Kosovë
Kosovë/ Protestë sot për lirimin e Tomor Morinës
Në sheshin e Gjakovës sot organizohet një protesë për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, transmeton in7.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë tashmë i ka dorëzuar kërkesën Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e tij.
Tomor Morina ishte arrestuar javën e shkuar në pikën kufitare Bllacë, sipas një fletë-arrestit nga Interpoli, qysh nga kohae e Millosheviqit.
Ai në Serbi kërkohet nën dyshimet se krzer krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë.
Përveç kërkesës për ekstradim, Serbia duhet të paraqesë edhe dokumente lidhur me lëndën, kurse vendimin duhet ta sjellë Ministria e Drejtësia e Maqedonisë së Veriut.
Në anën tjetër, reagime të shumta ka pasur lidhur me arrestimin e Morinës.
Përpos zyrtarëve kosovarë, reagime pati edhe mes partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kurse kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, i pyetur nga gazetarët për rastin e Morinës, në një konferencë për shtyp ka thënë se në këtë rast do të respektohet ligji./in7.tv/
Kosovë
Kroacia dërgon sërish ushtarë në Kosovë, presidenti Milanoviq flet edhe për njohjen nga Serbia

Kroacia do të nis për në Kosovë një grup prej 37 ushtarësh, të cilët do të shpërbejnë në kuadër të trupave të KFOR’it.
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse , përsëriti se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe të tillë e njeh edhe shteti i tij.
“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat nuk do e pranojë. Por ne nuk ndërhyjmë në politikë më shumë se ajo çfarë bëmë shumë vjet më parë kur e njohëm Kosovë”, tha Milanoviq.
Ai tha se veprimi i shtetit të tij nuk erdhi “për të dëmtuar Serbinë” pasi nuk ndjekin politikë të tillë, por siç tha “për të shpërblyer Kosovën”.
Përveç presidenti Milanoviq, në përcjelljen e kontingjentit kroat për Kosovë në kuadër të KFOR’it, morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admirali Robert Hranj si dhe komandanti i ushtrisë kroate, gjeneral kolonel Boris Seriq.
Misioni paqeruajtës i NATO’s, KFOR, ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të botës.
Kosovë
Motra e Ukshin Hotit për zhdukjen e tij: Fajtori dihet

16 maji i vitit 1999, shënohet dita kur është zhdukur profesori, politologu dhe luftëtari i paepur i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.
Motra e profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, ka thënë se është e zhgënjyer me punën e deritanishme të institucioneve kosovare dhe ndërkombëtare mbi çështjen e zhdukjes së Ukshin Hotit.
Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesë e emisionit të RTV Dukagjini, “Five”, ka qenë edhe motra e tij, Myrvete Hoti-Kosumi. Ajo ka thënë se çështja e Ukshin Hotit është një çështje e cila e mundon çdo ditë e jo vetëm në përvjetoret e tij.
“Çështja e Ukshin Hotit më mundon edhe ditët pa përvjetor, edhe vet fakti që nuk mund të kuptojë asnjë informatë edhe pse dihet fajtori”, ka thënë Myrvete Hoti gjersa tregon rrethanat e pretenduara të zhdukjes së tij.
Sipas Hoti-Kosumit, çështja e Ukshin Hotit ka qenë e kombëtarizuar dhe si e tillë e njohur edhe për palën serbe dhe atë ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka theksuar faktin se shqipëtarët nuk kanë bërë asnjë protestë apo kërkesë këto 23 vitet e fundit.
E bindur se përgjegjësi për zhdukjen e të vëllaut dihet, ajo ka thënë se “kam kërkuar të zbulohet çështja e tij por, deri tani kam hasur në vesh të shurdhër”.
Për herë të fundit, Ukshin Hoti ishte dënuar me 5 vite burg në burgun e Dubravës ndërsa, në përfundim të këtij dënimi, ai ishte marrë peng nga rojet e burgut dhe që atëherë nuk është parë më./Portali D/
Kosovë
Rreshteri rrah zyrtaren policore në Pejë, IPK del me detaje

Rreshteri rrah zyrtaren policore në Pejë, IPK del me detaje
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës njoftojnë se një zyrtar policor ka kryer veprën penale të kanosjes dhe të lëndimit të rëndë trupor.
Sipas IPK-së besohet se zyrtari policor me gradën rreshter jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në dy veprat penale.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndaj rreshterit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë më dyshimin se ka kryer veprat e lartcekura penale dhe është suspenduar nga puna.
Ky është njoftimi i plotë:
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe kanosje
Prishtinë/Pejë , 16 Maj 2022
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.
Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.
Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi