Connect with us

Lajme

Nefi Useini sulmon fizikisht edhe një profesor, reagojnë partitë

Published

on

Këshilltari i Komunës së Ohrit nga radhët e BDI-së, Nefi Useini, përsëri u përfshi në një sulm fizik. Kësaj radhe viktimë e tij ishte profesori i UEJL, Ilaz Ilazi. Incidenti ka ndodhur dje paradite, ndërsa në zënkë për t’ia mbajtur krahun Useinit, është përfshirë edhe një person tjetër. Sipas informatave jozyrtare, arsyeja e sulmit është se profesori Ilazi ka paraqitur kyçje ilegale të rrjetit të ujësjellësit në ndërtesë, ku ai është kryetar i këshillit. E kjo kyçje ilegale është bërë nga Useini. Thuhet se personat në fjalë nuk janë njohur mes vete më parë dhe takimi i parë ka rezultuar me dajak, transmeton TV21, përcjell in7.

Më 29.07.2019 rreth orës 10, në rrugën “Sateska” në Ohër, është prishur rendi dhe paqja publike nga sulmi fizik, i kryer nga N.U. (44) dhe një person tjetër, mbi personin I.I. (60) nga Ohri. N.U.u thirr në stacion policie dhe u zhvillua bisedë zyrtare. Do të ngritët akuzë e përshtatshme kundër tij dhe sulmuesit të dytë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Partitë qeveritare, në koalicion BDI dhe LSDM thonë se çdo akt ilegal duhet të dënohet, pa marrë parasysh se për cilin funksionar bëhet fjalë. Kryeministri Zaev thotë se Komuna e Ohrit ka sjellë vendim për largimin e Useinit dhe pritet që procedura të fillojë.

“Pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, a për LSDM-në, apo për Shën LSDM-në, apo prej kudo qoftë, nëse ka gabuar ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë. Komuna e Ohrit vetëm se ka sjellë vendim për largimin e tij, pritet që procedura të fillojë. Nëse nuk kanë guxim dhe mundësi që ta kryejnë këtë punë, atëherë në përputhshmëri me ligjin i merren ingerencat dhe do të veprojë Qeveria”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Bujar Osmani thotë se si parti nuk do t’i qëndrojnë pas askujt që vepron kundër ligjit.

“Nëse dikush ka thyer ligjin institucionet duhet të veprojnë dhe BDI absolutisht nuk do të mbron dhe nuk do t’i qëndron prapa askujt. Unë mendoj se nuk duhet paragjykuar në bazë të luftërave politike lokale që bëhen atje dhe pastaj transmetohen këtu në Shkup, në forma të ndryshme. Por duhet të hulumtohet qartë, të merret qëndrimi edhe i palës tjetër dhe të shihet. BDI do të analizojë këto lajme dhe informacione, do të dëgjohen të gjitha palët, për të parë të vërtetën e këtyre zhvillimeve”, u shpreh Bujar Osmani nga BDI.

Për rastin në fjalë reagoi edhe VMRO-DPMNE.

“Useini sipas dëshmive të viktimës ka vjedhur ujë nga ai. Ai është kyçur në mënyre ilegale në rrjetin e ujësjellësit të viktimës. E kur ai ka thirrur ekipin e Ujësjellësit, ka qenë i sulmuar fizikisht. Sipas dëshmisë së viktimës, Useini ju ka kërcënuar me fjalët, Unë jam këshilltari Nefi dhe do të të vras. Edhe përkundër fotove që janë dëshmi dhe mediave, Nefi Useini është ende në liri. Prokuroria publike dhe policia po e mbrojnë”, theksoi Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE.

Kritika për ndaj pushtetit dërgoi edhe ASH. “Derisa qytetarët e rëndomë për çdo ditë dënohen nga inspekcionet e ndryshme komunale dhe shtetërore, kjo sikur nuk vlen për të përkëdhelurit dhe kriminelët e BDI-së dhe LSDM-së”! – thonë nga partia e Selës.

Ndryshe ky është sulmi i tretë për katër muaj që përfshihet Usaini. Ai sulmoi një inspektor nga Shkupi në prill i cili dëshironte të mbikëqyrë ndërtimet e paligjshme që po ndërtoheshin nga këshilltari në Komunën e Ohrit. Në qershor, Useini goditi kolegun e tij të këshillit, Xhelal Mena.

 

Continue Reading

Kosovë

Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Published

on

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët,më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”./Rel/

Continue Reading

Lajme

Taravari prezanton shumicën e re në Këshillin Komunal

Published

on

Sot në komunën e Gostivarit u formua këshilli komunal, ky keshill komunal ka 31 anetar. ASH ka arritur tē siguroj shumicen me partite tjera dhe kanë 19 keshilltar, informon portali tetova1.

Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook shkruan:

Shumicë e re në komunën e Gostivarit 19/31

Continue Reading

Lajme

436 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 436 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 203, Manastir-23, Veles-21, Kumanovë dhe Kavadar nga 22, e kështu me radhë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 497 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin

Continue Reading

Aktuale