Lajme
Aleanca për Shqiptarët kundërshton ligjin e ri për arsim, është diskriminues për shqiptarët
Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumunikate të lëshuar për mediat ka kundërshtuar ligjin për arsim fillor, që kuvendi ka miratuar sot në seancë plenare, me arsyen se është diskriminues për popullatën shqiptare që jeton në Maqedoninë e Veriut, transmeton in7.
Sipas ASH-së, gjatë përpilimit të projekt-ligjit nuk janë konsultuar fare shkollat, arsimtarët dhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejt në procesin e mësimdhënies.
“Dëshirojmë t’ia bëjmë me dije opinionit publik se Projekt-Ligji për Arsimin Fillor në RMV që këto ditë ishte në procedurë parlamentare, dje kaloi në komisionin amë dhe sot u votua në seancë parlamentare. Në përpilimin e këtij projekt-ligji nuk janë konsultuar shkollat, arsimtarët dhe pjesëmarrësit e drejtpërdrejt në procesin e mësimdhënies. Ministri i Arsimit vendosi që debatin publik për këtë ligj ta organizojë me datë 26 korrik, në kohën kur shkollat dhe arsimtarët janë në pushim kolektiv, edhe pse drafti preliminar i të njëjtit ishte gati shumë kohë para përfundimit të vitit shkollor.”, thuhet në kumunikatën e ASH-së
ASH-ja thotë se ky ligj, që u miratua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është diskriminues për shqiptarët, si dhe për komunitetet tjera që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, pasi në nenin 85, pragrafi i 1, thuhet se për t’u punësuar një mësimdhënës obligohet që të njohë gjuhën dhe alfabetin qirilik dhe gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi, pra një arsimtar shqiptar i gjuhës dhe letërsisë shqipe, që të punësohet në një shkollë, ku nxënësit janë shqiptarë dhe të zhvillojë mësimin në profesionin e tij, e ka të obliguar njohjen e gjuhës maqedonase, edhe pse për zhvillimin e mësimit nuk i nevojitet një gjë e tillë, duke krijuar dy kategori mësimdhënësish, shkruan in7.
“Duke qenë se me datë 29 korrik do të shqyrtohej në Komisionin për Arsim, deputetët e ASH-së përgatitën 10 amendamente të cilat u refuzuan pa përjashtim. Me keqardhje ju informojmë se në këtë komision kishte deputetë shqiptarë nga radhët e BDI-së që votuan kundër amendamenteve të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Ministri i Arsimit e interpretoi nenin si përpjekje për ‘inkluzion në arsim’. E ndjejmë të nevojshme ta informojmë opinionin se kemi të bëjmë me një ligj diskriminues për të gjithë të involvuarit në procesin mësimdhënës. Neni 85, paragrafi 1 thotë: Për tu punësuar, një mësimdhënës, duhet ta njohë gjuhën dhe alfabetin qirilik dhe gjuhën në të cilën do të zhvillohet mësimi. Për të shkuar akoma më larg, paragrafi 2 e këtij neni thotë: Drejtori I shkollës fillore formon komision të përbërë nga tre anëtarë të kuadrit mësimdhënës i cili do t’I testojë njohuritë e gjuhës nga pika 1 e këtij neni (lexo: gjuhës maqedonase) Pra, me këtë ligj krijojmë dy kategori mësimdhënësish:
– ata që sipas radhitjes në tekstin e ligjit, më të rëndësishme e kanë njohjen e gjuhës maqedonase sa atë shqipe
– ata që duhet të njohin dy gjuhë dhe të tjerët që për punësim iu duhet vetëm gjuha amtare
– ata që futen në testim njohurish dhe kolegët që vendosin për fatin e tyre
– ata që e japin lëndën e gjuhës maqedonase në paralele shqipe e që nuk testohen për njohuritë e gjuhës amtare të nxënësve të tyre.
Përpilues të Ligjit janë ata që proklamojnë ‘Shoqëri për të gjithë’ së bashku me ata të cilët vite me radhë deklarojnë se gjuhën shqipe e kanë bërë zyrtare. Shumë pyetje do të mbeten të hapura derisa vetë të involvuarit ta ngrenë zërin për të kërkuar trajtim si qytetarë me të drejta të barabarta të këtij vendi, ndërsa ASH do të jetë aty për t’i institucionalizuar kërkesat e tyre.”, thuneet në kumunikatën e lëshuar për mediat nga ASH-ja.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot në seancën e 109-të me shumicë të dyfishtë e solli ligjin për arsim fillor dhe Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme./in7.tv
Lajme
Ministri Aliu: Përfshirja e femrave në teknologji sjell me shume ide dhe kreativitet


Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u zhvillua Konferenca Rajonale e titulluar Sfidat me të cilat përballen femrat në rajon në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian ,,Fuqishëm dhe zëshëm i zhvendosim kufijtë”
Në këtë konferencë, si panelist mori pjesë dhe ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu.
Gjatë fjalës se tij, ministri theksoi se pjesëmarrja e femrave në jetën publike të një vendi, përveç se është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese është edhe një domososhmëri. Duke i përfshirë femrat në teknologji marrim më shumë ide dhe më shumë kreativitet.
,,Ministria, fuqishëm po angazhohet për transformimin digjital si mundësi që të përfshihen numër sa më i lartë i femrave në sipërmarrje, të krijohen kushte, që femrave t’ju ofrohen të njëjtat mundësi si të meshkujve dhe t’i inkurajojmë ato që të kenë komunikim të barabartë në institucione.”
,,Angazhimi ynë është që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe me Universitetet, t’i inkurajojmë femrat që të jenë në numër sa më të lartë dhe të ndjekin rrugëtimin e femrave të suksesshme profesioniste të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese, dhe që në moshë të re, ta orientojnë arsimimin e tyre drejt kësaj sfere dhe ta përmbyllin ciklin e tyre të studimeve si Inxhiniere të diplomuara të Teknologjive Informatike dhe Komunikuese në Fakultetet e vendit tonë dhe më gjërë” theksoi mes tjerash ministri Aliu, duke veçuar dhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po kushton rëndësi të veçantë ndaj Aftësive digjitale, të cilat paraqesin një prej shtyllave më të rëndësishme të përfshira në Strategjinë Nacionale të TIK-ut 2023 – 2030, në të cilën në mënyrë aktive punon MSHIA-ja, potencoi ministri Aliti.
Lajme
Kërkohet ndihmë për gjetjen e Anisës 12 vjeçare, e zhdukur nga dje
Një vajzë 12 vjeçe nga lagja Gazi Babë e Shkupit, që dje është zhdukur dhe familja nuk ka informacione se ku ndodhet. Hera e fundit që e kanë parë është momenti kur është nisur për në shkollë, dje në orën 7:30 (Sh. F. Liria).
Prindi i Anisa Ajro (siç quhet 12 vjeçarja) tha për TV21 se janë mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion. Kontakt tel i prindit Engin Ajro 072232983
Lajme
Taravari: Erdhi momenti i heqjes së 20%, partitë kanë rastin të bëjnë historinë
Lideri i Aleances per Shqiptaret, Arben Taravari pjesë e shumicès, ështé shprehur se heqja e 20% nga kushtetuta dhe ne vend te tij te qendroje “gjuha shqipe”, duhet të ndodh tani, me ndryshimet kushtetuese te cilat parashohin futjen e bullgarève si komunitet qe jeton ne Maqedonine e Veriut.
Taravari thotè se pjesè e ketij momenti historik do tè jenè tè gjitha partitè shqiptare, perfshire edhe ato maqedonase, duke permendur lideret e tyre, Dimitar Kovaçevski te LSDM-se dhe Hristijan
Mickoskin te VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni.
Të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët.
Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak.-thekson Arben Taravari
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare