Connect with us

Lajme

Mickoski takon Orbanin: Qytetarët të mos mbahen peng i paaftësisë së Qeverisë

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, në Budapest, ka realizuar një takim me kryeministrin hungarez Viktor Obrani, thuhet në kumtesën e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton in7.

Në takim është diskutuar për situatën politike dhe ekonomike në vend, si dhe është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërpartiak në suaza të Partisë Popullore Evropiane.

Mickovski, siç thuhet në kumtesë, ka shprehur shqetësim për aferat kriminale dhe korruptive me të cilat përballet qeveria e kryeministrit Zaev, si dhe me mungesën e verdikteve juridike që rrezikojnë funksionimin e shtetit dhe të së drejtës.

Ai gjithashtu ka theksuar se vendit duhet t’i jepet një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, vetëm për faktin se qytetarët nuk duhet të mbahen peng i paaftësisë së qeverisë dhe ka paraqitur nevojën për të krijuar një mekanizëm tjetër kontrolli mbi qeverinë përmes një monitorimi më të afërt mbi punën e saj nga institucionet evropiane./in7.tv/

Continue Reading

Kolumna

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Published

on

By

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.

Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.

Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.

Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.

Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!

Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA

Continue Reading

Lajme

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Published

on

By

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Paraditën e kësaj të enjte janë takuar kandidati i ASH-së, për Tearcën, Nazim Taipi dhe kandidati i Besës, Daut Memishi.

Përmes një fotografie që kanë publikuar dy kandidatë kanë njoftuar se është koha për qeverisje të pastër në Tearcë dhe se Lëvizja Besa do të mbështes kandidatin e ASH-së në Tearcë, Nazim Taipi i cili ka hyrë balotazh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i pari me vota rradhtiet, Nuhi Neziri nga BDI me 3818 vota, i dyti rradhitet Nazim Taipi me 2.362 dhe i treti në këtë garë ka dalur kandidati i Besës, Daut Memishi me 1.969 vota. Ndërsa në mbështetje të Taipit kanë dalë edhe aktivistë të PDSH-së të cilët kanë dalur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së për të koalicionuar me BDI-në. /ZYRTARE.net

Continue Reading

Bota

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Published

on

By

Kokaina në çantat e fëmijëve, zbulohet operacioni miliona dollarësh i trafikantëve

Pesë persona në Nju-Jork u akuzuan se kanë organizuar një rrjet të trafikimit të kokainës me vlerë miliona dollarë, duke përdorur çanta me të cilat fëmijët marrin ushqimin në shkollë.

Çantat e përdorura, shumica prej të cilave mbanin fotot e personazheve të dashur për fëmijët, dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës. “Kjo ishte praktika normale e punës për këtë organizatë”, tha prokurorja speciale Bridget G. Brennan. “Por policisë nuk ia hodhën dot me këtë taktikë”.

Drejtuesit e kësaj bande, Carlos Duarte, 36 vjeç, dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa pako me çanta të mbushura me kokainë nga Porto Rico në Nju-Jork në periudhën maj 2020-korrik 2021.

Përveç tyre janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, Bryan Centeno-Rosado, 23 vjeç, Raul Sweeney, 27 vjeç, dhe Wesley Coddington, 43 vjeç. Hetuesit thanë se gjatë operacionit kanë sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Continue Reading

Aktuale