendin.

Kompania “5 Letters” në Krushevë të Maqedonisë prodhon kanabis për qëllime mjekësore dhe gjithnjë e më shumë po futet në tregjet botërore. Për një litër vaji të kanabisit ata përfitojnë thuajse 95 mijë euro. Kjo kompani ka të punësuar njerëz të rinj e të arsimuar dhe u ofron paga dyfish më të larta se mesatarja në Maqedoni.

Në farmacitë e vendit shiten dy lloje të vajit të kanabisit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka bërë publike të dhënat për sipërfaqet e mbjellura me kanabis, por jozyrtarisht flitet për një sipërfaqe prej rreth 140 mijë metër katrorë. Ndërkohë, thuajse çdo ditë hapen kompani të kësaj veprimtarie e që përmbajnë fjalën kanabis që do të thotë se interesimi për këtë biznes është tejet i madh.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se kjo industri ka hapur vende të shumta pune dhe parashikohet të sjellë përfitime deri në 100 milionë Euro në vit në arkën e shtetit.

Veç Maqedonisë se Veriut, në Europë kjo industri po lulëzon edhe në Greqi dhe Portugali, dy vende në vështirësi ekonomike që e kanë përdorur kanabisin për të ulur papunësinë dhe për të shtuar të ardhurat e buxhetit. Studimet tregojnë se tregu europian i kanabisit mjekësor mund të arrijë 55 miliardë Euro përfitime deri në vitin 2028.

Që nga viti 2018, sektori i prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore po sheh zhvillime me ritme te shpejta edhe në Amerikën e Veriut, pasi vlerësohet se përfitimet tregtare janë shumë të mëdha për t’u injoruar.

Por, paralelisht me prodhimtarinë industriale të bimëve të vajit të kanabisit, në Maqedoni edhe më tej është i përhapur “tregu ilegal” për furnizim me marihuanë dhe më produktet e saj. Filip Dostovski, aktivist për legalizimin e marihuanës, i cili qe shumë vite i këshillon pacientët si mund të prodhojnë vetë vaj për shërim ose mbrojtje, ndërsa disa herë është përplasur me ligjin, thekson se në Maqedoni bëhet luftë në nivele të ndryshme, për pjesën më të madhe të biznesit që premton përfitime të mëdha.

Ai ka qenë i diagnostifikuar me sëmundje malinje, dhe është shëruar me metoda alternative – me kanabis. Me vite organizon seminare, ndërsa thotë se ka marrë pjesë në përpunimin e versionit të vjetër dhe atij të ri të ligjit për kontrollë të drogave, në konsultim me mjekë dhe farmacistë. Njerëzit gjithnjë e më shpesh kërkojnë ndihmë dhe vendosin që vetë ta provojnë recetën e re, ka deklaruar për Klan Maqedoni,Dostovski.

“Varet nga diagnoza, sa janë të frikësuar, por siç kalon koha më shumë njerëz e prodhojnë vetë dhe vetëm për mbrojtje. Gjithnjë e më shumë. Para 5 viteve, prej 10 personave prodhonin vetëm dy, ndërsa sot 8 persona.”- tha aktivisti Filip Dostovski.

Pikërisht procesi i lehtë i prodhimit të vajit, sipas Dostovskit qëndron pas rënies së kultivimit industrial të marihuanës në Maqedoni viteve të fundit si dhe treguesit se kanabisi është i dobishëm, siç kanë besuar mjekët dhe farmacistët në këto vende që para një shekulli.

“Pas gjithë kësaj në industri fshihet procesi i lehtë i prodhimit të kanabisit dhe vajit të kanabisit, i cili do të jetë i njëjtë ose me cilësi edhe më të mirë nga ai që mund të blehet në barnatore. Disa industri këtë e shohin si kërcënim të madh, kështu që tani edhe ato të hipin në atë tren. Duke dashur të hipin në atë tren, është ngritur freni për të gjithë. Kështu që kjo industri, ajo legale, që te ka mbetur pas, vetëm e motivoi industrinë ilegale të punojë dhjetëfish më shumë.” –deklaroi aktivisti Filip Dostovski.

Në krijimin e rregullativës, sipas Dostovskit, shteti duhet t’i shohë pozitat e veta, dhe jo të pasqyrojë ligj nga një vend tjetër.

“Nga njëra anë punë e mirë, nga ana tjetër e keqe, sepse kufizohemi me Shqipërinë e cila është prodhuesi më i madh botëror i kanabisit ilegal. Është mirë që ka kanabis relativisht të lirë, jo gjithmonë cilësor, por sërish është kanabis, është lehtësisht i kapshëm për njerëzit dhe mund të bëjnë vaj. Ana negative është se ne duhet të shohim më seriozisht procesin e dekriminalizimit, sepse kufizohemi me prodhuesin më të madh të kanabisit. Që të zvogëlohet tregu ilegal duhet nga aspekte të ndryshme t’i qasemi këtij problem. Për fat të keq te ne shihen vetëm paratë.” –deklaroi aktivisti Filip Dostovski.

Si person i cili një dekadë të tërë punon në këtë fushë, Filip Dostovski pohon se në tregun ilegal me kanabis në vend ka edhe njerëz nga policia dhe mjekësia. Kritikuesit e tij, sidomos nga industria i porosit ta lënë që punën ta vlerësojnë pacientët.

Continue Reading

Kolumna

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Published

on

By

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.

Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.

Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.

Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.

Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!

Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA

Continue Reading

Lajme

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Published

on

By

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Paraditën e kësaj të enjte janë takuar kandidati i ASH-së, për Tearcën, Nazim Taipi dhe kandidati i Besës, Daut Memishi.

Përmes një fotografie që kanë publikuar dy kandidatë kanë njoftuar se është koha për qeverisje të pastër në Tearcë dhe se Lëvizja Besa do të mbështes kandidatin e ASH-së në Tearcë, Nazim Taipi i cili ka hyrë balotazh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i pari me vota rradhtiet, Nuhi Neziri nga BDI me 3818 vota, i dyti rradhitet Nazim Taipi me 2.362 dhe i treti në këtë garë ka dalur kandidati i Besës, Daut Memishi me 1.969 vota. Ndërsa në mbështetje të Taipit kanë dalë edhe aktivistë të PDSH-së të cilët kanë dalur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së për të koalicionuar me BDI-në. /ZYRTARE.net

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Aktuale