Connect with us

Bota

Politika e jashtme në fokus të debatit mes kandidatëve demokratë për president

Published

on

Dhjetë kandidatët presidencialë demokratë janë përplasur me argumente në një debat televiziv në Shtetet e Bashkuara.

Ky është debati i parë mes demokratëve i cili do të pasohet nga një debat tjetër ku do të paraqiten 10 kandidatët tjerë, përfshirë Joe Biden dhe Kamala Harris, që synojnë nominimin e Partisë Demokratike, për garën presidenciale të SHBA-së më 2020.

Shëndetësia, migracioni dhe politika e jashtme, dominuan debatin që u zhvillua të martën në mbrëmje.

Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, ndër kandidatët më të njohur mes demokratëve ishin në qendër të kritikave nga kundër-kanditatët e tyre.

Ashtu si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, senatori, Bernie Sanders shprehu neverinë e tij ndaj rolit “polic i botës” nga ana e Shteteve e Bashkuara.

Sanders tha se ai do të përmirësonte qëndrimin e Shteteve të Bashkuara me Kombet e Bashkuara dhe do të përqëndrohej në diplomaci në vend të veprimeve ushtarake.

“Ajo që na duhet është një politikë e jashtme që përqendrohet në diplomaci dhe përfundimin e konflikteve nga njerëzit që ulen në tryezë dhe diskutojnë”, tha Sanders.

Kryebashkiaku i Indianës, Pete Buttigieg, një ish oficer i inteligjencës në Rezervat e Marinës, tha se ai do të tërheqë trupat nga Afganistani në vitin e tij të parë në detyrë.

“Mendova se isha një nga trupat e fundit që po largohej nga Afganistani,” tha Buttigieg për luftën 18-vjeçare në atë vend.

Ish-kongresisti Beto O’Rourke u zotua të përfundojë pranitë e huaja në Irak, Jemen, Somali, Libi dhe Siri. Ai gjithashtu premtoi të tërhiqte trupat nga Afganistani në mandatin e tij të parë.

“Si president, unë do t’i përfundoj ato luftëra dhe nuk do të fillojmë luftëra të reja, ne nuk do të dërgojmë më shumë anëtarë të shërbimit amerikan jashtë shtetit për të sakrifikuar jetën e tyre dhe për të marrë jetën e të tjerëve në emrin tonë,” tha ai

Si Sanders, O’Rourke tha që Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndrohen më shumë në diplomacinë paqësore.

Sa i përket kërcënimit të paraqitur nga Koreja e Veriut dhe udhëheqësi i saj Kim Jong Un, kandidati nga Ohio, Tim Ryan tha se “nuk mendoj se presidentët e Shteteve të Bashkuara duhet të takohen me diktatorët.”

Senatorja Amy Klobuchar nga Minesota foli ndryshe, duke thënë se ajo beson se duhet të jetë gjithmonë e hapur për t’u takuar me “këdo në çdo vend”.

“Unë besoj se ju takoheni me njerëz, por kur keni një axhendë dhe vendosni interesat e vendit në rend të parë”, tha Klobuchar.

Ne debat kishte përplasje, nëse Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin armët bërthamore.si masë mbrojtëse. Guvernatori i Montanas, Steve Bullock, tha se ai “nuk do ta largonte këtë opsion nga tryeza”.

Senatorja e Masaçusets, Elizabeth Warren tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin armë bërthamore vetëm nëse një vend tjetër e përdor atë së pari.

“Përgjegjësia jonë është të ruajmë sigurinë tonë”, tha ajo.

Kandidatët demokratë kishin mospajtime edhe sa i përket krizës në kufirin me Meksikën, dhe kujdesin shëndetësor.

Dhjetë kandidatë të tjerë demokratë do të debatojnë më 31 korrik.

Fituesi i nominimit presidencial nga ana e demokratëve do të shpallet korrikun e ardhshëm në konventën e partisë.

Zgjedhjet presidenciale mbahen në nëntor.

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Bota

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Published

on

By

Është zgjidhur misteri i deleve që bënin rrethin në Kinë!

Javën e kaluar, një video e deleve në Kinë duke lëvizur në rrathë për 12 ditë u bë virale në mediat sociale

Pronari i fermës tha në atë kohë se nuk mund ta kuptonte pse kjo sjellje ishte zhvilluar tek delet dhe pasi videoja origjinale u publikua nga kanali shtetëror kinez People’s Daily, ai tha se delet ishin të shëndetshme.

Menjëherë pas publikimit të videos, u zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa flisnin për shenja që tregonin “fundin e botës”.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi për sjelljen e deleve ka shkaqe krejtësisht natyrale dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin brenda 48 orëve.

“Duket se këto dele janë mbajtur në një vend për një kohë të gjatë dhe kjo mund të ketë bërë që ato të sillen në mënyrë të çuditshme, pra të qarkullojnë për shkak të stresit të shkaktuar nga burgimi i tyre i gjatë”, tha profesori Matt Bell nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit. në Gloucester.

“Sapo filluan disa dele, pastaj u bashkuan të tjerat sepse janë kafshë tufe dhe duan të jenë me “miqtë” e tyre”, shtoi profesori britanik.

Continue Reading

Bota

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Published

on

By

Makina futet brenda një dyqani në SHBA, 1 viktimë dhe 19 të plagosur

Një makinë ka përfunduar brenda një dyqani “Apple” në SHBA, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 19 të tjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autori dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit

“Një SUV me ngjyrë të errët kaloi me një shpejtësi marramendëse dhe goditi shumë njerëz”, tha prokurori i qarkut, ndërsa drejtuesi është ende i paidentifikuar.

Njësitë reaguese gjetën “shumë pacientë të plagosur para dyqanit dhe brenda në dyqan, ndërsa disa të tjerë ishin ngjitur pas murit nga automjeti”, tha shefi i zjarrfikësve gjatë një konference shtypi të hënën.

Apple lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “zemrat tona janë me anëtarët e ekipit dhe klientët tanë që u plagosën dhe të gjithë ata që u prekën nga ky incident i tmerrshëm”.

Dyqani Apple ndodhet në këndin e pasmë të dyqaneve luksoze Derby Street. Hyrja e dyqanit përballet me një parking të madh ku qindra vizitorë ecin çdo ditë.

Zona e blerjeve është veçanërisht e ngarkuar gjatë sezonit të festave, me dyqanin Apple dhe restorantet dhe dyqanet përreth që mbledhin turma të mëdha këtë kohë të vitit.

Continue Reading

Aktuale