Connect with us

Lajmet kryesore

Stina “problematike”/ Disa këshilla për ditët e nxehta

Published

on

Temperaturat e larta nuk ju lënë të merrni frymë? Lëviz ngadalë, mos nxitoni dhe mos krijoni ankth, merrni frymë me qetësi dhe ndiqni një lloj “strategjie”.

Një dush të vakët

Uji i ftohtë i dushit mund të japë efektin e kundërt, dhe të rrisë ndjesinë e të nxehtit, kështu që duhet bërë dush me ujë të vakët. Nëse keni kohë të lirë, mjafton të shkoni dy orë në pishinë për të notuar. Një efekt i vërtetë freskues.

Sa pini?

Evitoni mundësinë që të pini sa më shumë ujë dhe shumë shpejt. Është më mirë të mbani një termus me vete për të hidratuar organizmin, duke pirë në sasi të vogla dhe të rregullta uji gjatë gjithë ditës.

Ndihmoni qarkullimin e gjakut me këto mënyra

Gjatë fundjavës ecni në vende të gjelbëruara. Lëvizja aktivizon mikroqarkullimin e gjakut, stërvit fizikun dhe lufton ndjesinë e të nxehtit.

Veshje “strategjike”

Veshja ka një rol kryesor në perceptimin e të nxehtit. Për të mos shkuar në shtëpi apo në punë qull në djersë, të stresuar dhe nervozë, duhet të zgjidhni mbi të gjitha këpucë komode, që të mbajnë peshën e trupit pa u lodhur. Më mirë të vishni rroba me ngjyra të çelëta dhe prej pambuku apo linoje.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet/ Amzai: E turpshme prezenca e Erion Veliajt në fushatën e LSDM-së

Published

on

By

Maqedonia e Veriut voton të dielën për zgjedhjen e kryetarëve të 80 komunave dhe këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Gara kryesore zhvillohet mes dy blloqeve politike, LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet, dhe partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Publicistët Fejzi Hajdari dhe Roland Amzai për Oranews dhanë analizat e tyre lidhur me këtë proces një ditë para votimit.

Roland Amzai: Ndërhyrja nga Tirana nuk mund të quhet ndërhyrje por mënyra e qasjes së Veliaj nuk është e atillë që mund të na ndihmonte ne shqiptarëve të Maqedonisë. Është shqetësuese se Veliaj ka ardhur në Shkup dhe ka bërë fushatë në gjuhën angleze pa u konsultuar fare me asnjë faktor politik shqiptar. Shkupi nuk ka kandidat shqiptar por do të ishte mirë që Veliaj të konsultohej paraprakisht me faktorin politik shqiptar në pozitë dhe opozitë. Mbështjetja vjen në kohën kur Veliaj bëri dhe një tur tjetër në Prishtinë dhe nuk dua ta besoj që po bën një lojë me shumë porta që ti bëjë njëfarë presioni  Prishtinës zyrtare se do të ishte e paimagjinueshme.

Publicisti, Fejzi Hajdari, nga ana tjetër sheh me shqetësim ikjen masive të të rinjve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Fejzi Hajdari: Te elektorati shqiptar ka një tendencë rënie të interesimit. Në tre ciklet e fundit zgjedhore shqiptarët kanë votuar +-40%, kurse te elektorati maqedonas kemi konstanten e përhershme 70% e sipër. Ka një ikje masive të rinisë. Edhe kësaj radhe do të  kemi ulje të jehonës së votuesve.Ikja masive e shqiptarëve po vazhdon më të madhe, kryesisht në drejtim të Gjermanisë. Kam shpresë te Albin Kurti. Prishtina dhe Tirana të marrin shembull nga Serbia. Në momentin kur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i ka pushtuar një amulli  e paparë të bëhet përpjekje për unifikimin e tyre.Në mungesë të perspektivës rinia shqiptare ikën dhe këtë ja mori politika.Duhet të amortizohet ikja e rinisë shqiptare.

Ajdari dhe Amzai ishin kritik me Tiranën e Prishtinën.

Fejzi Hajdari: Gjithologë andej nga Tirana në ca debate kanë filluar dhe të na shesin mend, kemi misionarin Erion Veliaj që vjen këtu në Maqedoni për të na mësuar ne se kë duhet ta votojmë. Herë Edi Rama na çon nga atje selam kë duhet të votojmë dhe herë Erion Veliaj vjen e takohet me krerët e partisë së Ali Ahmetit që ndoshta kanë ndonjë kumari.U kthye në dukuri, edhe kryetari i bashkisë së Gjilanit në Kosovë na mëson cilin maqedonas duhet të votojnë shqiptarët e Kumanovës. Lutfi Haziri duhet të rregullojë çështjen e vet, i futen në territor çdo ditë xhandarmëria serbe.

Continue Reading

Lajme

Në këto zgjedhje ka komisionerë edhe opozita shqiptare, jo vetëm pushteti

Published

on

By

Në këto zgjedhje ka komisionerë edhe opozita shqiptare, jo vetëm pushteti

Në zgjedhjet lokale të së dielës për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të përdoret edhe teknologjia e identifikimit biometrik të qytetarëve përmes shenjave të gishtërinjëve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka siguruar aparatet e nevojshme teknologjike dhe ka trajnuar stafin për përdorimin e tyre. Në raste kur mund të ketë probleme me teknologjinë, mbi 400 inxhinierë të informatikës do të jenë të gatshëm për ndihmë.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së
“Për këtë proces kemi siguruar 400 IT persona që do të ndihmojnë, prej të cilëve 320 i ka siguruar KSHZ-ja dhe 80 kompania e cila na ka furnizuar me teknologjinë e fingerprint.

Gjithashtu kemi organizuar edhe 2 call center me 90 persona, sepse vlerësojmë se një pjesë e madhe e problemeve mund të zgjidhen përmes telefonit. Por nëse ka nevojë, në çdo komision komunal do të ndihmojnë këta 400 IT inxhinierë në vendngjarje”.

Në raste të veçanta kur paraqiten probleme që nuk mund të mënjanohen as nga inxhinierët e informatikës, atëherë do të votohet sipas mënyrës tradicionale, identifikim me lambë dhe ngjyrosje e gishtit me sprej. Por kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski shpjegoi se ky variant vlen vetëm për raste ekstreme që nuk priten të jenë të shumtë në numër.

Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së
“Do të ndërmarrim të gjitha masat që të mos ndodh ndërprerje e votimit përmes teknologjisë fingerprint. Tani nëse eventualisht ndodh diku që të shkatërrohen pajisjet dhe të mos mund të vazhdojë përdorimi i tyre, në atë rast shkohet sipas formës tradicionale të votimit. Por të mos keqkuptohet se ky do të jetë rregull, ky është përjashtim në raste ekstreme”

KSHZ njoftoi se zgjedhjet e nesërme do t’i mbikëqyrin 1247 mbikëqyrës, prej të cilëve 870 vendas dhe 367 të huaj. Gjithashtu, për ndjekjen e zgjedhjeve janë akredituar edhe 10 gazetarë të huaj. Për dallim prej zgjedhjeve të kaluara, në këto zgjedhje ka vëzhgues edhe opozita shqiptare, e jo vetëm pushteti, që sipas ekspertëve, rrit edhe më shumë sigurinë se nuk do të ketë manipulime zgjedhore./ SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Kapen duke blerë vota, arrestohen katër persona në Shkup

Published

on

By

Kapen duke blerë vota, arrestohen katër persona në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në rajonin e Draçevës në Shkup, respektivisht në vendin e quajtur Axhevo janë vërejtur disa persona që kanë dhënë para në këmbim të votës, në prag të zgjedhjeve lokale, përcjell Alsat. Nga MPB thonë se personat në fjalë kanë shkelur nenin 162 nga Kodi Penal, respektivisht kanë kryer veprën penale “ryshfet në zgjedhje dhe votim”.

“Policia ka arrestuar katër persona, tek të cilët janë gjetur 121,000 denarë dhe 250 euro. Është njoftuar prokurori publik dhe pas marrjes së urdhrave nga gjykata janë kontrolluar shtëpitë e personave në fjalë, ndërkaq të arrestuarit janë mbajtur në stacion të policisë për procedura të mëtejshme”,shtojnë nga MPB.

Continue Reading

Aktuale