Connect with us

Kosovë

Die Welt: Korrigjimi i kufirit ende në tavolinë

Published

on

Gazeta gjermane ‘Die Welt’ ka shkruar një artikull interesant në lidhje me marrëveshjen përfundimtare që do të jetë mes Kosovës dhe Serbisë, kështu duke thënë se korrigjimi i kufirit mes dy vendeve mbetet akoma si njëri nga opsionet në tryezën e bisedimeve në Bruksel.Bashkimi Evropian ia ka dalë të shmangë aktualisht nga rendi i ditës idenë e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, dhe atij kosovar, Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh.

Por, me sa duket SHBA-ja nuk e kundërshton këtë ide, nëse kjo gjë do të sillte një stabilitet afatgjatë, shkruan “Die Welt”.Kjo, sipas gazetës, do të thotë se tema e këmbimit të territoreve ende nuk është hequr krejtësisht nga tavolina dhe vazhdon të mbetet opsion.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë futur në një garë armatimi, shkruan gazeta gjermane “Di Welt” në një artikull, ku mes tjerash thuhet se në këtë garë, prin Serbia e mbështetur nga Rusia. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro.

Shqipëria ndërkaq, sipas gazetës “Die Welt” shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 për qind në krahasim me vitin 2017, ndërsa Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.“Formimin e ushtrisë së Kosovës e votuan dhjetorin e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës”, thuhet tutje.

“Kjo garë e re armatimesh është duke u përcjellë nga konfliktet e pazgjidhura deri më tani. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo po shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe – një term me të cilin qeverisë shqiptare i pëlqen të provokojë”.

Gazeta thekson më tej se “është akoma aktuale ideja e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, dhe e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, që konfliktin politik mes dy vendeve ta zgjidhin me një marrëveshje për shkëmbime të territoresh, ku Veriu i Kosovës i banuar me serbë, do të këmbehej me Luginën e Preshevës.

Kjo ide është kundërshtuar për shkak të efektit “domino” që mund të shkaktojë, shkruan “Die Welt”, e cila thekson se pastaj “sipas këtij modeli mund të copëtohej Bosnja, apo edhe Maqedonia ku jetojnë shumë shqiptarë”.

“Për shkak se këto ide bartin me vete një potencial të konfliktit, BE-ja po përpiqet të shmangë fare debatin për këmbimin e territoreve. Aktualisht kjo temë nuk është më në rendin e ditës .Por, me sa duket SHBA-ja nuk e kundërshton idenë e këmbimit të territoreve, nëse kjo gjë do të sillte një stabilitet afat gjatë, shkruan “Die Welt”. Pra, tema ende nuk është hequr krejtësisht nga tavolina dhe mbete opsion, shkruan gazeta gjermane.

Një gjë, sipas “Die Welt” është e sigurt: “sa më shumë që palët do të armatosën, aq më të mprehta dhe më të rrezikshme do të bëhen konfliktet në rajonin ballkanik.”

Continue Reading

Kosovë

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Published

on

By

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.

Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.

Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Published

on

By

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.

Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:

Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.

Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.

Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Published

on

By

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale