Connect with us

Lajme

Ulet çmimi i kyçjes standarde të rrymës

Published

on

Çmimi i kyçjes standarde për energjinë elektrike prej 1 shtatorit të këtij viti do të ulet prej 500 në 400 euro, ndërsa me rregullat e reja në rrjet për distribuim që së shpejti do t’i miratojë Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) do të rritet përfshirja e kyçjeve standarde, konfirmoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

“Kjo do të thotë se edhe në ato komuna ku për shkaqe të ndryshme këshillat nuk sollën dokumentacion adekuat planor, që ishte parakusht që dikush të përfitojë të drejtën për “kyçje standarde”, do të mund të përfitohen me status të tillë shfrytëzuesit e rinj të cilët do të kyçen në rrjet nëse konstatohet se janë ndërtuar më shumë shtëpi dhe ka më shumë kërkues potencial. Me këtë tashmë nuk do të hyjnë në kategorinë “kyçje jostandarde” dhe të marrin shpenzim për kyçje prej tre, katër, pesë e madje edhe gjashtë mijë eurove varësisht nga fuqia e kërkuar e njëkohshme, distanca nga rrjeti dhe nga shpenzimet reale të operatorit të sistemit distributiv, por do të paguajnë 400 euro për kyçje në rrjet”, sqaroi Bislimoski.

Kryetari i KRRE-së saktësoi se numër më të madh të shfrytëzuesve të këtillë potencial ka në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Rekës dhe shtoi se ata ose tashmë i kanë legalizuar objektet e tyre të ndërtuara pa leje ose e kanë filluar procesin e legalizimit.

Mu sot KRRE në mbledhje përgatitore po i shqyrton rregullat e rrjetit për distribuim të energjisë elektrike, ndërsa gjatë periudhës së kaluar mbajti debat publik dhe disa takime me palët e interesuara të cilat patën vërejtje ndaj këtyre rregullave të rrjetit, si dhe me operatorin e sistemit distributiv.

 

BURIMI: KOHA

Continue Reading

Lajme

Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

By

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Aktuale