Connect with us

Kulturë

Fjalimi dhe historia rrënqethëse e Hemingwayt pas marrjes së çmimit Nobel

Published

on

Në tetor të vitit 1954, Ernest Hemingway u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi. Por, nuk e përjetoi këtë moment si çdo shkrimtar tjetër…
Hemingway së pari i tha shtypit se Carl Sandburg, Isak Dinesen dhe Bernard Berenson ishin shumë më të denjë për çmimin se ai, porse atij mund t’i hynin në punë paratë e çmimit.

Më pas, në depresion dhe në rikuperim e sipër nga dy aksidente të njëpasnjëshme ajrore, të cilave fatmirësisht u mbijetoi, vendosi të mos udhëtonte drejt Suedisë për të tërhequr çmimin. Duke zgjedhur që të mos bëhej pjesë e mbrëmjes së Nobelit në Stokholm, më 10 dhjetor 1954, i kërkoi John C. Cabotit, në atë kohë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Suedi, të lexonte fjalimin e tij të pranimit të çmimit. Fjalimi gjendet në biografinë e tij të botuar në vitin 1972, “Hemingway: Shkrimtari si artist”.

Fjalimi është si më poshtë:

“Duke mos e pasur të lehtë bërjen e fjalimeve dhe pa ndonjë aftësi të madhe në oratori apo dominimin e retorikës, dëshiroj t’i falënderoj administratorët për bujarinë e këtij çmimi.

Asnjë shkrimtar që i njeh shkrimtarët e mëdhenj, të cilët nuk e kanë marrë çmimin, nuk mund ta pranojnë atë në formë tjetër përveçse me përulje. Nuk ka nevojë t’i listoj këta shkrimtarë. Gjithkush këtu mund të bëjë listën e vet, sipas njohurisë dhe ndërgjegjes së tij.

Do të ishte e pamundur që unë t’i kërkoja ambasadorit të vendit tim të lexonte një fjalim në të cilin shkrimtari thotë gjithë çfarë ka në zemër. Gjërat mund të mos jenë menjëherë të dukshme në atë që një njeri shkruan dhe, në këtë mënyrë, ai ndonjëherë mund të jetë me fat; por përfundimisht ato janë mjaft të qarta dhe nga këto dhe shkalla e alkimisë që ai posedon, varet nëse do të zgjasë në kohë apo do të harrohet.

Të shkruarit, në rastin më të mirë është një jetë e vetmuar. Organizatat për shkrimtarët e lehtësojnë vetminë e shkrimtarit, por dyshoj nëse e përmirësojnë shkrimin e tij. Statura e tij si njeri publik rritet kur ai e shpërndan këtë vetmi dhe shpesh puna e tij përkeqësohet. Për këtë arsye, punon vetëm dhe nëse është një shkrimtar i mirë, ai duhet të përballet me përjetësinë, ose mungesën e saj, çdo ditë.

Për një shkrimtar të vërtetë, çdo libër duhet të jetë një fillim i ri ku ai përpiqet përsëri për diçka që është përtej asaj që mund të arrijë. Ai duhet gjithmonë të përpiqet për diçka që nuk është bërë kurrë, ose për të cilën të tjerët janë përpjekur dhe kanë dështuar. Pastaj, ndonjëherë, nëse është me shumë fat, do të ketë sukses.

Sa e thjeshtë do të ishte të bësh letërsi nëse do të duhej vetëm të shkruaje në një mënyrë tjetër atë që është shkruar mirë. Pikërisht për shkak se ne kemi pasur shkrimtarë kaq të mëdhenj në të kaluarën, shkrimtari është larguar nga e kaluara drejt një vendi ku askush nuk mund ta ndihmojë.

Fola gjatë si shkrimtar që jam. Një shkrimtar duhet të shkruajë atë që ka për të thënë dhe jo ta thotë me fjalë. Ju falënderoj sërish”.

BURIMI: TemA 

Continue Reading

Kulturë

Përgatitet ligji i ri për Kulturë, Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura (Video)

Published

on

By

Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura për projekt-versionin e Ligjit të ri për Kulturë, duke alarmuar se nuk janë të kyçur në grupet e punës, me cka sipas tyre, cënohen raportet e mira që me vite janë ndërtuar me Ministrinë e Kulturës, përcjell in7

“Përmes procesit jotransparent, që në thelb nuk dallon shumë nga ligji skandaloz I vitit 2014, sinqerisht dhe publikisht pyesim nëse diksuh me qëllim në atë Ministri dëshiron të cënojë raportet e partneriteit dhe nëse dikush përmes këtij propozim ligji përpiqet ta sabotojë dialogun social” – tha Vera Atanasovska, kryetare e Sindikatës për Kulturë të Republikës së Maqedonisë.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se Propozimligji për realizimin e interesit publik në kulturë, që është dorëzuar në Kuvend në Janar të vitit 2020, për shkak të vërejtjeve të shumta është tërhequr nga procedura e mëtejshme.

“Teksti është dërguar tek sindikatat me kërkesë që të japin mendime dhe vërejtje deri më 8 nëntor 2022. Në periudhën e ardhshme do të punohet në këtë projekt-version konform propozimeve, vërejtjeve dhe mendimeve të sindikatës. Periudha kohore nuk është e kufizuar dhe kur teksti të harmonizohet me sindikatat, do të nis procedura për debat të gjerë publik” – thonë nga ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës beson se sindikatat me pjesëmarrjen e tyre në përgatitjen e ligjit të ri për Kulturë, do të japin një kontribut cilësor për të rregulluar këtë sferë dhe do të kontribuojnë për një ligj të ri, bashkëkohor dhe evropian për kulturë./in7.tv/

Continue Reading

Kulturë

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Published

on

By

Akuzohet nga prindërit për sjellje agresive, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka arrestuar 43 vjeçarin nga Tetova, të cilin paraprakisht e denoncuan prindërit e tij për sjellje agresive ndaj tyre. Policia merret me zbardhjen e rastit.

“Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Continue Reading

Kulturë

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Published

on

By

Sërish raketa drejt centralit bërthamor në Ukrainë

Sulme të tjera me raketa janë raportuar mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, mes Rusinë dhe Ukrainën që akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësinë.

Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i Agjencisë Bërthamore, Rafael Grossi paralajmëruar kjo është diçka e rëndë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu ngjarja mund të çojë në një katastrofë të rëndë.

Kina dhe SHBA kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen urgjentisht të vizitojnë centralin, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën deri më tani nuk janë pranuar.

Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij, por përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk është një opsion, pasi ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj provokimeve dhe sulmeve terroriste.

Continue Reading

Aktuale