Connect with us

Sport

Rivaldo zbulon arsyen pse Messi po injoron Griezmann-in

Published

on

Rivaldo ka folur për situatën në klubin “blaugrana” pas blerjes së Antoine Griezmann.

Në një intervistë ai ka komentuar zërat e fundit që flasin për probleme mes francezit dhe Leo Messit.

“Messi do ti japë mirëseardhje Griezmann-it në momentin e duhur. Është normale që nuk i ka shkruar akoma ose që nuk e ka marrë akoma në telefon, edhe pse është kapiteni. Është me pushime dhe ka dëshirë që të izolohet pak nga futbollit. Kur të kthehet, do të jetë ai i përhershmi. Nuk do të ketë asnjë problem”, tha Rivaldo.

Continue Reading

Sport

Mbape i ka thënë ‘po’ Real Madridit, mungon vetëm firma

Published

on

Gazeta Si – Spanjollja ‘Marca’ zbulon prapaskenat e transferimit të Kilian Mbape te Reali. Ajo shkruan se sulmuesi ka takuar javën e kaluar drejtuesit madrilenë dhe ka pranuar ofertën e tyre.

Përfaqësues të lojtarit dhe drejtues të klubit madrilen kanë plotësuar akordin përfundimtar, tani mungon vetëm firma zyrtare në kontratë.

Megjithatë, kërkohet qetësi nga Reali, përderisa ende nuk është hedhur e zeza mbi të bardhë. Klubi spanjoll nuk nxitohet aspak, sipas “Markës’, edhe për faktin se gjatë tratativave të gjata ka pasur interferenca të ndryshme.

Klubi i PSG-së ka vendosur në tavolinë oferta faraonike për rinovimin me Kilian Mbape. Madje, ka ndërhyrë edhe politika në këtë çështje. Të gjithë kanë bërë presion që Mbape të qëndrojë, por duket se nuk ia kanë arritur qëllimit.

Dëshira e sulmuesit ka qenë që në fillim të veshë fanellën e “Los Blancos”. Francezi deshi që kjo lëvizje të bëhej që vitin e kaluar, por nuk u bë e mundur. Tani ka ardhur momentin për ta parë një nga lojtarët më të mirë në qarkullim si madrilen.

Taktika e presidenti Florentino Perez ka qenë e thjeshtë. Nuk ka dashur asnjëherë ta zyrtarizojë transferimin, por me anë të njerzëve të besuar ka qëndruar shumë pranë asit francez.

Çdo gjë ka shkuar sipas planeve. Të hënën e kaluar, gjatë vizitës së Mbape në Madrid, u bë takimi me drejtuesin e Realit Jose Angel Sançez dhe stafin e tij. Sulmuesi ka thënë “po”, edhe pse për njoftimin zyrtar duhet pritur.

Duhet edhe pak kujdes, në mënyrë që lojtari të mbyllë detyrimet kontraktuale me PSG-në. Në Spanjë shtohen zërat për njoftimin zyrtar, që ka mundësi të vijë para finales së Ligës së Kampionëve. Për të karikuar edhe më shumë ambientin.

Pas kalimit të Haland te Mançester Siti, e ka radhën kalimi i francezit te Reali.

Continue Reading

Sport

Vetëm nga një pikë për Real Madridin, Barcelonën dhe Atleticon

Published

on

Real Madridi i ka ndarë pikët me Cadizin në kuadër të javës së 37-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me anë të Mariano Diazit, që u asisitua prej Rodrygos,.

Por, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 falë golit të Ruben Sobrino (37’), duke shkuar në pushimin mes pjesë të barabart.

Në 45 minutat e dytë, Vallecano mund të kishte fituar tre pikë, nëse Alvaro Negredo mos të dështonte nga penalltia në minutën e 61-të.

Me barazim kaloi edhe ndeshja në mes të Barcelonës dhe Getafes, por që nuk pati gola.

Katalunasit ia dolën të dominon ndeshjen, mirëpo jo edhe të shënonin gol, duke u ndarë të kënaqur me një pikë.

Me rezultatin 1-1 përfundoi edhe derbi mes Atletico Madridit dhe Sevillës, duke bërë që po ashtu skuadrat t’i ndanin pikët.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Los Cholchoneros që shënuan me anë të Jose Gimenez, me një asistim të Yannick Carrascos.

Ndërsa, për Sevillën realizoi En Nesyri në minutën e 85-të, me Torres që ishte asistuesi.

Pas javës së 37-të, Real Madridi tashmë i shpallur kampion ka 85 pikë, Barcelona me 73 sosh dhe Atletico Madridi me 68. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Atletico Madrid dhe Suarez shtrëngojnë duart!

Published

on

Atletico Madrid dhe Luis Suarez tashmë në fund të sezonit do të shtrëngojnë duar mes tyre, pasi palët nuk do të vazhdojnë me rinovimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa thuhej se ish-sulmuesi i Barcelonës do të luajë ndeshjen e fundit në “Wanda Metropolitano”.

Të njëjtin fat do të ketë edhe lojtari meksikan, Hector Herrera, teksa të dy lojtarët do të përshëndeten me tifozët e Atleticos.

Continue Reading

Aktuale