Connect with us

Bota

Koment i DW/ Roli i origjinës së vrasësit të tetëvjeçarit në Frankfurt

Published

on

Krimi në stacionin hekurudhor në Frankfurt nuk do të mbetet pa pasoja për Gjermaninë. Debatet do të ashpërsohen, ndaj është shumë me rëndësi që të publikohet e vërteta e plotë.

Një krim i tmerrshëm e ka tronditur Gjermaninë – në stacionin hekurudhor në Frankfurt është shtyrë nëna me një fëmijë tetëvjeçar para trenit që po vinte me shpejtësi. Fëmija vdiq në vend, ndërsa nëna ka shpëtuar. Aktori i vrasjes u përpoq të ikë, por është ndalur nga dëshmitarët okularë dhe është arrestuar nga policia. Pak orë më vonë një zëdhënëse e policisë kumtoi se vrasësi i dyshuar 40-vjeçar, nuk ka kurrfarë lidhje personale me viktimat. Ai është me origjinë nga Eritrea.

Gazetarët e pavarur e kanë për detyrë të raportojnë se çfarë ka ndodhur. Por kjo nuk është aq e thjeshtë, sepse informacionet që përhapen në media, ose edhe ato që nuk përhapen, gjithmonë shkaktojnë edhe debate në shoqëri. Ndaj mediat gjermane janë të obliguara të ruajnë të ashtuquajturin “Kodin gazetaresk”.

Interesimi i madh

Ndër të tjera me këtë Kod është rregulluar se kur duhet të raportohet për krimet edhe lidhur me prejardhjen e një personi: atëherë kur “ka lidhje me veprën apo ekziston interesimi i duhur i opinionit.” Përveç kësaj, publikimi i përkatësisë etnike, fetare apo ndonjë minoriteti tjetër i të dyshuarit, nuk duhet të çojë deri tek diskriminimi i përgjithshëm i një grupi, për shkak të vepre penale të një individi.

Çfarë roli luan pra fakti që i dyshuari vjen nga Eritrea? Dhe a duhet të raportojë për këtë edhe Deutsche Welle?

Prej verës së së vitit 2015, kur kancelarja Angela Merkel vendosi të mos mbyllë kufijtë, por të lejojë hyrjen në vend të njerëzve të ikur kryesisht nga Siria, Gjermania ka ndryshuar. Më konkretisht për faktin se në Gjermani kanë ardhur më shumë se një milion refugjatë, të cilët duhet të trajtohen, të përkujdesen dhe të integrohen. Por kjo nuk është e lehtë. Ka dhe gjermanë të cilët janë thellë të shqetësuar, kanë frikë dhe çdo sulm, çdo krim apo tejkalim të linjave ligjore nga refugjatët, e përdorin si dëshmi se vendi i tyre po kërcënohet nga “të huajt”. Ka dhe të tjerë të cilët duan të qetësojnë dhe kërkojnë një trajtim më të mirë të njerëzve të traumatizuar, gjetjen e rrugëve për funksionimin më të mirë së bashku. Përkundër dallimeve kulturore dhe ngjarjeve traumatike.

Dhe në fund, ekzistojnë aktorët politikë, të cilët duan të përfitojnë nga ngjarje të këtilla dhe nuk lënë pa shfrytëzuar asnjë shans për të propaganduar politikën e tyre të përkufizimeve.

Kur duhet të raportojnë mediat gjermane për prejardhjen e aktorit të ndonjë krimi? Kur ekziston pra “interesimi i duhur” i opinionit?

Gjermania po lufton me veten

Gjermania po lufton me vetveten. Po lufton se si të përballet me pasigurinë dhe vetëkuptueshmërinë, me të cilën e obligon mirëqenia në vend. Por edhe me përcaktimin e linjave të qarta të kufirit të shoqërisë, ndaj fenomeneve, si për shembull trajtimi i barabartë i gjinive dhe ruajtja e kësaj barazie për të cilën është luftuar me dekada. Edhe për këtë duhet të raportojmë, të dëgjojmë zërat e ndryshëm, të përpiqemi të shpjegojmë motivet e sjelljeve, të trajtojmë frikën e njerëzve dhe shpërdorimet e fenomeneve nga partitë politike për qëllime të tyre.

Vdekja e një tetëvjeçari do ta ashpërsojë debatin në Gjermani. Disa media do të hedhin zjar mbi shfaqjet raciste, sepse kjo sjell vëmendje dhe klikime. Por kjo nuk ka të bëjë fare me interesin e përgjithshëm të opinionit, i cili parashikohet me Kodin gazetaresk. E megjithatë, gjërat mund të shtjellohen si duhet vetëm kur dihet se vrasësi vjen nga Eritrea, ndaj origjina e tij i takon së vërtetës së plotë, e cila na obligon.

Por tek kjo e vërtetë bën pjesë domosdoshmërisht edhe pikëllimi për tetëvjeçarin, bashkëvuajtja me prindërit dhe familjen, sepse kjo ngjarje ka prekur thellë në zemrat tona.

Continue Reading

Bota

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Published

on

By

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka thënë se bota duhet të zvogëlojë më shumë se gjysmën e prodhimit të thëngjillit, naftës dhe gazit në dekadën e ardhshme, në mënyrë që ngrohja globale të mos arrijë në nivele të rrezikshme.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient, ka thënë se në raportin e publikuar më 20 tetor se shtetet janë duke planifikuar që të shpojnë apo gërmojnë më shumë se gjysmën e sasisë së thëngjillit, naftës dhe gazit, në përputhje me kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Vetëm 10 ditë para se të mbahet Samiti për Klimën në Glasgou të Skocisë, i cili po konsiderohet kyç për të jetësuar synimet për temperaturën, të arritura në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, studimi ka gjetur se prodhimi i thëngjillit do të ulet, mirëpo prodhimi i gazit do të rritet më së shumti në 20 vjetët e ardhshëm, në nivele që nuk janë në përputhje me synimet për temperaturën, për të cilat është arritur pajtueshmëri në Paris.

“Hulumtimi është i qartë: prodhimi global i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të zvogëlohet menjëherë në mënyrë që të jetë në përputhje me kufizim të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius”, ka thënë Ploy Achakulwisut, autore e raportit nga Instituti i Stohholmit për Ambient.

“Megjithatë, qeveritë vazhdojnë të planifikojnë dhe të mbështesin prodhimin e naftës së papërpunuar, të cilat janë shumë më të mëdha sesa ne mund të djegim”, ka thënë ajo.

Në muajin gusht, një panel i OKB-së për ndryshimet klimatike, ka paralajmëruar se temperatura mesatare globale, do të mund të kalojë 1.5. gradë Celsius brenda 20 vjetëve, përveç nëse nuk merren masa të menjëhershme, të shpejta dhe të shkallës së gjerë, për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Vlerësimet preliminare sugjerojnë se prodhimi global i naftës së papërpunuar ka mundur të zvogëlohet për 7 për qind më 2020, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese.

Mirëpo, sipas një raportit të ri, shtetet planifikojnë të prodhojnë 110 për qind më shumë naftë më 2030, sesa është paraprarë për të mos rritur temperaturën mbi 1.5 gradë, dhe 45 për qind më shumë sesa që duhet, për të mos rritur temperaturën në 2 gradë Celsius.

Në raport përmenden 15 prodhues të mëdhenj përfshirë Rusinë, Australinë, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia vitin e kaluar ka miratuar strategjinë e re për energji deri më 2035.

Sipas skenarit “optimist” të strategjisë, prodhimi i gazit dhe thëngjillit do të rritet për 38 për qind dhe 52 për qind, respektivisht, nga 2018 deri më 2035, dhe 18 për qind dhe 10 për qind, respektivisht, sipas një skenari “pesimist”.

Për dallim nga gazi dhe thëngjilli, strategjia parasheh rënie të prodhimit të naftës.

Continue Reading

Bota

Shpërthen vullkani Aso

Published

on

By

Shpërthen vullkani Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin “Nakadake” 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për “publikun të mos i afrohet vullkanit”.

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Continue Reading

Bota

Breshër me madhësi sa një top tenisi goditi Australinë

Published

on

By

Breshër me madhësi sa një top tenisi goditi Australinë

Breshër me madhësi rekorde ka rënë sot në bregun jugor të Australisë, ndërkohë sipas shërbimit kombëtar meteorologjik, breshëri ishte me madhësi sa një top tenisi.

Continue Reading

Aktuale