Connect with us

Bota

Ish Drejtori ekzekutiv i Audit akuzohet për mashtrim në lidhje me motorët me naftë të Volkswagenit

Published

on

Ish-drejtori ekzekutiv i Audi, Rupert Stadler akuzohet për mashtrim në një hetim të vazhdueshëm në lidhje me skandalin e motorëve me naftë të gjigantit “Volkswagen”, transmeton in7.

Prokurorët gjermanë thonë se Stadler fshehu faktin se softveri i krijuar për të mashtruar në testet e emetimeve ishte instaluar në makinat Audi, Porsche dhe VW në të gjithë botën.

Ai është një nga katër ish-punonjësit e akuzuar për rolin e tyre në këtë skandal.

Volkswagen deri më tani ka shpenzuar rreth 30 miliardë euro në dënime dhe marrëveshje kontraktuale, pasi prokurorët në Gjermani dhe SHBA vazhdojnë hetimet e tyre rreth skandalit në fjalë./in7.tv

Continue Reading

Bota

Rusia vazhdon përparimin, pushton qytetin e rradhës në Ukrainë

Published

on

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Svitlodarsk në distriktin Bakhmut të rajonit Donetsk të Ukrainës, sipas zyrtarëve ukrainas dhe Republikës Popullore të Donetskut – një zonë e kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore, e formuar nga separatistët pro-rusë.

Ushtria ruse hyri në qytet herët këtë mëngjes, tha kreu i administratës ushtarake të Ukrainës Svetlodar, Sergei Goshko, për një radio ukrainase.

“Ata janë duke e varur leckën e tyre në ndërtesën administrative”, tha Goshko, duke iu referuar flamurit rus.

Para fillimit të luftës, Svitlodarsk kishte një popullsi prej 11,000 njerëz./albeu.com

Continue Reading

Bota

Gjermania porosit 40 mijë vaksina si përgatitje për përhapjen e lisë së majmunëve

Published

on

Gjermania ka porositur 40.000 vaksina të kompanisë “Bavarian Nordic” për t’i vaksinuar kontaktet e mundshme të personave të infektuar me linë e majmunit, nëse sëmundja përhapet më shumë në këtë vend.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Mauterbach, tha të martën se masat si izolimi për tri javë, të rekomanduara për personat e infektuar, tash për tash do të mjaftojnë për ta mbajtur nën kontroll përhapjen.

“Nëse infeksionet përhapen tutje, ne do të duam që të jemi të përgatitur për vaksinim të mundshëm unazor, që ende nuk është rekomanduar në këtë pikë, por që mund të bëhet i nevojshëm”, shtoi ai, duke iu referuar strategjisë për vaksinimin e atyre që kanë pasur kontakt me një person të infektuar.

Continue Reading

Bota

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Published

on

By

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Kreu i Administratës Rajonale Ushtarake të Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, ka treguar të hënën se raketat ruse kanë goditur infrastrukturën hekurudhore në këtë rajon duke shkaktuar dëme serioze, njofton CNN.

“Një ditë e vështirë me alarme të pafundme. Raketat goditën infrastrukturën hekurudhore në Pavlograd dhe Synelnykiv. Ka dëme serioze në hekurudhë. Është e paqartë se kur do të rikthehet qarkullimi”, tha Rezhnichenko.

Forcat ruse duket se po godasin infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës për të penguar furnizimin e forcave ukrainase.

Continue Reading

Aktuale