Connect with us

Kosovë

Albin Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të Tomorr Morinës

Published

on

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sot në lidhje me arrestimit në Maqedoninë e Veriut, ish-luftëtarin e UÇK-së, Tomorr Morina, i cili u ndalua si pasojë e fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Kurti, ka thënë se Tomorri është ndër të shumtë ushtarë të UÇK-së të cilët janë arrestuar dhe disa edhe kanë mbajtur vite burg me fletarreste nga Serbia, që sipas tij, për shumë prej të arrestuarve qytetarët kosovar kanë dëgjuar vetëm kur janë liruar nga burgu, ndërkohë që sipas Kurtit, pushtetarët kanë negociuar me Serbinë, pa e ngritur kurrë si kusht këtë çështje.

“Karshi fletarresteve sistematike të Serbisë kemi pasur gjithnjë reagime të improvizuara të shtetit të Kosovës. Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për ekstradim. Me trajtimin e diferencuar të ushtarëve, vetë Kosova e pasluftës nuk po e mbron UÇK-në”.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ushtarit të UÇK-së dhe qytetarit të Republikës së Kosovës, Tomorr Morina. I bëjmë thirrje institucioneve tona diplomatike e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që Tomorri sa më shpejt të lirohet”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Albin Kurti./ Insajderi.com

Continue Reading

Kosovë

Deputetja e VV-së uron presidenten Osmani me rastin e Ditës së Presidentit

Published

on

Deputetja e VV-së Doarsa Kica Xhelili, e ka uruar në mënyrë të veçantë presidenten Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit.

Deputetja Xhelil është shprehur e lumtur që presidenten Osmani e njeh nga afër dhe para se ta marrë pozitën e shefes së shtetit.

“Para se të jetë, dhe ta njohim si Presidente, kemi njohur Vjosën. Jo rëndom qëllon që njerëzit e njohin nga afër Presidentin apo Presidenten e tyre. Natyrshëm, Vjosa, duke qenë ajo që është, nuk përkon shumë me idenë e të bërit të gjërave ashtu që ato të jenë të pranueshme për masën domosdoshmërisht. Vjosa, duke qenë sikurse është, i bën gjërat asisoji që ajo është e bindur se i shërbejnë zhvillimit të vendit, pavarësisht gjykimit eventual të masës, por gjithmonë duke i shërbyer masës”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se Vjosa Osmani punon shumë prandaj si përfaqësuese e Popullit thotë se nuk e ka pasë ndjesëin e përfaqësimit që nga vdekja e Presidentit Rugova.

“Prandaj Vjosa edhe mund të sulmohet. Prandaj me Vjosën edhe mund të mos pajtohen të gjithë. Por, për arsyet e njëjta, Vjosa nuk mund të injorohet – as brenda, as jashtë. Vjosa punon shumë teksa shkruan historinë e shpërfaqjes së një Kosove ku për Presidentin ngritesh në këmbë, jo për arsye institucionale, jo për arsye protokolare, por për arsye të ndjesisë së përfaqësimit dinjitoz që ky vend sot e ka, për shkak të saj, e që nuk e mbaj në mend ta kem ndjerë pas 21 janarit të vitit 2006. Vjosa, Presidentja jonë, Urime dita yte e merituar”, ka shkruar Kica Xhelili.

Continue Reading

Kosovë

Kurti në Zvicër takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Pendarovski ka publikuar disa fotografi nga takimi, ku ka shkruar se ka pasur diskutime konstruktive raporton Gazeta Express.

“Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos pata takime të shkurtra me kryeministrin Pedro sanches dhe kryeministrin Albin Kurti, Princin Alois të Lihtenshtajnit dhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore. Diskutime konstruktive mbi temat aktuale që po e prekin Evropën dhe botën”, ka shkruar Pendarovski.

Continue Reading

Kosovë

Gruaja e lë foshnjën në ballkon dhe largohet, burri lajmëron policinë

Published

on

By

Gruaja e lë foshnjën në ballkon dhe largohet, burri lajmëron policinë

Një grua në Pejë ka lënë foshnjën e saj në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

Rastin në polici e ka lajmëruar bashkëshorti i saj.

Policia bën me dije përmes raportit se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës.

Continue Reading

Aktuale