Connect with us

Lajme

Inspektori i arsimit Ilievski e ka paraqitur në BE rastin me funksionerët e BDI-së

Published

on

Inspektori i arsimit Gjorgji Ilievski, i cili për shkak të zbulimit të mangësive ligjore në marrjen e titujve në USHT për zyrtarët e BDI-së i është dhënë një procedurë disiplinore dhe është degraduar, e ka raportuar rastin në departamentin e Arsimit në zyrën e BE-së, njofton Portalb.mk.

“Ata janë përgjegjës për arsimin, për ato lëvizje skandaloze që ndodhin në vendin tonë për këta zyrtarë publik, për promovimin që kanë marrë padrejtësisht, e cila nuk është praktikë evropiane, tha Ilievski për Telma.

Ilievski, i cili është inspektor i arsimit të lartë dhe shef i departamentit për mbikëqyrjen e inspektimit në arsimin e lartë, institutet shkencore, mësimdhënësit dhe konviktet studentore do t’i caktohet një punë më e ulët, do të thotë është degraduar, sipas vendimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Tome Spirovski. Një masë e tillë është propozuar nga komisioni disiplinor, sepse Ilievski ka bërë një shkelje, lajmëroi disa ditë më parë “Факултети.мк”, megjithëse Ilievski ende nuk e ka marrë këtë vendim zyrtarisht.

Ai gjithashtu njoftoi për kundërvajtje kundër Universitetit të Tetovës dhe rektorin për mosrespektimin e vendimeve të tij për shfuqizimin e titujve të lartë të fituar nga tre zyrtarë të BDI-së dhe mos njoftimin e përfaqësuesve të Universitetit si në marrëveshjen e planifikuar.

Ilievski gjatë kontrollit të Fakultetit të Drejtësisë në USHT zbuloi se u promovuan në mënyrë të parregullt tre zyrtarë shtetërorë – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe Drejtori i Zyrës Shtetërore të Pronësisë Industriale, Safet Emruli.

Ilievski i ka raportuar kërcënimet ndaj tij në Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

“Është çështje e revanshizmit të dukshëm në sytë e të gjithë publikut, pasi Gjorgi Ilievski që nga momenti kur ai vendosi lëshimet ligjore, e publikoi atë në publik dhe erdhi duke na raportuar për situatën. Kemi pasur të gjithë dokumentacionin nga i cili mund të përcaktohet se ajo që ka vendosur si një lëshim ligjor është e vërtetë”, thotë presidenti i HC Uranija Pirovska./Portalb/

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale