Connect with us

Spektakël dhe Yje

Historia që nuk e dinim/ Kur Sinan Hoxha tentoi të arratisej në 1989

Published

on

Më 25.6.1989 u kapën në orvatje për t’u arratisur në sektorin Kërçisht të rrethit Dibër, Sinan Fadil Hoxha (sot këngëtar i njohur) dhe Flamur Bedri Çakmashi, banues të lagjes nr.10 të Tiranës. Njoftimi zyrtar i rrit moshën të dyve, nga 14 në 15-vjeçarë. Të dy i përkisnin vitlindjes 1975. Sipas njoftimit, ata ishin nisur me makinë nga Tirana deri në Bulqizë.

Me autobusin e punëtorëve Bulqizë-Maqellarë udhëtojnë në këtë fshat. U shmangen vështrimit të banorëve të fshatit Kërçisht dhe afrohen deri 40 metra klonit. Rreth orës 18.30 i spikat fshatar Faiku që kulloste delet dhe djali i tij Gëzimi, të cilët lajmërojnë menjëherë forcat e kufirit.

Pas u thonë këtyre se gjoja ishin nga Bulqiza e po mblidhnin lule, dy të rinjtë largohen në thellësi, por njëri kapet në Kërçishtin e poshtëm e tjetri në fshatin Melan pasi kishte shfrytëzuar një automjet aty.

Pushkatari Hajri kap rreth orës 20.00, Flamurin, ndërsa operativi i Melanit kap rreth orës 21.00 Sinan Hoxhën. Në raportin përkatës të kësaj ngjarjeje për arsyet e arratisjes:

“Të ndikuar e të nxitur nga propaganda borgjeze, duke ndjekur televizionin e radion në stacioneve e huaja, u lindi ideja për t’u arratisur në Jugosllavi, duke u gënjyer se “atje jetohet mirë”, “ka vetura e motoçikleta me bollëk”, “do të bredhim nga të duam” “do bëjmë si të duam”, etj.

14-vjeçarët nuk u dënuan me gjyq për të rriturit, por me gjyqe lagjeve apo shkolle në formën e demaskimit.

Historia që nuk e dinim/ Kur Sinan Hoxha tentoi të arratisej në 1989

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Ndodh dhe kjo: Blogerja amerikane bën poza para arkivolit të babait, kritikohet ashpër

Published

on

Një blogere amerikane është vënë në qendër të kritikave nga fansat e saj, pasi kishte dalë disa foto në Tik Tok duke pozuar përpara arkivolit të hapur të babait të sajNgjarja e çuditshme i ndodhi influenceres së fitnessit, Jayne Rivera, e cila ka miliona ndjekës në platforma të ndryshme.

Komentet ishin nga më ofendueset dhe shumë prej fansave e hoqën nga lista.

20-vjeçarja Jayne Rivera shfaqet në këto foto e veshur me të zeza duke pozuar sikur lutet dhe shkruan përkrah tyre. “Fluturo flutura ime.

Pushoi i qetë babush. Ishe miku im më i mirë. Pate një jetë të madhe”./A2Cnn/

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Çfarë pune bën në Zvicër, përgjigjet Shkëndije Mujaj

Published

on

Shkëndije Mujaj, ish-këngëtare dhe vajzë shumë e përfolur në mediat rozë, prej kohësh ka filluar një kapitull të ri të jetës duke iu përkushtuar fesë islame.

Ajo ndan copëza në rrjetet sociale nga përditshmëria e saj si e përkushtuar ndaj fesë. E nganjëherë, ndjekësve ua jep mundësinë që ta pyesin rreth jetës së saj.

Së fundmi ajo u pyet se çfarë pune bënë në Zvicër dhe përgjigjja e saj është kjo.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja e përmendi në emision, reagon Dafina

Published

on

By

Presidentja e përmendi në emision, reagon Dafina

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste televizive përmendi këngën “Llafe, Llafe” të këngëtares së njohur, Dafina Zeqirit.

Gjersa po komentohej shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kritikat pasi Presidentja mori këtë vendim, Osmani ka cituar një pjesë të këngës së Dafinës.

‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë llafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’, tha Osmani.

Menjëherë pas kësaj, reagoi artistja.

“Mirmëngjesi”, ka shkruar ajo, ku edhe ndau një pjesë të intervistës.

Continue Reading

Aktuale