Lajme
Gostivar, përplasje për kompetencat në arsim
Në komunën e Gostivarit, në disa shkolla sërish janë shkarkuar dhe emëruar drejtorët. Komuna e Gostivarit për këtë akuzon ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, duke theksuar se shkarkimi dhe emërimi i drejtorëve është politik.
“Ministri i Arsimit ka kthyer në detyrë dy drejtor në detyrë, në Sh.F Ismail Qemali dhe në shkollën fillore Forinë të fshatit Forinë, që janë zgjedhur në shpallje publike jo të rregullt. Pra shpallja e tyre është bë në dy gazeta ditore dhe jo në tre, siç e kërkon Ligji. Pra është me qëllim politik dhe pa pasur asnjë bazë, kryetari gjitha veprimet e veta i ka bë në bazë të Ligjit”- deklaroi Shkëlqim Veseli. Këshilltar për punë juridike Komuna e Gostivarit.
Kreu i Gostivarit Arben Taravari tha se ka paraqitur padi ndaj emërimeve dhe shkarkimeve të vazhdueshme, por se të njëjtat vazhdojnë të qëndrojnë nëpër sirtarët e prokurorive.
“Këto padi që do i përgatisin dhe që i kemi përgatitur plot të tjera më herrët, përfundojnë në sirtarët e ish funksionarëve të BDI-së që sot janë o gjykatës o prokuror. Pa rënë ky sistem në zgjedhjet e ardhshme, këto lëndë as që presim të procesuohen”- parlajmëroi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit
Nga ana tjetër, ministri Ademi ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se vendimet nuk janë të tij por janë vendim i Komisionit të shkallës dytë.
“Ne nuk kemi ndërmarr asnjë vendim pa vendos komisioni i shkalles se dyte. Gjithë drejtorët që kanë fituar lëndën e tyre të shkarkuar padrejtësisht nga Taravari dhe për të njëjtët jemi të detyruar dhe po ashtu edhe ai do ishte i detyruar sikur ti kishte kompetencat t`i kthente në vendin e punës”- sqaroi Arbër Ademi. Ministër i Arsimit.
Komunës së Gostivarit dy herë më radhë iu morën kompetencat në arsim, në fushën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme.
BURIMI: Alsat-M
Lajme
Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv
Lajme
“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.
Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.
“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/
Lajme
Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.
“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi