Shkupi
Shkupi kaloi fundjavën me 28 aksidente
Në rajonin e qytetit të Shkupit uikendin e kaluar kanë ndodhur 28 aksidente, prej të cilave në 14 ka persona të lënduar, ndërsa në 14 është shkaktuar dëm material. Sipas buletinit të SPB-së Shkup, gjithsej janë lënduar 19 persona, prej të cilëve katër më rëndë dhe 15 me lëndime të lehta.
Policia e komunikacionit ka sanksionuar 156 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe 37 shoferë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 76 shoferë të cilët kanë ngasur para se të marrin patentë shoferi dhe 11 shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 62 automjete të paregjistruara.
Janë dhënë edhe 131 dënime mandatuese për parkim të paligjshëm, ndërsa 95 automjete të cilat janë parkuar në mënyrë të paligjshme janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec”.
Në dritë të kuqe kanë kaluar 17 shoferë, pesë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një për parkim të paligjshëm dhe katër për arritje të shpejtë, ndërsa janë evidentuar edhe 26 shoferë të cilët kanë përdorur celular derisa ishin duke ngasur automjetin. Për mosshfrytëzim të helmetës janë sanksionuar 43 shoferë të motorit, mopedit dhe motoçikletës, si dhe nëntë shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë.
Shkupi
Nesër do të bëhet dezinsektimi i hapësirave të Shkupit

Qyteti i Shkupit ka njoftuar qytetarët se nesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezisenktimi i hapësirave të Shkupit, për çka ka alarmuar edhe qytetarët që merren me bletari, transmeton Portalb.mk.
“Njoftojmë qytetarët se me datë 29.04.2021 do të fillojë dezinsektimi me aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave”, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit.
Kjo është faza e parë e dezinsketimi, ndërsa në rast të kushteve jo të favorshme atmosferike, një proces i tillë mund të anulohet për nesër.
Shkupi
Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup me 27 dhe 28 prill

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se në datat 27 dhe 28.04.2022 (e mërkurë dhe e enjte), për shkak të vizitës zyrtare të vendit tonë nga ana e Presidentit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, N.E. Mustafa Shenton do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët qendrore të qytetit të Shkupit.
Për këto arsye, SPB Shkup apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’u binden urdhrave të dhëna nga punonjësit e uniformuar policor./KlanMacedonia/
Shkupi
Ndërron jetë në moshë të re Furkan Ameti nga Sfillara e Epërme-Saraj

Ka ndërruar jetë i riu nga fshati Sfillare e Epërme, Furkan Ameti.
Faqja e fshatit ka informuar për vdekjen e të riut, poashtu edhe familja e shokët ku kanë shprehur dhimbje për humbjen e Furkanit.
Ja postimi i plotë:
Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi😥😥😥
Ju informojmë se sot, në këtë ditë të Ramazanit, Allahu na sprovoj me vdekjen e vllaut tonë, FURKAN AMETI.
Allahu për hir të këtyre 10 ditëve të fundit e pranoftë në Rahmetin e Tij.
Varrimi bëhet SOT, me namazin e ikindisë, SFILLARE E EPËRME
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi