Lajme
Vetëm me reforma në arsim do të ruhet fuqia punëtore
Ulja e popullatës së aftë për punë në kushte të lëvizjeve të pavolitshme demografike dhe të migrimit paraqet rrezik për Maqedoninë, por edhe për vendet e rajonit. E gjithë kjo shfaqë nevojën për ndërmarrje të më shumë masave për rritje të shkallë së popullatës aktive, zgjatjes së jetës së popullsisë, rritjes së kualifikimit të fuqisë punëtore, si dhe nxitjes së inovacioneve dhe automatizimit. Vendet e Evropës së Mesme, Lindore dhe Juglindore gjatë 30 viteve të ardhshme do të mund të ballafaqohen me reduktimin e fuqisë punëtore, paralajmëroi zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Xhang, i cili përveç masës për rritjen e numrit të punëtorëve dhe produktivitetit, theksoi edhe përparësinë në zhvillimin teknologjik.
Në hulumtimin e ri të FMN-së janë shfaqur të dhënat, që tregojnë se popullata në këto vende për shkak të plakjes dhe migrimit deri në vitin 2050 do të ballafaqohet me rënie edhe atë prej 12 për qind. Nga ana tjetër, ulja e numrit të fuqisë punëtore në tri dekadat e ardhshme do të mund të jetë edhe më e madhe dhe të arrijë 25 për qind. Xhang thekson se kjo do të thotë që popullata e aftë për punë do të përmbajë dyfish më shumë të moshuar sesa tani.
“Këto sfida demografike do të mund të ngadalësojnë ndjeshëm zhvillimin në këto vende. Ulja e ofertës së fuqisë punëtore dhe produktiviteti më i ulët i punëtorëve më të moshuar, së bashku me presionin më të madh ndaj financave publike do të mund të kushtojë rreth një për qind të BPV në vit”, paralajmëroi Xhang.
Ai thotë se vendet e rajonit ballafaqohen me sfida demografike gjatë fazës së mëhershme të zhvillimit në krahasim me vendet e pasura të perëndimit, dhe prandaj është e mundshme që të bëhen të vjetra para se të jenë të pasura.
“Njëra prej zgjidhjeve për lehtësimin e këtyre presioneve është rritja e numrit të produktivitetit të fuqisë punëtore. Përkeqësimi i tendencave demografike është nën dëkimin e largimit të të rinjve dhe të arsimuarve, ndërsa prej vitit 1995 deri në vitin 2017, me përjashtim të Rusisë dhe Turqisë, rajoni ka humbur rreth shtatë për qind të fuqisë punëtore”, shpjegon Xhang.
Sipas tij, krahas masave për ndërprerje të migrimit, si dhe kthimit të atyre që janë larguar, Xhang thekson se disa vende që kanë mundur të ulin mungesën e fuqisë punëtore, kanë vendosur të importojnë punëtorë të huaj, duke theksuar se migrimi është zgjedhje politike që i vë më shumë barrë disa politikave tjera. Angel Dimitrov, kryetari i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, thotë se ulja e popullatës së aftë për punë në vendin tonë, si rezultat i shpërnguljes së të rinjve në vendet e zhvilluara, është çështja më e rëndësishme në të cilën duhet të përfshihen të gjitha potencialet tona: politike, shkencore, joqeveritare dhe të gjitha të tjerat, që ia mendojnë të mirën këtij vendi.
“Analiza e FMN tregon tërë atë që ne vazhdimisht e potencojmë, se duhet të rriten produktiviteti dhe numri i punëtorëve, si dhe të ndalohen migrimet dhe largimi i kuadrove, por është e qartë se vendi ynë ose nuk ka guxim politik ose ka mungesë të njohurive dhe resurseve njerëzore”, konsideron Dimitrov.
Ai shton se problemi i parë me uljen e fuqisë punëtore do të ndihet tek lidhja mes punëtorëve dhe pensionistëve.
“Mundësia që nga buxheti të merren pagesat e pensioneve, së shpejti do të bëhet e pamundur, sepse ndarja e një shume të madhe të mjeteve për pensione në vend se të ndahen për zhvillim, vetëm se do të zmadhojë problemin në të ardhmen. Problemi i dytë është se numri i ulët i punëtorëve do të ngadalësojë edhe ashtu rritjen modeste ekonomike dhe FMN parasheh që në vitin 2050 në vend se të arrijmë 74 për qind të mesatares në Evropë, ne mezi do të arrijmë 60 për qind për shkak të lëvizjeve të këtilla demografike”, thekson Dimitrov. Sipas tij, njëra prej konstatimeve kryesore është se Maqedonia do të ballafaqohet me plakjen e popullatës në një shkallë më të ulët të zhvillimit sesa vendet e zhvilluara.
“Këtë duhet ta kemi në parasysh vazhdimisht kur propozojmë disa politika ekonomike dhe kur thjeshtë kopjojmë politikat e ndonjë vendi të zhvilluar, duke harruar se struktura jonë ekonomike dhe niveli i zhvillimit ekonomik ata e kanë patur para njëqind viteve. Zgjidhjen e për importim të fuqisë punëtore nuk duhet ad hok ta hedhim, edhe pse edhe për një politikë të këtillë do të kishim problem, sepse dëshira e emigrantëve ekonomik është që të jetojnë dhe punojnë në shtete më të zhvilluara se e jona”, thotë Dimitrov.
Ai shtoi se FMN thekson zhvillimin teknologjik si një prej zgjidhjeve të problemit, por thotë se me këtë nivel të arsimit, me vlerat e vazhdueshme sipërmarrëse dhe me potenciale shumë modeste financiare të kompanive, nuk mund të flitet për një gjë të tillë.
“Pavarësisht ikjes së shumë të rinjve dhe kuadrove të arsimuara jashtë vendit, reformat në arsim mbeten prioriteti i parë. Pa persona me arsim sipëror me shkallë të mjaftueshme të njohurive, nuk është i mundshëm asnjë zhvillim teknologjik, që do të kishte mundur pozitivisht të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Sfera e dytë, e cila gjithashtu është shumë e rëndësishme, është sundimi i ligjit, stabiliteti politik, administrata e vogël dhe profesionale, ulja e shpenzimeve joproduktive i buxhetit dhe problemet tjera, të cilat vazhdimisht na e përsërisin, ndërsa ne bëhemi sikur nuk i kuptojmë”, shpjegon Dimitrov.
BURIMI:KOHA
Lajme
Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24
“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri
Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03
Lajme
Taravari: Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Taravari ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Urimi i plotë:
“Uroj që të gjithë të kemi agjërim të lehtë! Qoftë muaji i Ramazanit koha që secili nga ne të afrohet sa më shumë me Zotin, e kështu qoftë edhe në muajt e vitet në vazhdim!”
https://www.facebook.com/100044411046937/posts/pfbid0F7m5CGPbsAqdv9j3s1bmUGBjeGkhByFVhtkQHF4DCb3xXmPJdxLDyvJovvkPSdkFl/?mibextid=cr9u03
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare