Connect with us

Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Evropës

Published

on

Shkëndija është eliminuar nga faza kualifikuese për Ligën e Evropës nga Dudelange me rezultat të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve të rundit të dytë kualifikues.

Dudelange dhe kampioni i Maqedonisë barazuan 1:1 në Luksemburg në ndeshjen e kthimit të ndeshjes së rundit të dytë kualifikues të martën.

Por, fitorja befasuese 2:1 e klubit nga Luksemburgu në ndeshjen e parë në Tetovë, i ndihmoi Dudelangut të tronditë duke e eliminuar Shkëndijën.

Rreth dhjetë minuta para fundit, Delgado e kaloi Dudelangun në epërsi, para se Ibraimi ta barazonte rezultat në minutën e dytë të kohës shtesë së takimit.

Fundi i takimit ishte tejet i tensionuar, me klubit shqiptar që mbeti me tre lojtarë më pak në fushë në dhjetë minutat e fundit për shkak të kartonëve të kuq që Musliu, Nafiu dhe Ibraimi i morën.

Këtu përfundoi rrugëtimi i edhe një klubi tjetër shqiptar në garat kualifikuese për Ligën e Evropës.

Continue Reading

Lajmet kryesore

Tetë ndeshje pa fitore, shkarkohet nga pankina ish mesfushori i Milanit

Published

on

Mark Van Bommel nuk është më trajner i Wolfsburg.

Tekniku holandez mori drejtimin e skuadrës gjatë merkatos së verës, pro aventura e tij në pankinën e klubit gjerman zgjati rreth 4 muaj, pasi sot iu komunikua zyrtarisht shkarkimi.

Van Bommel u bë protagonist që në fillim, pasi pa Wolfsburgun të eliminohej nga Kupa e Gjermanisë për shkak të një zëvendësimi më shumë të kryer pikërisht nga holandezi, megjithatë starti në kampionat ishte i mirë, me fitore në katër ndeshjet e para radhazi.

Megjithatë më pas filloi malorja, me 8 ndeshje radhazi pa fitore dhe katër humbje radhazi në kampionat, më e fundit pasditen e djeshme në shtëpi ndaj Freiburg, çka bëri që drejtuesit e klubit t’i komunikojnë shkarkimin.

Continue Reading

Sport

Momenti kur Koeman rrethohet dhe sulmohet nga tifozët e Barcelonës (Video)

Published

on

Humbja në “Camp Nou” kundër Real Madridit i ka trishtuar tej mase tifozët e Barcelonës.

Mbështetësit e skuadrës nga Katalonia e kanë gjetur një mënyrë shumë të ashpër për të reaguar pas ndeshjes dhe ata zemërimin e tyre e kanë shprehur mbi trajnerit e klubit Ronald Koeman, transmeton KosovaPress.

Pamjet që po shpërndahen nëpër rrjetet sociale tregojnë momentin kur trajneri holandez rrethohet nga dhejtra tifozë të Barcelonës dhe sulmohet mbi veturën e tij. Gjithsesi Koeman ia del që të largohet nga vendi i ngjarjes pa lëndime për shkak se ishte brenda veturës.
Kujtojmë se Koeman është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë te Barça dhe rezultate negative të njëpasnjëshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Continue Reading

Sport

Juventusi dëshiron portierin e Chelseas

Published

on

Juventusi është duke menduar për opsionet në portë për merkaton e ardhshme.

Juventusi është i etur për të sjellë portierin e Chelsea Kepa Arrizabalaga – sipas Fichajes.

27-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal për Wojciech Szczesny, i cili është përballur me shumë kritika në fillim të sezonit.

Massimiliano Allegri është një admirues i zjarrtë i Kepës dhe ai mund të jetë i hapur për të kaluar në mes të mungesës së minutave të rregullta te Chelsea. /Lajmi.net/

Continue Reading

Aktuale