Connect with us

Lajme

Çka parashihet në projekt-ligjin për prokurorinë dhe çfarë kërkon VMRO-DPMNE-ja

Published

on

Projektligji për Prokurorinë Publike, që Qeveria tashmë e ka dërguar për miratim në Kuvend, si ligj me flamur evropian dhe që duhet të miratohet procedurë të shkurtuar, ka 111 nene. Ky ligj parashikon shkrirjen e PSP_së, në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën emrin: Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Lartë, shkruan in7.

Neni 106

(1) Nga dita që hyn në fuqi ky ligj, Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale që janë ndërlidhura dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paautorizuara të komunikimeve dhe Prokurorisë Publike për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit bashkohen në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

(2) Nga dita që hyn në fuqi ky ligj, kompetencat e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale përkatëse dhe që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimit të paautorizuar të komunikimeve dhe kompetencat e Prokurorisë Publik për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit kalojnë në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit të lartë, kurse procedurat e iniciuara do të vazhdojë t’i udhëheq Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit të lartë në fazën ku janë marrë.

Projekt-ligji i Qeverisë përcakton se kreu në detyrë i Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të vazhdojë të kryejë funksionin e tij si prokuror publik i prokurorisë së re të quajtur Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e Lartë deri në përfundimin e mandatit të tij . Kjo do të thotë që kreu i zyrës së re të prokurorisë do të jetë Vilma Ruskoska, e zgjedhur nga Këshilli Prokurorëvenë vitin 2018.
Sipas projekt-ligjit, pa pëlqimin e kreut të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e Lartë, Prokurori Publik nuk mund të ndjekë penalisht veprat për të cilat kjo prokurori punon ose janë nën juridiksionin e saj.

“(3) Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut pa pëlqimin e prokurorit publik të Prokurorisë Publike për Ndjekjen të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë nuk mund të ndërmarrë ndjekje penale ose kryerjen e çështjeve të caktuara për të cilat është përgjegjëse Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë ose të autorizojë një prokuror publik për të kryer procedurat në një rast individual ose për të kryer detyra të caktuara që janë në kompetencë të Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë, përveç nëse nën mbikëqyrje nga neni 28, paragrafi (3) të këtij ligji konstatohet se prokuroria nuk kryen funksionin në pajtim me afatet e përcaktuara në Ligjin për procedurë penale.”, thuhet në nenin 29, paragrafi (3), i Projekt-ligjit për Prokurorinë Publike.

PROJEKT-LIGJI I QEVERISË VAZHDON JETËN E ” BOMBAVE”

Sipas propozimit, të gjithë prokurorët e PSP-së dhe Prokuroria e tanishme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion do të kalojnë në Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e Lartë deri në fund të mandatit të tyre. Prokurorët e PSP-së kanë mandat deri në vitin 2020, dhe përveç tyre në prokurorinë e re, transferohen të gjithë arkivat, pasuritë materiale dhe pajisjet e përdorura nga PSP-ja. Prokuroria e përbashkët duhet të vazhdojë të ndjekë penalisht krimet që lidhen ose që dalin nga të ashtuquajturat “bomba” për periudhën nga viti 2008-2015. Pas përfundimit të mandatit të Prokurores Speciale Publike, Katica Janeva, neni 68 i projek-tligjit parashikon që ajo të bëhet prokurore në prokurorinë republikane.

“(4) Prokurori Publik i Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë që nuk do të rizgjidhet, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cakton për prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, thuhet në nenin 68, paragrafi (4) i Projekt-ligjit për Prokurorinë Publike.

ÇFARË KËRKON VMRO-DPMNE

Ndërkohë, udhëheqësi i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, kërkon që prokurorët e PSP-së të hetohen për përfshirjen e tyre të mundshme në rastin “Zhvatja” dhe më pas të aplikojnë për punë në prokurorinë e re. Ai gjithashtu ka reagoar ndaj dispozitës me të cilën Katica Janeva do të promovohet në Prokurorinë Publike të Republikës. Sipas Mickoski, Prokurori Publik i Republikës Ljubomir Joveski duhet të marrë përsipër të gjitha rastet e hapura deri më 30.7.2017 dhe t’i ndajë ata për trajtim të mëtejshëm në varësi të fazës në të cilën ata janë. Mickoski nuk dëshiron që të gjitha burimet njerëzore dhe materiale të PSP-së të kalojnë në prokurorinë e re, duke akuzuar për nepotizmin në PSP.

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se këtë fundjavë do të shqyrtojë propozimin e Miskoskit. Fati i PSP-së konsiderohet të jetë pyetja e fundit e hapur përpara se vendet anëtare të BE në tetor të vendosin për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Nëse pajtohen partitë politike, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se ligji mund të miratohet në fillim të muajit shtator./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

BESA-ASH marshojnë në Tetovë. Bilall Kasami dhe Vullnet Murseli, përshëndesin dhe dëgjojnë kërkesat e tetovarëve

Published

on

Marshi i koalicionit BESA-ASH, për komunën e Tetovës, ka filluar ditën e sotme nga “Pazari i Grave”, i prirur nga kandidati dhe lideri i saj Bilall Kasami, ish-kandidati i ASH-AAA, Vullnet Murseli dhe nga përfaqësues, aktivistë dhe aktiviste nga të dy partitë.

Të dy prirësit e koalicionit BESA-ASH, i kanë përshëndetur dhe dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Tetovës. /TetovaExpres/

Continue Reading

Lajme

Rrethi i dytë i zgjedhjeve vendore, KSHZ me plan të ri për të siguruar proces të pandërprerë

Published

on

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në përgjithësi kaloi me sukses, por me ndërprerje të caktuara dhe vonesë të fillimit të votimit për shkak të problemeve me pajisjet biometrike. U krijuan kolona të gjata dhe pritje në kushte pandemie, sepse aparatet nuk i njihnin të dhënat e votuesve. 90% e problemeve u paraqitën për shkak se anëtarët e komisioneve nuk dinin të punojnë me terminalet, thotë Dashtevski.

“Votimi nuk filloi me kohë sepse kishte probleme me pajisjet. Votimi filloi në 8 e 17 minuta. Pastaj morëm udhëzime që votimi të vazhdojë sipas metodës së vjetër derisa të rregullohet aparati. Pajisjet filluan të funksionojnë në orën 10 kur votimi vazhdoi sipas mënyrës së re”.
TV21: Pse nuk funksiononte? Ku qëndronte problemi?
“Problemi ishte te printeri”.
TV21: Nuk kishit një tjetër për ta zëvendësuar?
“Ne e kontaktuam Komisionin Komunal Zgjedhor dhe ata ndërmorën gjithçka që ishte e nevojshme”, tha Jovan Jonovski – kryetar i Këshillit Zgjedhor.

Por, çka do të ndërmarrë KSHZ-ja në rrethin e dytë që procesi votues të zhvillohet pa pengesë? Përgjigjet i kërkuam nga kryetari, Aleksandar Dashtevski, i cili paralajmëroi plan të ri veprimi për votim me gjurmë gishtash. 400 teknikë do të kujdesen që të mos paraqiten probleme teknike.

“Këto pajisje rezerve që ishin në Komisionin Komunal Zgjedhor tani do të jenë bashkë me personin teknik i cili do të jetë në vendngjarje që t’u ndihmojë këshillave komunalë. Në qoftë se nuk funksionon, menjëherë do të zëvendësohet me aparat tjetër. Personi do të jetë aty gjatë gjithë ditës që t’u ndihmojë në qoftë se diçka bllokon”, potencoi Aleksandar Dashtevski – kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Ai i shpjegon edhe çështjet që ishin të paqarta në raundin e parë, e të cilat merrnin 10-15 minuta nga votimi.

“Dy herë me gishtin e djathtë tregues, dy herë me gishtin e majtë dhe nëse nuk bëhet do të lihet letërnjoftimi ose pasaporta në MRZ skanerin dhe votuesi menjëherë do të identifikohet. Ose me numrin amë, sepse personi 100% figuron në aparat, pasi është futur në Listën e Zgjedhësve, por duhet gjetur mënyrë adekuate që të identifikohet. Në qoftë se nuk identifikohet me gjurmën e gishtave, do të identifikohet me letërnjoftim”, shtoi Dashtevski.

Sot, deri te komisionet komunale zgjedhore është shpërndarë edhe materiali votues nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir. Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se edhe të shtunën, edhe të dielën, shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të votohet në raundin e dytë, me qëllim që qytetarët të mund t’i marrin letërnjoftimet e tyre.

Continue Reading

Lajme

“Qan si kalama”: Shtypi grek, me tërbim ndaj kryediplomatit turk pas talljes ndaj Dendias-it

Published

on

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grek qan dhe sillët si fëmijë para aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Kathimerini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij.

“Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale