Lajme
KUVEND/ Shtyhet debati për regjistrimin e popullsisë
Komisioni Parlamentar për Çështjet Evropiane, në axhendën e të cilit është projet-ligji për Regjistrimi e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2020, ka ndërprerë seancën debatuese, njofton in7.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev kërkoi që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës, ndërsa kryetari i komisionit Artan Grubi nga BDI e ndërpreu seancën.
“Në kërkesën për largimin e kësaj pike nga rendi i ditës, Gjorçev ka thënë se ligji që po propozohet nuk është në përputhje me kriteret e Eurostat dhe KB. Regjistrim sipas këtij propozim ligji nuk do të zgjidhë problemet por do ti rritë, dhe nuk do të marim të dhëna relevante dhe të besueshme”, tha Gjorçev.
Jozyrtarisht në Kuvend po komentohet se ajo që në një farë mënyre u pranua për largimin e kësaj pike nga rendi i ditës, do të thotë se Qeveria dhe opozita ende po negociojnë për këtë çështje.
Në pyetjen nëse do të ketë regjistrim në vitin 2020, Gjorçev tha se me këtë Qeveri është shumë e vështirë.
Lajme
Rama publikon video: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në facebook ka publikuar një video tek sa shihet se qytetarët e Kosovës kalojnë kufirin pa u ndalur për kontrollë.
Gjithashtu ai ka publikuar një pjesë nga takimi i dy qeverive shqiptare më 20 qershor të muajit që lam pas.
Rama kishte theksuar se është e palejueshme që të ketë probleme të tilla si më herët, duke pritur për kontrollë.
“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezonë është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo viteve tjera dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë… Mund ta dijmë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik dhe në gusht, çka janë këtu disa lehtësira”, kishte thënë Rama në takimin e përbashkët me Qeverinë Kurti, transmetonEO.
Në videon e publikuar në facebook Rama ka shkruar : “Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Lajme
Sanksionohen 247 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 247 drejtues mjetesh.
Prej tyre, 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.
Në të njëjtën kohë, 106 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në qytet dhe 141 jashtë qytetit.
“Kontrollet e aksioneve të intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thotë MPB.
Bota
Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin që e vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një bastisje të bërë nga ana e forcave izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, bëri të ditur një zyrtar palestinez.
“Kemi rënë dakord që ta transferojmë plumbin për ekzaminim tek amerikanët”, tha të shtunën për Reuters prokurori i përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
Zyrtarët palestinezë, grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet, kanë arritur në një konkludim se gazetarja e Al Jazeera Abu Akleh, është vrarë nga ushtria izraelite.
Gjatë muajit të shkuar, zyra për të drejtat e njeriut në OKB tha se nga informatat e mbledhura, del se plumbi që e vrau Abu Akleh me 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.
Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se forcat izraelite ishin ata që e kanë vrarë gazetaren e lindur në Jerusalem.
Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës, plumbi me maje të gjelbër është i projektuar për të shpuar jelekët anti-plumb dhe përdoret në pushkët M4. Ky plumb u nxor nga koka e gazetares.
Plumbi u analizua duke përdorur modele 3D, dhe sipas ekspertëve, ishte i kalibrit 5.56mm – i njëjti kalibër që përdoret nga ushtria izraelite. Plumbi ishte projektuar dhe prodhuar në SHBA thanë ndër të tjera ekspertët.
Glenn Carle, një ish-zëvendës oficer i inteligjencës kombëtare për kërcënimet ndërkombëtare në CIA tha se rezultatet e hetimeve mund ta vendosin presidentin amerikan Joe Biden në një pozitë të vështirë.
-
Lajmet kryesore8 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota4 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë6 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme9 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi