Connect with us

Kosovë

Fatmir Sejdiu, kandidat për Kryetar të LDK-së

Published

on

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, duket se do të jetë kandidat serioz për të qenë sërish në krye të partisë, shkruan Gazeta Blic.Teksa kanë mbetur edhe një javë nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, Sejdiu ka lënë shumë të hapur mundësinë që të futet në garë për të qenë kryetar i saj.Në një intervistë në RTK, Sejdiu ka thënë se ai ka dhënë gatishmërinë e tij për të qenë kryetar dhe asnjëherë nuk largohet nga ajo.
Ish-presidenti i Kosovës, po ashtu ka shtuar se ai ka çka t’i jep LDK-së por edhe Kosovës.

“Unë kam shpreh gatishmërinë time dhe asnjëherë nuk largohem nga ajo. Mendoj që unë ende mund të jap shumë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për Kosovën”, ka thënë Sejdiu.

Continue Reading

Kosovë

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Published

on

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Kosovë

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje (Video)

Published

on

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Detaje më të zgjeruara nga gazetari Besnik Tahiri.

Continue Reading

Aktuale