Connect with us

Bota

U lanë në makinë për 8 orë, vdesin foshnjat binjake

Published

on

Dy fëmijë 1 vjeçar kanë gjetur vdekjen këtë të premte, pasi u lanë në një makinë për tetë orë në Nju Jork.

Policia e New York-ut në një njoftim për shtyp tha se djali, Phoenix Rodriguez dhe vajza, Mariza Rodriguez nga Rockland County u gjetën të pavetëdijshëm dhe nuk reaguan, kur ndodheshin në sendiljen e pasme të një makine Honda, në Bronks. Menjëherë ata u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Për vdekjen e fëmijëve akuzohet babai 39-vjeçar i fëmijëve, Juan Rodriguez, është nën akuzën e dy vrasjeve.

Raportohet se ndërsa binjakët ishin në makinë, babai ishte në punë në një spital.

Temperaturat e së premtes në këtë zonë arritën një ndër nivelet më të larta, që janë arritur në mes të viteve 80, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Continue Reading

Bota

Pas grusht shtetit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Sudan!

Published

on

Kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, njoftoi shpërbërjen e këshillit dhe qeverisë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Duke folur në televizionin shtetëror, al-Burhan njoftoi se zgjedhjet do të mbahen në 2023, ashtu siç është planifikuar më parë.

Të hënën herët në mëngjes një grup zyrtarësh ushtarakë sudanezë arrestuan Kryeministrin Abdullah Hamduk dhe liderët e partive që janë partnere të qeverisë së koalicionit.

Pas arrestimit të udhëheqësve të koalicionit qeverisës në disa lagje të kryeqytetit Hartum shpërthyen protestat. Demonstruesit dogjën goma dhe bllokuan rrugët.

Ministria sudaneze e Informacionit njoftoi se disa nga anëtarët e Këshillit të Sovranitetit dhe disa ministra të qeverisë kalimtare ishin arrestuar nga forcat ushtarake.

Ministria e Informacionit bëri me dije gjithashtu se forcat ushtarake bastisën qendrën e radios dhe televizionit që ndodhet në lagjen Umdurman të kryeqytetit Hartum dhe arrestuan shumë punonjës.

“Forcat ushtarake bastisën selinë e radiotelevizionit në Umdurman dhe arrestuan shumë punonjës”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë.

Sipas të njëjtës deklaratë, kryeministri sudanez Abdullah Hamduk, i cili mbahet në arrest shtëpie, i bëri thirrje popullit të dalë në rrugë për të mbrojtur revolucionin e tyre në mënyrë paqësore.

Nga ana tjetër, pritet që kryetari i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan të bëjë një deklaratë për zhvillimet e fundit.

Partitë politike sudaneze bënë thirrje për mosbindje civile pas përpjekjes për grusht shteti, ndërsa Unioni Sudanez i Dhomave Profesionale u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë.

Pas mobilizimit ushtarak në vend ka ndërprerje të internetit dhe telefonit.

Continue Reading

Bota

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Published

on

By

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Në këtë shtet gjendja është bërë alarmante veçanërisht pasi talebanët kanë marrë kontrollin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që i japin shtytje ekonomisë së brishtë në Afganistan janë ndaluar, ndërsa bota po debaton se si të merret me regjimin tabelan, raporton BBC.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të rëndë, se miliona do të vdesin në Afganistan nëse ndihmat nuk arrijnë në vend.

Një familje në Afganistan për BBC ka treguar se si është dashur ta shesë foshnjën për shkak të varfërisë ekstreme. Pasi po vdesin nga mungesa e ushqimit.

“Fëmijët e tjerë po vdesin nga uria, kështu që u desh ta shisnim vajzën. Si të mos jem e trishtuar? Është vajza ime. Uroj të mos isha e detyruar të bëja këtë”, ka thënë nëna e vajzës.

Ndërkohë babai i saj ka thënë se nuk po kanë fare ushqim dhe se është i detyruar ta bënte.
Personi që bleu vajzën i ka paguar atij më tepër se gjysmën e 500 dollarëve. Vajza do të qëndrojë te familja derisa të jetë në gjendje të ecë. Personi që e bleu i ka thënë familjes se vajza e vogël kur të rritet do të martohet me një nga fëmijët e tij.

Gazetarja e BBC-së ka treguar se si ka parë edhe raste tjera në Afganistan ku varfëria ka detyruar familjet që t’i shesin fëmijët. Madje ajo ka treguar se një person i është afruar asaj dhe e ka pyetur nëse dëshiron ta blejë një fëmijë.

Video

Continue Reading

Bota

OKB: Miliona afganë i kërcënon uria

Published

on

By

OKB: Miliona afganë i kërcënon uria

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së. Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 22.8 milionë njerëz, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja, tha organizata.

Talibanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taliban.

Ekonomia e këtij vendi ka qenë e brishtë, por marrja nën kontroll e talibanëve e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat.

Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime. Kriza e ushqimit në Afganistan është komplikuar nga mungesa e ujit dhe një thatësirë e madhe.

Continue Reading

Aktuale