Connect with us

Lajme

Zaev: Trashëguam katastrofë ekonomike, por ky është viti i ekonomisë!

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp ka folur gjendjen e ekonomisë në Maqedoninë e Veriut në këto dy vitet e fundit. Ai theksuar se ekonomia e vendit po lëviz në drejtim të duhur, pavarësisht se, sipas tij, e kemi trashëguar në një gjendje katastrofike, njofton in7.

“Të dhënat nga Organizata Botërore e Tregtisë tregojnë se kemi bërë përparim të madh dhe ne kemi reduktuar në mënyrë drastike papunësinë. Kjo është për shkak të reduktimit të deficitit të bilancit tregtar. Prurjet neto nga investimet e huaja janë rritur, dhe ekonomia jonë është në rrugën e duhur. Prandaj Organizata Botërore e Tregtisë shkroi “Maqedonia ka marrë masa për të rritur atraktivitetin ndaj investimeve të huaja”. Maqedonia e Veriut ka përparuar për 25 vende në indeksin global të inovacionit. Në lidhje me klimën e biznesit renditet e 28-ta. Kjo është dëshmi se politikat ekonomike të qeverisë japin rezultate dhe ky është viti i ekonomisë. Ne trashëguam katastrofë ekonomike dhe financiare, ndërsa vëllimi i ekonomisë zvogëlohej gjithnjë. Kemi punuar paralelisht në nivel ndërkombëtar. Tregtia me Greqinë është rritur. Me punën të përkushtuar dhe me takime të realizuara, ne stabiluam trendet dhe kushtet ekonomike,” ka thënë Zaev.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili i ka prirë delegacionit qeveritar gjatë revizionit, tha se janë pranuar dhe implementuar një sërë vërejtjesh të dhëna nga Organizata Botërore e Tregtisë, siç janë kthimi i TVSH-së, kufizimi i pagesave deti në 500 euro dhe të tjera.

Sot Kryeministri i vendit, zoran Zaev ka realizuar një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrit të Ekonomisë, Kresnik Bekteshi, të fokusuar në çështje ekonomike./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Danillovski: Maqedonia do të përfshihet nga një valë e re me coronavirus

Published

on

Vjen valë e re në Maqedoni, shtimi i të infektuarve është fillimi i valës vjeshtë-dimër, paralajmëron epidemiologu Dragan Danillovski.

Sipas tij, për shkak të mosrespektimit të masave shëndetësore dhe protokolleve të fushatës, mund të rritet edhe më tej numri i të infektuarve, shkruan Telegrafi

“Në Maqedoni po vjen një valë e re. Tashmë po kalojmë atë që po ndodh me vendet fqinje. Ne nxituam pak në atë valë verë-vjeshtë. Ajo që po ndodh tani është fillimi i një vale vjeshtë-dimër. Mendoj se niveli i imunizimit në popullatën tonë është mbi 60 ndoshta 70 për qind.

Ndërsa moti ftohet, të gjitha takimet zhvillohen në ambiente të mbyllura. Në fushatën zgjedhore askush nuk i respektoi masat. E gjithë kjo gjithashtu rezulton në shfaqjen e sëmundjeve të reja.

Kjo rritje eksponenciale nënkupton një përshpejtim gradual të numrave dhe një tendencë që numrat të dyfishohen. Në një siguri të tillë që jemi, për mua është e paqartë pse në rast të një kërcënimi të tillë, në vend që të qëndrojnë apo të ashpërsohen masat, autoritetet tona i lehtësojnë masat”, thotë Danillovski për “Tv 24”.

Continue Reading

Lajme

Borisov: Pa plotësimin e kushteve të Bullgarisë, s’ka bisedime për Maqedoninë e Veriut në BE

Published

on

Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov thotë se nuk ka negociata me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare nuk bëhet pjesë e Kushtetutës. Ky mesazh i ish kreut të ekzekutivit bullgar erdhi pas takimit me shoqatat e bullgarëve në Maqedoni. Borisov ka garantuar se mbështetja ndaj Maqedonisë së Veriut varet nga njohja e pakicës bullgare.

“Të gjendet zgjidhje në Kuvend dhe të bëhet diçka që edhe bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës si serbët, boshnjakët dhe të tjerët që më pas të mund të vazhdohen negociatat për problemet shoqërore. Kjo është e patjetërsueshme. Pa këtë nuk kemi çfarë të diskutojmë dhe këtë duhet të dinë edhe Mickoski dhe Zaev”– deklaroi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Përfaqësuesit e shoqatave bullgare u ankuan për qasjen jo serioze të liderëve Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, duke akuzuar se qasja e tyre dallon kur janë në Shkup dhe kur shkojnë në Sofje. Borisov kujtoi se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë marrë vesh për çështje minutash.

“Prandaj them që pa mos e ndryshuar Kushtetutën dhe ju të inkuadroheni si bullgarë, qytetarët të Maqedonisë së Veriut, nuk do të ketë negociata. Me shqiptarët u morëm vesh për çështje minutash. Me kryeministrin Edi Rama kemi biseduar dhe sot neve i ndihmojmë Shqipërisë dhe Shqipëria i ndihmon qytetarëve të saj”– pohoi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Pas qëndrimeve të Borisov ka reaguar Qeveria. Nga organi ekzekutiv thonë se këtë fjalor mbase të dobishëm për fushatë zgjedhore në Bullgari nuk e mirëpresin qytetarët maqedonas dhe se zgjidhja e vetme mund të arrihet përmes dialogut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Kemi mirëkuptim për politikën e brendshme dhe fushatën parazgjedhore në Bullgari, përfshi edhe procesin e komplikuar zgjedhor, por mendojmë se ajo nuk mund të merret si bazë për të dërguar mesazhe politike për nevoja zgjedhore, e të cilat nuk janë në vijë me vlerat evropiane. Tone e tilla nuk merren si tone miqësore nga qytetarët maqedonas. Mos ndërhyrja në punët e brendshme është qëndrim parimorë dhe një gjë të tillë e presim nga fqinjët tanë”

Kryeministri Zoran Zaev deri tani disa herë ka paralajmëruar se hapja e Kushtetutës është e nevojshme para anëtarësimit në BE dhe nuk kishte asgjë kundër që të përfshihej edhe pakica bullgare në preambulë. Zaev kishte paralajmëruar se bashkë me pakicën bullgare mund të përfshihen edhe etnitë e tjera./AlsatM/

Continue Reading

Kosovë

Anëtari i kryesisë së VV-së propozohet për ambasador në Zagreb

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministria e Punëve të Brendshme pritet të emërojnë shumë shpejtë ambasadorët e rinj në disa vende.

Sipas burimeve të Reporteri.net, në Zagreb të Kroacisë pritet të emërohet ambasador, Martin Berishaj.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berisha rezulton që është pjesë e kryesisë së këtij subjekti.

Emri i tij është i vendosur menjëherë pas atij të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).

Aktualisht, Berishaj është shef I Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni si dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Berishaj në të kaluarën kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj, teksa sugjeronte që si zgjidhje të përdorej precedenti Gjirit të Piranit, ku Sllovenia dhe Kroacia kishte dërguar çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar.

Në maj të këtij viti, ministrja Gërvalla shkarkoi 12 ambasadorë duke premtuar se Kosova nuk do të ketë vakum diplomatik, megjithatë një gjë e tillë ndodhi me largimin e Hajdin Abazit nga ambasada në Australi, ku edhe tre muaj pas shkarkimit të tij MPJ dështoi të dërgonte një diplomat të ri.

Continue Reading

Aktuale