Connect with us

Argëtim

Historia e rrallë vajzës së re italiane: Pse e lashë vendin tim për të jetuar në Shqipëri

Published

on

30-vjeçarja Ida Nastasi në Itali nuk arrinte të gjente një punë që nuk ishte e përkohshme, ndaj vendosi që të shkojë tek i fejuari i saj në Tiranë. Tani punon si edituese për një agjenci web marketing.

“Jugu në vendin tim është dëshpërues. Ndjej nostalgji për shtëpinë, më pas mendoj se ajo që gjeta këtu, atje nuk do të kishte qenë e mundur”, thotë ajo..

“Realiteti në Jug të Italisë është dëshpërues. E sapo diplomuar, mezi prisja që të futesha në botën e punës, kisha entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por edhe frikë. Sepse përveç punëve të rastësishme, nuk kisha pasur kurrë mundësinë të gjeja diçka definitive.”

Kështu, Ida Nastasi, 30-vjeçe, e rritur në provincën e Caserta, por me origjinë nga Torre del Greco, në 2017-n zgjodhi të shkonte tek i fejuari i saj, i cili kishte emigruar për punë në Shqipëri. Dhe atje qëndroi.

“I pari që u përball me situatën depresive të punës në Jug të Italisë ishte pikërisht ai. Në Tiranë, sot jetohet mirë“, thotë ajo duke buzëqeshur.

Herën e parë që u nis drejt Shqipërisë, Ida ishte e emocionuar.

“Po shkoja për të parë të fejuarin tim pas disa muajsh”, kujton ajo. Duhet të ishin pushime verore, përpara se të rikthehej në shtëpi në Shtator “më e ingranuar se kurrë”.

Por në fakt, Ida u rikthye vetëm për të marrë bagazhet dhe për t’u transferuar.

E thotë me bindje: u detyrua të linte vendin e saj. “Pasi u diplomova kisha nisur të kërkoja punë, por u përballa vetëm me kontrata me kohë të caktuar, stazh apo punë që nuk paguhen”.

Atëherë tentoi rrugën e shkollës: kandidohet për mësuese zëvendësuese të përkohshme në Veri të Italisë. Por asgjë. “Puna e mësueses është vërtetë e pasigurt dhe nëse nuk ke mbështetje ekonomike, është e vështirë. Isha shumë e demotivuar”.

Më pas i erdhi mundësia në Shqipëri. Ida sot punon në një agjenci web marketing, si editore dhe copywriter. “Në Tiranë jetohet mirë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e njeh italishten, e kanë mësuar në shkollë, ose janë rritur duke parë Rai dhe Mediaset”, tregon ajo. Kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhe ekonomike të dukshme për një italian.

“Duke nisur që nga çmimi i biletës së autobusit, apo taksisë e cigaret. Fakti që krahu i punës kushton shumë më pak, ndihmuar nga një çmim inferior i punës, përkthehet në çmime të përmbajtura kudo: që nga restorantet tek dentistët, e deri tek estetistja apo shitësit e frutave”. Edhe qiraja e banesave nuk është shqetësim ekonomik. “Gjenden shtëpi të pranueshme, të mobiluara dhe me çmime shumë të mira”.

Dita e Idës nis me një kafe. “Fatmirësisht në shumë lokale kafeja është shumë e mirë, mjafton ta specifikosh që e do të shkurtër”. Dhe pas 10 minutash në autobus është në zyrë. “Në kompjuter nis të shoh testet që më kanë nisur grupet e ndryshme të punës, konsulentët apo kolegët e mi. Korrigjoj përmbajtjen për krijimin e postimeve për mediat sociale dhe fushatat publicitare dhe më pas i dedikohem blogut të agjencisë për të cilin shkruaj çdo javë. Në të shkuarën kam bërë edhe kurse italishteje dhe komunikimi për konsulentët, duke dhënë vlerësimin për nivelin e gjuhës”, shpjegon ajo. Megjithatë, në disa raste, ndryshimet me Italinë janë të dukshme. “Shoh që ka shumë prapambetje në mënyrën e të menduarit”, tregon Ida. “Jam përshtatur me zakonet lokale me shumë durim, duke hequr dorë nga mendimi sesi jam në Itali, pyetje apo gjëra që këtu e kam të pamundur t’i bëj apo t’i gjej”.

Rikthimi në Itali? “Në vendin tim në këtë moment janë vetëm gjërat e dashura. E shoh me nostalgji dhe më mungon gjithçka që kam jetuar dhe kam dashur deri pak vite më parë. Kur mbushem me nostalgji, mendoj sesi jetoj tani, për pavarësinë time, pazaret që mund të bëj e vetme dhe e di shumë mirë që nuk do të kisha pasur mundësinë të kisha të njëjtat gjëra nëse do të rrija në qytetin tim. Gjithsesi do të isha detyruar që të transferohesha në Veri të Italisë”.

Ida shpjegon pozicionin e saj dhe atë të gjeneratës së saj, me plot qartësi. “Të futesh në botën e punës për të rinj si ne, 28, 29, 30 vjeç është gjithnjë e më e vështirë. Pastaj vijnë 20-vjeçarët që të lenë pas sepse presupozohet se në moshën 30-vjeçare i ke aftësitë dhe kompetencat. Në Itali ka shumë, ndoshta tepër gjëra që duhet të ndryshojnë”.

Si e imagjinon të ardhmen e saj? Shpreson të shkojë pranë familjes së saj dhe të gjejë një punë të qëndrueshme në Itali, me një rrogë dinjitoze që mund t’i lejojë të paguajë qiranë, faturat, e të bëjë pazar. “Ajo që konsiderohet rrogë e denjë, në Itali sot duket utopi”, e mbyll ajo.

 

BURIMI: tvklan

Continue Reading

Argëtim

Zhytësi gjen shpatën 900-vjeçare në brigjet e Izraelit

Published

on

Një zhytës amator që eksploron ujërat e cekëta në veri të Izraelit, ka gjetur një shpatë që mendohet se i përkiste një kalorësi 900 vjet më parë. Autoriteti Antik i Izraelit (IAA) tha se pasi të pastrohej dhe analizohej, do të vihej në shfaqje publike.

Shpata u zbulua nga Shlomi Katzin, në ujërat e cekëta pranë Haifa.

Kobi Sharvit, i cili drejton Njësinë Arkeologjike Detare të IAA -së, tha se vendi ku u gjet shpata, siguroi strehë gjatë shekujve për anijet gjatë stuhive. “Këto kushte kanë tërhequr anijet tregtare në shekuj, duke lënë pas gjetje të pasura arkeologjike”, tha ai.

“Shpata është e rëndë për shkak të gurëve që janë ngjitur në të, dhe gjithashtu sepse është një shpatë hekuri dhe shumë e madhe”, shtoi ai.

Continue Reading

Argëtim

Jahti 80 milionë dollarësh, me “vrimë gjigante” në mes

Published

on

By

Jahti 80 milionë dollarësh, me “vrimë gjigante” në mes

Deri tani, konceptet e jahteve luksoze kanë ofruar modele të jashtëzakonshme, në formë mjelme, apo peshkaqeni, por studio e dizajnit “Lazzarini” ka prezantuar së fundmi një prej projekteve më të veçanta të para ndonjëherë.

Kompania italiane, me seli në Romë, dëshiron të prodhojë një superjaht luksoz, 69-metra të gjatë, me një “vrimë gjigante” në mes. Koncepti, i quajtur “Forma”, parashikon që jahti të lëvizë vetëm me energji të pastër. Ai është konceptuar të jetë një superstrukturë me një siluetë tepër të veçantë.

Dizajni është sa i thjeshtë, aq madhështor. Në pjesën e sipërme, është menduar të vendoset një pishinë me dysheme prej xhami, që do t’i lejojë notarët të kenë një pamje magjike të pjesës së poshtme.

Vlera për prodhimin këtij jahti është parashikuar të jetë 69 milionë euro, ose 80 milionë dollarë. Ai do të lëvizë me një motor me hidrogjen, ndërsa mund të arrijë një shpejtësi prej 24 nyjesh detare, ose mbi 44 km/h. Në çati do të ketë të instaluar panele diellorë, për të karikuar të gjitha sistemet.

Nga momenti që një prodhues vendos të vërë në zbatim projektin, do të duhen 20 muaj për ta sjellë në jetë jahtin, sipas “Lazzarini”.

Continue Reading

Argëtim

Ndërton shtëpinë rrotulluese pasi Iodhet nga ankesat e gruas

Published

on

Shtëpia në Sërbac të BeH-së është projektuar dhe ndërtuar nga 72-vjeçari Vojin Kusiq. Me një fasadë të gjelbër dhe çati të kuqe metalike, ajo mund të bëjë një rreth të plotë për të kënaqur dëshirat e shumëllojshme të gruas së tij Lubica – ajo dëshiron të shohë shumëçka kur shikon nga dritaret e saj.

“Pasi arrita një moshë të shtyrë dhe pasi fëmijët e mi morën përsipër biznesin familjar, më në fund kisha kohë të mjaftueshme për t’i dhënë detyrë vetes që t’ia realizoja gruas sime dëshirën e saj” që të mundë të ndryshojë pozicionin e dhomave në shtëpinë e saj kur të dojë, tha Kusiqi, raporton AP.

Shumë vjet më parë, kur u martuan, Kusiqi kishte ndërtuar një shtëpi tjetër, të mjaftueshme për veten dhe gruan e tij, në të cilën ata rritën tre fëmijët e tyre. Në atë kohë, gruaja e tij donte që dhomat e tyre të gjumit të kishin pamje nga dielli dhe kështu bënë. Por kjo do të thoshte se dhoma e tyre e ndejës të kishte përballë rrugën. Pas një kohe, ai thotë se gruaja e tij u ankua se “nuk mund të shihte njerëzit që hynin në oborrin tonë të përparmë” dhe kështu Kusiqi u desh të rimodelonte gjithçka.

Continue Reading

Aktuale