Connect with us

Shëndeti

Vetëm me ujë, ja pse nuk duhet ti pini ilaçet kurrë me lëngje të tjera

Published

on

Pirja e ilaçeve me lëngje, në masë të dukshme mund të ulë veprimin e tyre. Konsumi i medikamenteve me lëngje, dhe sidomos me lloje të caktuara, mund të reduktojnë ndjeshëm efektin e tyre.

Studiuesit nga Universiteti Western i Ontario, Kanada, theksojnë që në situatën e këtillë veprimi i ilaçeve mund të përgjysmohet, ndërsa për të fajin e ka substanca kimike naringin, që gjendet edhe në lëng edhe në mollë.

Para së gjithash, kjo ka të bëjë me lëngjet nga rrushi dhe portokalli, nëse njëkohësisht konsumohen me ilaçet kundër alergjive, si edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut.

Supozohet që pikërisht naringina bllokon mekanizmin e rëndësishëm për kalimin e molekulave të ilaçeve nga zorra e hollë në qarkullim gjaku.

Continue Reading

Shëndeti

​Studimi: Vaksinat anti-Covid, të sigurta në shtatzëni, nuk rrisin rrezikun e abortit

Published

on

Gratë shtatzënë hezitojnë të marrin dozën anti-Covid pasi kanë frikë për shëndetin e tyre dhe të fëmijës, por dy studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se vaksinimi i kësaj popullate është i sigurt para dhe gjatë shtatzanisë. Kërkimet kanë zbuluar se vaksinat kundër Covid-19 nuk rrisin rrezikun e humbjes së fëmijës dhe nuk kanë asnjë ndikim negativ në shtatzëni.

Dy kërkime të reja shkencore konfirmojnë se vaksina kundër koronavirusit është është e sigurt para dhe gjatë shtatzënisë duke hedhur poshtë informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale në lidhje me abortin dhe infertilitetin.

Një studim i shkencëtarëve norvegjezë i botuar në Gazetën Mjekësore Amerikane ka dalë në përfundimin se nuk është gjetur asnjë lidhje midis vaksinave kundër Covid-19 dhe një rreziku në rritje të abortit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Ekipi norvegjez analizoi të dhënat e rreth 18 500 grave shtatzëna, të cilat ishin vaksinuar me vaksinat e Pfizer/Biotech, Modernës dhe AstraZenecës.

Pjesë e studimit ishin dhe 4 500 gra, të cilat kishin kaluar një abort gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë.

Autorët arritën në përfundimin se studimi nuk gjeti prova të një rreziku në rritje për humbjen e hershme të shtatzënisë pas vaksinimit kundër Covid-19 duke konfirmuar gjetjet nga studimet e mëparshme që mbështesin vaksinimin gjatë shtatzënisë.

Sipas shkencëtarëve norvegjezë është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të vaksinohen sepse ato kanë një rrezik më të lartë të shtrimit në spital dhe komplikimeve nëse infektohen si dhe rrezikojnë të lindin para kohe.

Ata konfirmojnë se vaksinimi gjatë shtatzënisë mund të mbrojë fëmijën nga virusi në muajt e parë pas lindjes.

Studimi i dytë ndërkombëtar, i botuar në revistën mjekësore The Lancet shqyrtoi 107 gra të cilat mbetën shtatzënë ndërsa morën pjesë në provat e vaksinës AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Ata arritëm në konkluzionin se vaksina e kompanisë AstraZeneca nuk ka asnjë efekt negativ në shtatzëni dhe fertilitet.

Por, mungesa e të dhënave klinike mbi ndikimin e vaksinave të koronavirusit në shtatzëni ka çuar në hezitimin e shtatzënave për të marrë vaksinat, pavarësisht rrezikut të shtuar të Covid-19 në këtë popullatë.

Continue Reading

Shëndeti

Shikim i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve? Ja çfarë duhet të bëni

Published

on

Fakti që shumë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia këto muaj, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët. Ekspertët e syve në Mayo Clinic në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin.

Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj.

“Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe me cilësinë dhe sasinë e duhur, shikimi ka tendencë që të turbullohet. Prandaj njerëzit mund të vërejnë se kanë një shikim të paqartë,në një moment ata shohin në mënyrë të mjegullt. Por vetëm pak me vonë shikimi qartësohet vetë”-thotë dr.Muriel Shornak, optometre në Mayo Clinic.

Pulitja e syve përhap një sasi loti të rëndësishëm mbi sipërfaqen e përparme të syrit. “Sa herë që jemi duke bërë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të veçantë tek detajet vizuale, bie shkalla e pulitjes së syve tanë”- shton ekspertja.

Në vend të një shkalle normale të pulitjes nga çdo 5-7 sekonda, kur shihni mbi një ekran ju mund të pulitni sytë vetëm çdo 15-20 sekonda.“Pulitja e syve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi garanton komoditetin tonë. Ky është padyshim një veprim aspak i kushtueshëm për ne”-thotë dr.Shornak.

Prandaj herën tjetër kur ta gjeni veten duke vështruar një ekran, provoni rregullin 20-20-20. “Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg, pulitini 20 herë sytë për 20 sekonda”-thotë ajo. Mund të ndihmojë edhe përdorimi në mënyrë periodike dhe gjatë gjithë ditë si një solucion me pika që mund të merret në farmaci pa recetë.

Continue Reading

Shëndeti

E pazakontë/ Veshka e derrit transplantohet tek njeriu, operacioni doli me sukses

Published

on

Është hera e parë që veshka e një derri nuk refuzohet nga trup i njeriut. Sipas mediave të huaja, eksperimenti i NYU Langone Health në New York është një hap i madh përpara në historinë e transplanteve. Një grua po mbahej artificialisht e gjallë me shenja të mosfunksionimit të veshkave, familja e së cilës u pajtua me eksperimentin para se të shkëpuste “mbështetjen e jetës”.

Kirurgët lidhën me sukses veshkën e rritur në një derr të rritur gjenetikisht me pacienten dhe organi filloi të funksionojë rregullisht. Një procedurë që mund të hapë dyert për ndërhyrje të reja dhe të kompensojë mungesën e tmerrshme të organeve njerëzore për transplantim.

“Ende ka shumë pyetje, por një gjë është e sigurt: veshka u mbajt për 54 orë . Pas tre ditësh ajo ishte akoma e lidhur me enët e gjakut, “Rezultatet e testit në veshkën e transplantuar u shfaqën normale.”-tha për Dr. Robert Montgomery, kirurg që drejtoi studimin.

“Veshka ka prodhuar sasinë e urinës që do të pritej nga një veshkë njerëzore e transplantuar dhe nuk kishte asnjë dëshmi të refuzimit të hershëm të fuqishëm, i cili ndodh me veshkat e derrave të pamodifikuara kur transplantohen në primatët jo-njerëzorë. E njëjta procedurë mund të miratohet edhe për organet e tjera, duke hapur kështu një kapitull i ri në kërkimin mjekësor të transplanteve.”- shtoi Montgomery.

Continue Reading

Aktuale