Connect with us

Lajme

Rasti “Zhvatja”: Telefonat bosh, dyshime plot

Published

on

Në telefonin e dytë të “humbur” të Janevës nuk është gjetur asgjë, ndërsa në të parin “asgjë të veçantë”. Hetimi do të vazhdojë në gjysmën e dytë të gushtit, kur prokurorët do të kthehen nga pushimet, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton in7.

Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për DW ka konfirmuar që ekspertiza e celularit të dytë të prokurores speciale, Katica Janeva, ka përfunduar. Në të s’ka asgjë, përkatësisht, është formatuar plotësisht me Aj kloud (Icloud) të ri. Telefoni, për të cilin djali i Janevës ka pretenduar se e kishte humbur në Beograd, u zbulua para pak kohësh nga motra e të dashurës së tij. Më herët kishte përfunduar edhe ekzaminimi i telefonit i cili ishte konfiskuar nga Janeva menjëherë pasi njoftimit të rastit “Zhvatja”. Por, prokuroria thotë se edhe në atë telefon “nuk kishin gjetur asgjë të veçantë”, që do ishte me interes për hetimin në të cilin, deri më tani, janë të dyshuar dy persona. Sipas hetimit nga provat e siguruara deri më tani, nuk ka asnjë provë që mund të tregojë përfshirjen e Janevës në çështjen që janë duke e hetuar. Por, theksojnë se hetimi vetëm sa ka filluar dhe se do të vazhdojë me ritme të njëjta. Sidoqoftë, për shkak të pushimeve verore, hetimi do të presë që prokurorët të kthehen nga pushimi kolektiv i cili fillon nga 1 gusht, që do të thotë se hetimi do të vazhdojë në gjysmën e dytë të gushtit.

Të hetohet një OJQ

Ndërkohë shumë zhurmë bëri edhe informacioni që pushimin mjekësor prokurores Janeva ia kishte lëshuar drejtoresha e Spitalit psikiatrik në Negorci, i cili ishte bashkëshorte e një personi të punësuar në njësinë e pranimit të PSP-së.

Publiku s’ka durim dhe kërkon përgjigje të shpejta, kundrejt vlerësimit të kryetarit të Shoqatës së gjyqtarëve Xhemaili Saiti se “rasti ‘Zhvatja’ po zhvillohet mjaft publikisht dhe disi në mënyrë folklorike”.

“Prokuroria e Ruskovskës po heshtë dhe nuk tregon nëse hetimin për oktapodin reketues – politik – të prokurorisë e ka zgjeruar edhe në të ashtuquajturën OJQ-ja të Bojan Jovanovskit me emrin ‘Lidhja Ndërkombëtare’”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski në pres-konferencën e djeshme.

VMRO-DPMNE kërkon më shumë përgjigje në rastin “Zhvatja”

Sipas partisë, fakti që kjo organizatë nuk është e përfshirë nga hetimi lë mundësinë që ajo të mbrojë zyrtarët e LSDM-së, të cilët janë pjesë e rrjetit të aktiviteteve të Jovanovskit. Stoillkovski pyeti nëse është shqyrtuar roli i ligjvënëses nga LSDM-ja, Frosina Remenski, e cila është kryetare nderi e asaj organizate.

“Prokuroria duhet të inspektojë në detaje dhe t’ia shpjegojë publikut qëllimin e bashkëpunimit Remenski – Boki 13. A ka pasur Frosina Remenski ndonjë lidhje, në çfarëdo mënyre, me pagesën e dyshimtë që e ka bërë një biznesmen nga Manastiri, për të cilin mediat kishin raportuar se me shumë prej 750.000 euro gjoja ka blerë idenë e ndërtimit të banesave?”, pyeti një zëdhënësi i VMRO-DPMNE. Ai gjithashtu kërkoi përgjigje plotësuese nga prokurorja Ruskovska.

“Përse, nëse Katica Janeva është përfshirë në ndonjë mënyrë në këtë skemë të Boki 13″, ajo ende nuk është arrestuar dhe i jepet hapësirë dhe po lejohet të ndikojë mbi dëshmitarë ose të fshijë provat ligjore?”, pyeti ai.

Hetimi – tregues për kapacitetin e vendit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili dje së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski në Budapest u takua me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në takim ka theksuar se perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të rëndësishme për partinë, të cilat, siç ka thënë, janë rrezikuar nga Qeveria e papërgjegjshme e Zaevit. Në këtë kontekst, Mickoski ka shprehur shqetësim për krimet dhe skandalet e korrupsionit me të cilat përballet qeveria e kryeministrit Zaev, si dhe për mungesë të rezultateve përfundimtare ligjore ndaj aferave kriminale që e rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës.

Hetimi për rastin “Zhvatja” është duke u shikuar nga afër edhe nga diplomatët në vend, veçanërisht në kontekst të vendimit për datën e pritshme për fillim të negociatave me BE-në. Jo zyrtarisht, në qarqet diplomatike po mbizotëron qëndrimi se cilësia e hetimit për këtë rast do të jetë treguesi më i qartë nëse vendi është me të vërtetë i përgatitur për të luftuar krimin.

 

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale