Connect with us

Sport

Lajmi “bombë”, ja ku po transferohet Dybala

Published

on

Agjenti i yllit të Juventusit, Paulo Dybala është në Angli për të zhvilluar bisedime me Manchester United.

Dybala është lidhur shumë me një transferim te Man Utd dhe Tottenham, me Juventusin që kërkon të ndërrojë argjentinasin me objektivin e Interit, Romelu Lukaku për të cilin nerazzurri nuk kanë arritur të gjejnë ende një marrëveshje,përcjell ORAinfo, transmeton in7.

Sky Italia pretendon se agjenti i Dybala është në Angli për të folur rreth lëvizjes së mundshme të klientit të tij në Man United.
Nëse ata arrijnë një marrëveshje, një dritë e gjelbër do t’i jepet një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Lukaku dhe Dybala.

Continue Reading

Sport

Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së

Published

on

Kylian Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së për ndeshjen e së premtes kundër kampionëve në fuqi të Ligue 1, Lille.

Klubi ka bërë të ditur se sulmuesi nuk ndihet mirë dhe se do të kthehet të stërvitet me skuadrën në fillimin e javës së ardhshme.

Lajmi tjetër i keq për Pochettino-n është se edhe Messi mund të mungojë për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit francez.

“Messi ka patur një shqetësim muskulor dhe sot është stërvitur i veçuar për të mos rrezikuar. Të shohim nëse do të mund të luajë”, ka thënë trajneri i PSG-së në konferencë për shtyp.

Pleshti, 34 vjeç, ka luajtur vetëm 4 ndeshje deri tani në kampionat pa arritur të shënojë golin e tij të parë. Ndryshon historia ne Champions, me argjentinasin që ka shënuar 3 gola në po kaq ndeshje.

Continue Reading

Sport

Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm deri në ardhjen e Xavit!

Published

on

By

Klubi katalunas, Barcelona ka emëruar Sergi Barjuan trajner të tyre të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Barcelona konfirmoi të mërkurën mbrëma shkarkimin e Koemanit pas humbjes befasuese nga Rayo Vallecano.

Me shkarkimit e Koemanit filluan edhe lajmet për pasuesin e tij, ku u folën shumë emra të mundshëm.

Legjenda e klubit, Xavi Hernandez, ishte më i përfoluri dhe shihej favorit për ta marrë detyrën e trajnerit.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur tashmë që ta emëroj një trajner të përkohshëm dhe ai është trajneri aktual i Barcelona B, Sergi Barjuan.

Continue Reading

Sport

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Published

on

By

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Carlo Ancelotti beson se Ronald Koeman duhet të ecë përpara me ndërgjegje të pastër se ka bërë gjithçka siç duhet, pasi u shkarkua nga Barcelona të mërkurën pas mesnatës.

Barcelona e liroi nga detyra e trajnerit Ronald Koemanin menjëherë pas humbjes 1:0 kundër Real Vallecanos në La Liga, raporton Gazeta Express.

Gjiganti katalonas është duke e përjetuar një fillim të mjerueshëm të sezonit, pasi i ka fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e para në La Liga, dhe si pasojë renditet në vendin e nëntë në tabelë.

Edhe më keq gjendet në Ligën e Kampionëve, pasi zë vendin e tretë në Grupin E pas humbjeve 3:0 kundër Bayern Munich dhe ndaj Benfica.

Koemani e mbushi kupën me humbjen e mbrëmshme në Vallecano dhe tani Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë legjenda e klubit Xavi Hernandez.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u pyet për shkarkimin e Koemanit mbrëmë në konferencë për media pas barazimit të skuadrës së tij kundër Osasunas.

“Unë jam shkarkuar shumë herë dhe ende jam këtu gjallë, i lumtur”, u përgjigj Ancelotti.

“Shkarkimi është pjesë e punës dhe duhet të japësh gjithçka sa të jesh trajner. Në ditën që të përzënë, duhet të ecësh përpara me ndërgjegje të pastër se e ke bërë çdo gjë siç duhet”, shtoi ai.

“Besoj se Koeman ka dhënë gjithçka që ka mundur”. /Gazeta Express/

Continue Reading

Aktuale