Lajme
Borisov e thotë hapur, Goce Delçev ishte bullgar
Kanë kaluar dy vjet që kur u nënshkruar marrëveshja për fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe gjatë këtyre dy viteve janë bërë përpjekje të përbashkëta, të cilat i kanë dhënë një perspektivë evropiane Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka thënë kryeministri bullgar,Bojko Borisov pas takimit në katër sy me kolegun e tij Zoran Zaev, në Shkup, transmeton in7 .
Kryeministri bullgar ka thënë se në delegacionin e tij ka pasur edhe profesorë të historisë, siç janë, profesor Angel Dimitrov dhe eurodeputetin Angel Dzhambazki.
Ai ka theksuar se shpreson që historia nuk do të jetë ajo që do të na ndajë në të ardhmen, duke sigurar homologun e tij, Zaev se punët në Korridorin 8 do të përshpejtohen:
“Ne u pajtuam me kolegun tonë të shkonim në Gueshevo javën tjetër. Tuneli në anën tonë është pothuajse gati, po punohet për të përfunduar Korridorin 8. ”
Ai u bëri thirrje historianëve të punojnë për të arritur konsensus mbi çështjet e diskutueshme.
“Për t’i bashkuar përpjekjet tona, duhet të punojmë çdo ditë. Kemi pak kohë për t’i dhënë fund këtyre konflikteve, të themi. Për të gjithë ne që argumentojmë, heronjtë që dhanë energjinë e tyre sakrifikuan veten për të punuar së bashku, thjesht nuk është e drejtë për ideologjinë e tyre, qëllimin, ëndrrën. Ata ëndërronin për autonomi, për më shumë të drejta për njerëzit. Shpresoj që historianët, jo vetëm që nuk do ta pengojnë, por do të bëjnë përpjekje të mëdha dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur të historisë që të na bashkojë, të shkojmë bashkërisht dhe të përkulemi para varreve të tyre.” ka thënë Borisov.
Kryeministri bullgar, gjithashtu ka dhënë edhe afat që brenda tetorit komisionet e përbashkëta të arrijë një kompromis për të gjitha çështjet e diskutueshme të historisë që tangojnë këta dy vende fqinje.
“Jo, duhet të arrihet, patjetër të arrihet kompromis, nuk duhet të kalohet tetori. Duhet të mblidhen Komisionet, të punojnë çdo ditë. Patjetër të arrihet!” –tha Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
Problemi në të cilin “ngecën” ekspertët për tejkalimin e çështjeve të diskutueshme në librat shkollorë në të dyja vendet, është definimi i Goce Dellçevit, si revolucionar maqedonas, bullgar ose i përbashkët. Në të dyja vendet ai festohet me dekada, ndërsa shumë institucione, shkolla dhe rrugë e mbajnë emrin e tij.
Ndërkaq i pyetur nga gezetarët se çfarë nacionaliteti kishte Goce Delçev, Burisov u përgjigj: “Goce Delçev është bullgar që u mundua për lirinë e Maqedonisë”.
“Bullgaria në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë gjithashtu kam hulumtuar me kujdes mjedisin tuaj të mediave dhe për keqardhjen time të madhe shoh një ndikim të fortë kundër Bullgarisë. Mickoski është shoku im, ne jemi nga një familje politike. Çfarë kemi bërë për ju? Heronjtë tanë, kur u vranë, kishin pikërisht këto synime – të ishim vëllezër, të kishin prosperitet dhe të ardhura të përbashkët. Sepse ky është qëllimi më i madh i çdo politikani,” ka thënë kryeministri bullgar Borisov.
Borisov dhe Zaev, një ditë para Ilindenit, dita e cila gjithashtu në të dyja vendet festohet si festë shtetërore, vendosën lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën Sveti Spas në Shkup. Eshtrat e revolucionarit, pas Luftës së Dytë Botërore, autoritetet e atëhershme bullgare u pajtuan që t’ia dorëzojnë Maqedonisë së Veriut./in7.tv/
https://www.facebook.com/boyko.borissov.7/videos/2495417667352955/
Bota
Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Vladimir Putin ka emëruar ish-truprojën e tij ministër të Emergjencave, vetëm pak muaj pasi paraardhësi i tij u rrëzua në mënyrë misterioze nga një ujëvarë dhe gjeti vdekjen.
Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, 49 vjeç, u emërua nga Putin këtë të martë, ndërsa është truproja i gjashtë e presidentit që emërohet në poste të larta të qeverisë.
Yevgeny Zinichev mbante më herët postin e ministrit të energjisë, gjithashtu një ish-truproje e Putin. Ai ndërroi jetë duke rënë nga një ujëvarë mbi 30 metra e lartë mes dyshimeve për vdekjen e tij. /A2CNN
Lajme
Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët

Një furgon është përfshirë në një aksident të ndodhur në Rrugën e Arbrit.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari me iniciale M.D. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë dëmtuar 4 nga pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lajme
Ziadin Sela kujton martirët e familjes Zymberi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 10 anëtarë të familjes Zymberi nga fshati Sllupçan i Kumanovës në 21 vjetorin e vdekjes së tyre nga granatimet gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, përcjell in7
Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare shkruan se 21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Postimi i plotë
“21 vite më parë, 10 anëtarë të familjes Zymberi ranë martirë të një krimi të rëndë shtetëror e që kurrë nuk gjeti drejtësi.
Fëmijë e gra të pafajshëm, me gjakun e tyre shkruan një kapitull të historisë së popullit shqiptar për liri dhe barazi.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”./in7.tv/
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi